Fati i Vettingut për sistemin e drejtësisë në mëshirën e vendimmarrjes politike

Fati i Vettingut për sistemin e drejtësisë në mëshirën e vendimmarrjes politike
Fati i Vettingut për sistemin e drejtësisë në mëshirën e vendimmarrjes politike

Hasan Preteni

  • 25 December 2023 - 16:58

 Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni

Ligji i Vettingut do të kalon në bazë të fuqisë politike në Kuvend, por si do të zbatohet në praktikë. Po të kishte vullnet të përgjithshëm politike nuk do të kishim këtë zvarritje! Partitë opozitare çdo nismë ligjore dhe jo vetëm, për të ndryshuar situatën, po e zvarrisin, po e bojkotojnë, në mënyrë pak më ëe sofistikuar, duke i dorëzuar ankesat në “ Kushtetuesen”. Kjo gjykatë po ka punë si asnjëherë më parë!

 

Në Tiranë “ Vettingu” u realizua gjithashtu me shumë presion. Ishin miqtë Amerikan ata që e shtynë këtë proces. Me gjithë atë përkrahje morale, profesionale dhe financiare u deshën më shumë se 5 vite që ajo të funksionalizohet. Është iluzion i madh fatkeqësisht, që në Kosovë, Vettingu të realizohet ndryshe dhe jo më shpejtë. Një analogji e kohës. Në vitin 2005 Kuvendi i kohës e miratoi Ligjin kundër Korrupsionit por Agjencia nuk u formua pa kushtëzimin ndërkombëtar, edhe atëherë me 12 muaj vonesë! Ishte një akt i emërimit të një titullari të një institucioni e tani. Proces ligjor,legjislacion sekondar, komisione, nën komisione e grupe punuese. Shumë bojkote, shumë ndërskamca e shumë pengesa për të “ shoshitur” më shumë se 500 prokuror e gjyqtar. E si të përzgjidhen të rinjtë. Kohe dhe mund pa kufi. Mirë është që kaloi pengesa e parë por për rezultatin final duhet vullnet, punë e përkushtim. SPAK-un Kosovarë mund ta presim në fillimin e dekadës së katërt të shekullit 21.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".