Kombin shqiptar e ka formuar vetëdija e lartë dhe vepra kombëtare e heroike e Skënderbeut, jo hedhurinat e “kombit kosovar”!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
Kombi shqiptar është më i lashti në Evropë (XIV), nuk është vetëm fenomen i shek. XIX dhe XX, ashtu siç thotë historia e falsifikuar evropiane mbi formimin e kombit shqiptar (XIX), sepse origjina e tij zë fill që në epokën e mesjetës, kur “Shqipëria ishte qendra e botës për shkak të pozitës gjeografike dhe të asaj gjeopolitike”, të kushtëzuar dhe e imponuar nga zhvillimi i ngjarjeve të bujshme historike dhe politike të kohës së mesjetës antike.
Në favorin e këtij kosntatimi, ja se ç’shkruan historiani I njohur shqiptar, Pëllumb Xhuxfi: “ Ne duhet të jemi krenarë për historinë e Mesjetës. Se bëjmë diferencën me vendet fqinje. Shqipëria ka një histori mesjete jashtëzakonisht intensive dhe që është e dëshmuar me dokumente si asnjë popull tjetër. As grekët nuk e kanë mesjetën siç e kemi ne.
As serbët e lëre më bullgarët, etj. Ata kishin mbretëri, por mos harroni që ne kemi qenë qendër e botës, jo për meritën tonë por ishte vendosja gjeopolitike e Shqipërisë në atë kohë. Duke pasur afërsinë me kontinentin evropian, me Evropën Perëndimore, me Italinë që ishte pararojë e perëndimit që shihte nga Bizanti, dhe duke pasur atë distancën e shkurtër të lidhjes 7 kilometërshin e famshëm të Kanalit të Otrantos dhe rrugën “Egnatia”, që ishte autostrada e botës së njohur të asaj kohe. Atëherë bota e njohur ishte Evropa…. Ne kemi pasur një Mesjetë të ndritur, nuk është e errët. Ka arkiva pafund, në Venecia, në Vatikan, në Ragusë, në Kotorr që është këtu afër nesh, në Napoli, pafund dokumente që ngelën për t’u shfrytëzuar. Flasim për shekullin e 14. Ne kemi pasur statute të një niveli të lartë… Qytetet tona kryesore, Shkodra, Drishti, Tivari, Ulqini, Durrësi, kanë qenë qytete me statute. Statute ishin kushtetuta të qyteteve shtete. Që funksionon si korpus të veçantë. Ato janë dokumente të mrekullueshme, të japin panoramën e një jete qytetare të rregulluar deri në detaje më të vogla”, konkludon historiani ynë Prof.Dr. Pëllumb Xhufi nga Tirana. (Burimi: https://www.gazetatema.net/kulture/shqiperia-qendra-e-botes-ne-mesjete-flet-historiani-pellumb-xhufi-i379711 ).
Me Skënderbeun fillon epoka e lindjes së “kombit shqiptar”
-Derisa shkenca historike, politike dhe diplomatike evropiane Skënderbeun e njeh si HEROIN LEGJENDAR TË KOMBIT SHQIPTAR, atëherë është absurde, gabim dhe e pajustifikiueshme të shkruhet dhe të thuhet se KOMBI SHQIPTAR daton vetëm nga shekulli XX, viti 1913, kur fuqitë e mëdha të Evropës me Eduard Grein në krye e njohën “Shqipërinë londineze” (50%). Me këtë rast, për hir të interesave heterogjene të tyre imperialiste, hegjemoniste dhe kolonialiste, fuqitë e mëdha evropiane “ e bënë kurban” gjysmën e kombit shqiptar dhe të territorit autokton të Shqipërisë Etnike.
Pavarësisht nga kopallat, nga vulgarizmat, nga sofizmat, nga nevoja për të kompremetuar dhe shpërfytyruar jo vetëm vlerat kombëtare shqiptare, por edhe ato universale ndërkombëtare siç janë humanizmi, drejtësia, liria, siguria, solidarësia, barazia, demokracia dhe paqja, këto nuk mund t’i zhvlerësojë interpretimi i keq pseudoshkencor i sofistit N.Spahiu, i cili thotë se “kombi shqiptar daton vetëm prej 1913-tës, kur kombet evropiane e kanë njohur atë”!?
