Gjykata Kushtetuese e dha provimin historik, i hapi rrugë pastrimit të sistemit të drejtësisë me procesin Vetting

Gjykata Kushtetuese e dha provimin historik, i hapi rrugë pastrimit të sistemit të drejtësisë me procesin Vetting
Gjykata Kushtetuese e dha provimin historik, i hapi rrugë pastrimit të sistemit të drejtësisë me procesin Vetting

Gani Qarri

  • 27 December 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Ndonëse ndodhi pas më shumë se 9 muajve vonesë, mbi 9 muaj pritje e kalkulime, vendimi i shumëpritur i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila përfundimisht i dha dritën e gjelbër implementimit të Vetingut edhe për nivelet më të larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur e të korruptuar të të gjitha niveleve të shtetit, me këtë akt, konfirmoi se është përcaktuar për shtetin e së drejtës, duke gëzuar pa masë pjesën dërmuese të qytetarëve, të cilët për gjithë këto vite, kishin ëndërruar vendosjen e drejtësisë së mirëfilltë dhe pa intervenimin e mafies e të grupeve kriminale në prokurori dhe gjyqësinë e kalbur të Kosovës.

Me këtë vendim, i erdhi fundi edhe bllokimit për më tepër se 9 muaj, të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese, që ishte edhe një tjetër përpjekje, mbase e fundit e mafies politike dhe nëntokës së krimit të organizuar për të bllokuar dhe zvarritur procesin Vetting, ndaj pas përgjigjes pozitive nga ana e Gjykatës Kushtetuese për Vettingun, është momenti vendimtar, që Kuvendi dhe Qeveria të mobilizohen urgjentisht dhe qysh në muajin e parë të punës së Kuvendit, të procedohet menjëherë e pa asnjë vonesë të mëtejme, ligji për Vettingun në Kuvend dhe më së voni, në 6 mujorin e parë të vitit 2024 të finalizohet në dy leximet që kërkohen, me procedurat parlamentare, në mënyrë që pas mese 25 vitesh nga çlirimi i vendit, Vettingu të fillojë të zbatohet edhe në Kosovë. Kështu që interpretimit të shumëpritur pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi duhet ti përgjigjet me veprim sa më të shpejtë, sidomos tani kur dihet se elementeve kriminale dhe turbulluese u janë mbyllur të gjitha mundësit e kundërshtimit që gjatë gjithë këtyre viteve i kanë bërë, në mënyrë të organizuar këtij procesi e veçanërisht KPK, por edhe KGJK, të mbështetura fort dhe publikisht edhe nga partitë politike opozitare në parlamentin e Kosovës.

Dhe pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kërkesën e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur ma amendamentet për Vetingun në sistemin e drejtësisë, tanimë e ka deklaruar të pranueshme, me këtë interpretim, vet kushtetuesja u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara për procesin e Vetingut, ndaj dhe pritet me padurim, ndërmarrja e hapave të duhur nga Kuvendi, për implementimin urgjent të Vettingut, i cili ishte aq i nevojshëm për spastrimin definitiv të sistemit të kalbur të drejtësisë në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese, ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, më në fund i dha dritën e gjelbër implementimit të Vetingu edhe për nivelet më të larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit, me këtë akt konfirmoi se është përcaktuar për shtetin e së drejtës, ndaj zotimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që në përputhje me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në "Drejtësi" pra atë që në gjithë këto vite, qytetarët e kërkojnë më së shumti, duhet ti bashkohet urgjentisht edhe Kuvendi, për fillimin sa më shpejtë, të procedurave të parapara për finalizimin e Vettingut.

Dhe bllokimit për më tepër se 9 muaj, të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese, që ishte edhe një tjetër përpjekje tjetër, mbase e fundit e mafies politike dhe nëntokës së krimit të organizuar për të përfituar në kohë, duke bllokuar dhe zvarritur procesin Vetting, megjithëse edhe për ata, ishte e ditur, se nuk ka më mundësi të bllokohet dhe pamundësohet, pafundësisht ky proces jetik, është koha e fundit, që me vullnet dhe përkushtim masovik, të tejkalohet secila pengesë dhe të fillojë urgjentisht, spastrimi komplet i gjithë sistemit të kalbur të drejtësisë, nga strukturat e krimit të organizuar dhe rrjetet kriminale të para politikës së SHIK-ut që aty janë instaluar, tash e mbi dy dekada të qeverisjeve të inkriminuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".