Miratimi i Ligji të ri për Konfliktet Administrative një ndihmë e madhe për qytetarët nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë

Miratimi i Ligji të ri për Konfliktet Administrative një ndihmë e madhe për qytetarët nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë
Miratimi i Ligji të ri për Konfliktet Administrative një ndihmë e madhe për qytetarët nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 22 December 2023 - 17:39

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Me këtë ligj obligohen strukturat e gjyqësorit në punë konkrete, pa i dhënë mundësi, sidomos nivelit të lartë të gjyqësorit të sillen si kapedan, duke rikthyer lëndët në rishqyrtim apo duke i lënë lëndët për tu parashkruar ( vjetërsuar). -Ligji për Konfliktet Administrative i aprovuar nga Kuvendi i rregullon konfliktet në fushën e administratës.

 

Ky është një plus i madh, një zhvillim pozitiv nga Kuvendini Kosovës që u miratua Ligji për Konfliktet Administrative. Ky ligj ka për objekt konfliktet në fushën e administratës që kalojnë në gjykatë për shqyrtim dhe vendosje përfundimtare. Kosova ka pasur shumë nevojë për një ligj të tillë. Konfliktet administrative janë shumë të shpeshta. Organet e administratës shpesh veprojnë me kokë në veti, kundër të drejtës ligjore, që natyrisht me Ligjin e Konfliktit Administrativ ju mundëson palëve të shkojnë në gjykatë për shqyrtim dhe vendosje. Me këtë ligj edhe më shumë u forcua shteti ligjor. Kjo, për faktin se edhe kjo fushë mori bazë ligjor. Ndërsa, mendimi se me Ligjin për Konfliktet Administrative u bë një hap apo se ky ligj ndihmon në rregullimin e sistemit gjyqësor si tërësi nuk qëndron. Me Ligjin e Konfliktit administrativ nuk rregullohet fusha e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, sikundër as azhuriteti vendosës nëpër gjykata. Çështjet e tilla rregullohen me Ligjin e Procedurës Penale dhe me Ligjin e VETINGut. Këto dy ligje ndihmon e rregullojnë gjyqësorin. Ligji i Procedurës Penale e rregullon azhuritetin e gjyqësorit dhe ka mundësi ta obligon nivelin gjyqësor me ankimim në nxjerrje të vendimit përfundimtar. Me këtë ligj obligohen strukturat e gjyqësorit në punë konkrete, pa i dhënë mundësi, sidomos nivelit të lartë të gjyqësorit të sillen si kapedan, duke rikthyer lëndët në rishqyrtim apo duke i lënë lëndët për tu parashkruar ( vjetërsuar). Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, keqpërdorimit të detyrës në gjyqësor dhe në prokurori, rregullohet kryesisht me Ligjin e VETING-ut. Me atë ligj kapen keqbërësit dhe kriminelët dhe spastrohet prokuroria dhe gjyqësori. Ky ligj i duhet Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".