-Kjo është një rrenë “për hava” siç thotë një aforizëm yni, kur dihet se KOMBI SHQIPTAR u lind, qëkur Skenderbeu ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar në Krujë, më 28 Nëntor 1443. Domethënë, KOMBI SHQIPTAR u lind në shekullin XIV, jo në shekullin XIX dhe “XX” siç ka gënjyer dhe dezinformuar Nexhmedin Spahiu. (Ndonëse shkenca evropiane ndërkombëtare, “kombin shqiptar” e njeh dhe e trajton, ashtu sikurse kombet e tjera evropinae, si fenomene të shekullit XIX).
Megjithatë, vetëdija e lartë kombëtare dhe patriotike atdhetare shqiptare e kryetrimit historik legjendar, Gjergjej Kastrioti-Skënderbeu bëri që kombi shqiptar të ketë zanafillën më të lashtë shumëshekullore në Evropë (XIV- XX). Që nga shekulli XIV, Evropa e njihte heroin kombëtar-Skënderbeu, por jo edhe kombin shqiptar në Ballkan deri në shekullin XIX.
Pra, vështruar në retrospektivën historike, KOMBI SHQIPTAR është një nga kombet më të vjetra të Evropës, ndryshe shkenca evropiane ndërkombëtare, Skënderbeun nuk do të quante BABA të KOMBIT SHQIPTAR në Ballkan.
Pikërisht, kjo e vërtetë historike ka ndikuar, që shqiptarëve të mos u njihej e drejta për të themeluar shtetin e tyre kombëtar, jo pse shqiptarët “nuk ishin komb”, ata ishin kombi më i vejtër në Evropë, por nuk kishin shtetin e vet, ashtu siç po ndodh, edhe me “kombin kurd” rreth 30 milionësh. Ata janë komb, por ai nuk njihet nga shtetet e mëdha të Evropës dhe shteteve të tjera botërore (jo nga “kombet e Evropës dhe të botës”), të cilat në një kohë të largët kanë copëtuar Kurdistanin në disa pjesë: Turqia, Irani, Iraku, Siria etj.
Si rrjedhim, me shekuj mbusndoi xhelozia, interesat heterogjene, luftërat e kryengritjet e fuqive të mëdha imperialiste dhe kolonialiste të Evropës dhe të fqinjëve, që shqiptarëve të mos u njihej e drejta për formimin e shtetit të tyre kombëtar shqiptar, por të spastroheshin etnikisht nga territoret e tyre autoktone të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Londra, nuk njohu “kombin shqiptar”, por një “gjysmështet” shqiptar-Shqipërinë londineze”, 1913 !
Kështu që Nexhmedin Spahiu gënjen, kur thotë se “kombet e mëdha evropiane kanë njohur kombin shqiptar” , më 1913 !?
-JO, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës nuk ka njohur kurrfarë KOMBI SHQIPTAR e as kurrfarë SHTETI KOMBËTAR, por vetëm një “gjysmështet” të cunguar shqiptar (50%) etnikisht dhe gjeoterritorialisht në favorin e shteteve fqinje kolonialiste aneksuese, gjenocidale dhe hegjemoniste (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria).
Procedura metodologjike e njohjes ndërkombëtare e shteteve
Për rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve të ndryshme, shkenca e së drejtës ndërkombëtare ka kodifikuar standardet juridike të saj, siç është e drejta e traktatit, e shqyrtuar dhe e miratuar nga Komisionet e veçanta të OKB-së dhe të Konventave të Vjenës (1969; 1986 etj.)
Sipas procedures metodologjike shkencore të së drejtës private dhe publike ndërkombëtare, traktate ndërkombëtare lidhin vetëm SHTETET dhe ORGANIZTATAT NDËRKOMBËTARE si SUBJEKTE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE, JO kombet e as “kombi kosovar” i Prof.dr.Nexhedin Spahiut (2004-2023). Këtë “kodifikim të ri” të së “drejtës ndërkombëtare” të N. Spahiut nuk e njeh as doktrina e as praktika e derisotme e shkencës së drejtës private ndërkombëtare e as e drejtës publike ndërkombëtare, duke qenë se këto janë burime thelbësore të tyre sipas Konventave të Vjenës (1969 dhe 1986).
