Kërcënimet e Serbisë Kundër Kosovës një vazhdimësi e politikës së ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, që po e vazhdon trashëgimtari i tij besnik Aleksandër Vuçiq

Kërcënimet e Serbisë Kundër Kosovës një vazhdimësi e politikës së ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, që po e vazhdon trashëgimtari i tij besnik Aleksandër Vuçiq
Kërcënimet e Serbisë Kundër Kosovës një vazhdimësi e politikës së ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, që po e vazhdon trashëgimtari i tij besnik Aleksandër Vuçiq

Arsim Aziri

  • 25 December 2023 - 16:54

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Koha e ëndrrave pushtuese serbe ka perënduar. Kosova në bashkëpunim dhe bashkërendim me miqtë ndërkombëtar, me institucionet e sigurisë që janë formuar për këto 24 dekada, janë profesionalizuar në bashkëpunim me agjencionet më të zhvilluar të informimit dhe kundërzbulimit të vendeve mike, është e gatshme të zbulon dhe parandalon secilin projeksion serb për sulmim dhe rrezikim të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

 

Qeveria aktuale sikur ia ka bë të qartë edhe faktorit ndërkombëtar fytyrën e vërtetë që bartë Serbia, përkatësisht politika aktuale më në krye me Aleksandër Vuçiqin. Kjo politikë, duke qenë më kombëtare, po arrin gradualisht të shtrijë fuqishëm autoritetin e vet në çdo pore të jetës dhe kjo përveç se është e mirë është edhe dëshmi për funksionim të shtetit më ligjor e demokratik, diçka çka kishte munguar dhe kishte qenë arsye pse kanë qenë aktive dukuritë negative. Politika aktuale e ka vendosur në pozitë rimenduese atë të Serbisë, duke ia bërë të qartë pozicionin kushtetues që ka për obligim ta ndjekë, dhe për çdo tentativë imperiale të vendosë ballafaqim ligjor. Serbia tashmë veçse e ka marr leksionin nëse pretendon të nis ndonjë agresion të hapur, nga pozicioni qeveritar edhe faktori ndërkombëtar sikur ka filluar të rimendoj pozicionin e tij dhe të krijojë qëndrim më reciprok sa i përket zhvillimeve në terren. Sulmi i 24 shtatorit ka nxjerrë para aktit të kryer krejt faktorët e ndryshëm, pos asaj të vendit tonë, mbase e vërteta e Serbisë është Kosova. Pra, njohja se kush është Serbia, na e tregon gjendja që e ka bë në Kosovë, edhe pas ‘99 e tutje. Ambiciet serbe për ta destabilizuar Kosovën nga brenda, dhe për ta sulmuar edhe nga jashtë, duket se janë synime afatgjata politike strategjike që zanafillën e kanë tek akademiku famëkeq Vasa Çubrilloviq, projekt të cilin e ka vazhduar Sllobodan Millosheviqi. Por, fatmirësisht ky projekt gjenocidali është i dënuar dhe përjetësisht i rrënuar nga lufta jonë çlirimtare dhe mbështetja e demokracisë evropiane dhe amerikane, me luftën tonë çlirimtare, ndonëse akoma në këto dy dekada e gjysmë po e mbanë akoma të gjallë si ideologji kriminale, shërbëtori besnik i Sllobodan Millosheviqit Aleksandër Vuçiq. Mirëpo koha e ëndrrave pushtuese serbe ka perënduar. Kosova në bashkëpunim dhe bashkërendim me miqtë ndërkombëtar, me institucionet e sigurisë që janë formuar për këto 24 dekada, janë profesionalizuar në bashkëpunim me agjencionet më të zhvilluar të informimit dhe kundërzbulimit të vendeve mike, është e gatshme të zbulon dhe parandalon secilin projeksion serb për sulmim dhe rrezikim të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Tani më regjimi autokrat serb po e rrezikon edhe vetë Serbinë duke ngulfatur rritën dhe Avancimin frymës demokratike, properëndimore të paqes dhe bashkëpunimit, prandaj jo rastësisht kanë shpërthyer edhe këto protesta në Serbi pas zgjedhjeve të fundit, sepse pushteti atje është i uzurpuar nga një regjim që e drejtojnë grupe liderësh anti demokrat dhe të kriminalizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".