Jo “kombi amerikan”, por shteti amerikan e ka njohur shtetin e ri të pavarur të Kosovës
Kjo është e vërteta historike, faktike, politike, diplomatike dhe juridike, ku thuhet se “Amerika ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës” :
“U.S. Recognizes Kosovo as Independent State…” !!!
-Ja, se çfarë thuhet në dokumentin zyrtar të SHBA-së (“nëse është hangër pitja, tepsia ka mbetur”), lexoje, dhe mos i gënje më tej studentët dhe qytetarët e Kosovës, sepse nuk të kanë kurrfarë borxhi, që i “skropite” duke i gënjyer për çdo vit, për çdo muaj, për çdo javë dhe për çdo ditë për “kombin kosovar” (2004-2023), duke iu imponuar mediave të ndryshme të informimit, edhe shqip, edhe serbisht etj. Mirëpo, të gjitha ato “ e paçin veten në qafë” si thotë një fjalë popullore, që po “merren me ty”, duke u servuar atyre vetëm gënjeshtra dhe dezinformacione propagandistike, jo më pak se dy dekada të këtij shekulli. Kjo është turp dhe e patolereshme për një shoqëri normale dhe të qytetëruar, që po synon të integrohet në strukturat evroatlantike perëndimore.
“”U.S. Recognizes Kosovo as Independent State, jo “NATION” siç po gënjen N.Spahiu, jo më pak se 15 vjet (17 shkurt 2008-13 dhjetor 2023)
Secretary Condoleezza Rice
Washington, DC
February 18, 2008
The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion.
President Bush has responded affirmatively to a request from Kosovo to establish diplomatic relations between our two countries. The establishment of these relations will reaffirm the special ties of friendship that have linked together the people of the United States and Kosovo.
Nine years ago, the international community, led by NATO, acted to end brutal attacks on the Kosovar Albanian population. This timely international intervention ended the violence, leading to a United Nations Security Council decision to suspend Belgrade’s governance and place Kosovo under interim UN administration. Since that time Kosovo has built its own democratic institutions separate from Belgrade’s control. Last year, UN Special Envoy Martti Ahtisaari developed a plan to build a democratic and multi-ethnic Kosovo and recommended Kosovo be independent, subject to a period of international supervision. In light of the conflicts of the 1990s, independence is the only viable option to promote stability in the region. The United States supports the Ahtisaari Plan and will work with its international partners to help implement it.
We welcome the commitments Kosovo made in its declaration of independence to implement the Ahtisaari Plan, to embrace multi-ethnicity as a fundamental principle of good governance, and to welcome a period of international supervision.
The unusual combination of factors found in the Kosovo situation -- including the context of Yugoslavia's breakup, the history of ethnic cleansing and crimes against civilians in Kosovo, and the extended period of UN administration -- are not found elsewhere and therefore make Kosovo a special case. Kosovo cannot be seen as a precedent for any other situation in the world today.
The United States takes this opportunity to reaffirm our friendship with Serbia, an ally during two world wars. We invite Serbia's leaders to work together with the United States and our partners to accomplish shared goals, such as the protection of the rights, security, culture and livelihood of the Serb community in Kosovo.
As Kosovo today begins its life as an independent state, the United States pledges to continue to be its close friend and partner.
2008/117
(Burimi arkivor: U.S. Recognizes Kosovo as Independent State )
U.S. Recognizes Kosovo as Independent State
U.S. Recognizes Kosovo as Independent State
Gënjshtra e dytë e N. Spahiut:
“Kombet lidhin traktate ndërkombëtare” !!!
- Jo, dot Kombet nuk lidhin traktate ndërkombëtare, por SHTETET !
Këtë të vërtetë e dinë studentët e së drejtës private ndërkombëtare dhe të së drejtës publike ndërkombëtare, si dhe ata të shkencave politike, por jo edhe profesori i tyre (shakaxhiu) Nexhmedin Spahiu (babai i “kombit kosovar”), ndryshe nuk do deklaronte në një panel televiziv se “kombet lidhin traktate reciproke ndërkombëtare” !?
Këtë sintagmë të gabuar antishkencore dhe vulgarizuese të N. Spahiut, studentët nuk mund ta gjejnë në asnjë libër uiversitar (qoftë me përmbajtje juridike apo politike), mbase asnjë autor-shkencëtar në botë, ende nuk ka shkruar diç tillë skandaloze dhe diletante, se gjoja “kombet po lidhkanë traktate a marrëveshje ndërkombëtare mes tyre”, siç ka pohuar N.Spahiu!?
Kjo është një rrenë ordinere e N.Spahiut, sepse traktate ndërkombëtrare dypalshe apo shumëpalshe( të njohura si traktate, marrëveshje, kontrata, rezoluta, protokolle, memeorandume… etj.) lidhin “vetëm SHTETET si SUBJEKTE JURIDIKE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE dhe ORGANIZTAT E TJERA NDËRKOMBËTARE, QË JANË SUBJEKTE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE sipas Koventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktatit (1986)”.
Sipas kësaj Konvente “VETËM SHTETET (jo “kombet” e as “kombi kosovar” i N.Spahiut) KANË KAPCITET juridik ligjor që të lidhin dhe të nënshkruajnë(qoftë në formë të shkruar ose verbale) traktate dypalshe ose shumëpalshme ndërkombëtare mes vete.
Prandaj,N. Spahiu, nuk duhet t’i mësojë gabimisht studentët e tij , se “kombet e njohin njëra-tjetrën” !? – Jo, deri më sot në prakikën e marrëdhënoieve ndërkombëtare e as në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare, në asnjë tekst (qoftë me përmbajtje juridike a politike), nuk mund të gjesh ndonjë përkufizim të tillë, se “kombet njohin kombet” të sajuar nga N.Spahiu (ndofta, për nevoja të tij të brendshme politike dhe propagandistike të imponimit dhe të dekretimit putinist të “kombit kosovar”) ngase “SHTETET JANË ATO QË E NJOHIN NJËRA-TJETRËN SI SUBJEKTE SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE (ius contrahendi)”.
Sa më sipër, në këtë frymë të së drejtës juirdike pozitive ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Amerika dhe mbi 100 shtete të tjera të OKB-së, e kanë njohur shtetin e ri të pavarur dhe sovran të Kosovës, JO “kombin kosovar” të Nexhemdin Spahiut.
Këtë vërtetë e provon edhe dokumenti zyrtar i SHBA-së, i nëshkruar nga ish-presidenti George W.Bush në Uashington, më 18 shkurt 2008.
Prandaj, pavarësisht nga egocentrizmi, vulgarizimi, dogmatizmi absolut, megalomania dhe injoranca e “babës” së “kombit kosovar” N.Spahiu, përkufizimet e nocioneve juridike të së drejtës ndërkombëtare, nuk kanë pësuar asnjë metamorfozë “përditësimi” sipas “formulave-rrumpallave” të tij diletante kuazishkencore të “bingos” së poliitikës ditore, por kanë mbetur të paprekura, në original, ashtu siç i kanë krijuar shkencëtarët më të njohur të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare (1918 – 2023).
Pra, me një fjalë, nuk janë “kombet” e N.Spahiut që lidhin traktate ndërkombëtare mes tyre, por “ ekskluzivisht shtetet dhe organizatat ndërkombëtare ose organiztat ndërkombëtare mes tyre lidhin traktatete ndërkombëtare, që kanë kapacitet të kualifikuar juridik si subjekte parësore të së drejtës ndërkombëtare”, duke u bazuar edhe në Konventat e Vjenës për të Drejtën e Traktatit (1969; 1986 etj.).
Prandaj, vetëm ndonjë injorant i “formatit” N.Spahiu bën përpjekje mjerane të kota antishkencore, që t’i bastardojë dhe t’i sofistikojë nocionet e terminologjisë së ngulitur dhe të zbatuar të së drejtës private ndërkombëtare dhe të së drejtës publike ndërkombëtare ( më se qindravjeçare), me qëllim të fundit, që ta imponojë dhe afirmojë produktin e tij, të quajtur “kombi kosovar” për ta asgjësuar identitetin e KOMBIT SHQIPTAR në Ballkan.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".