Fronti i ri i luftës në Ballkan strategji e përbashkët kriminale e tandemit Putin- Vuçiq me pasoja fatale

Fronti i ri i luftës në Ballkan strategji e përbashkët kriminale e tandemit Putin- Vuçiq me pasoja fatale
Fronti i ri i luftës në Ballkan strategji e përbashkët kriminale e tandemit Putin- Vuçiq me pasoja fatale

Skender Mulliqi

  • 27 December 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Sigurisht se Putin dhe Vuçiqi me këtë pretendojnë që të ndikojnë të BE dhe Amerika, që të frikësohen të përkrahin në bisedime Kosovën, ku edhe janë sponsorët e formimit të shtetit më të ri në botë. Pastaj, që me kërcënime , të mbajnë gjendjen e tensionuar, duke pritur momentin e duhur, të hapjes edhe të një fronti të ri lufte në Ballkan. Rusia e Putinit ka vërshuar me propagandë në Serbi kundër BE dhe NATO, duke mbikëqyrë atë fortë nga pro rusi në pushtet, Aleksandër Vuçiq , me kampin e tij radikal. Putin për interesa të veta, ka sforcuar ultra nacionalizmin në Serbi, me motivacion se ende nuk ka përfunduar asgjë për realizimin e interesave serbo ruso mëdha edhe në këtë pjesë të botës.

Ishte viti 1988 kur Sllobodan Millosheviqi filloje shkatërrimin e ish Jugosllavisë së Titos. Në atë kohë regjimi fashist i Millosheviqit rrënoj autonominë e Vojvodinës, dhe një vit më vonë rrënojë edhe autonominë e Kosovës. Kjo ishte epoka e shënimit të fillimit dhe të fundit të Jugosllavisë me luftë, që solli viktima të mëdha njerëzore dhe materiale nga ushtria dhe paramilitarët serb. Kjo është Serbia , e cila edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë kanë mbetur me protagonistët e njëjtë të politikës në pushtet, veç Millosheviqit , i cili vdiq në qelitë e Hages. Vuçiqi do të vazhdon edhe pas zgjedhjeve të fundit ku pati malverzime të mëdha të dhe përkeqësoj edhe më shumë marrëdhëniet me shtetet fqinjë, sepse ky është vullneti i shumicës të serbëve të dalë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Edhe marrëdhëniet me BE-në do të keqësohen nëse ndiqen politikat e deritashme ndaj Serbisë . Po kalohet në heshtje rasti terrorist serbomadh në Banjskë , dhe nuk po merren masa ekonomike ndaj Serbisë, e në anën tjetër ende janë në fuqi masat ekonomike të padrejta ndaj Kosovës. Një zhvillim i tillë nuk është pritur. Është pritur një reagim shumë më energjik i BE-së ndaj Serbisë .Dhe, nëse në vitin 2024 nuk veprohet të ndryshohet kursi politik ndaj nomenklaturës politike të çetnikizmit, që u bënë serish bashkë, gjendja në rajon dhe me Kosovën do të [përkeqësohen .

E unë besoj se do të kemi zhvillime shumë më pozitive dhe reagime më të forta si nga BE, Amerika dhe NATO, që rajoni mos të përfshihet në luftë ,ashtu siq po dëshiron Putini dhe Vuçiq. Sigurisht se regjimi kriminal i Beogradit do të pres zhvillimet e luftës në Ukrainë. Pastaj, Vuçiqi për të përfituar në kohë, i mban shpresat në mbajtjen e zgjedhjeve europarlamentare. Tjetër, Serbia e mirëpret ardhjen eventuale të Donald Trampit në pushtet në zgjedhjet presidenciale, në Amerikë, kur dihet për qëndrimin e tij pro-rus. Duke i marrë për bazë të gjitha këto Vuçiqi, do të llogaritë se nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë .Bota perëndimore nuk duhet lejuar që në regjim kriminal , të ashpërson situatën politike dhe të sigurisë deri të lufta, per realizimin e projektit fashist, "të gjithë serbët në një shtet".

Vuçiqi me Sheshelin dhe Nikoliqin , do të llogarisin në pushtetin e Malit të Zi në krye me Millatoviqin dhe Mandiqin. Në Bosnjë e kanë Dodikun, i cili qe shumë vite është duke u angazhuar për ndarjen e Republika Srpska nga Bosnja e Hercegovina. Në Kosovë planifikohet që të ndajnë se paku veriun me shumicë serbe nga jugu. Kleronacionalizmit në pushtetin e Serbisë, nuk ju intereson asgjë tjetër, vetëm zgjerimi i Serbisë siç janë mësuar historikisht me territoret e huaja , e më së shumti me territoret shqiptare.

Disa fjale së çka në fakt, dëshiron Rusia në Ballkan? A është qëllimi i mbajtjes të status kuos me perëndimin, që të mos lejohet inkuadrimi në NATO , të shteteve të rajonit? Por, ajo qenësorja duket se është që me Ballkanin, Rusia dëshiron të kryen punët në oborrin e vet, e veçmas të fiton luftën në Ukrainë. Ka kohë që thuhet se Rusia e Putinit, ka formuar bazën ushtarake në Nish, duke e kamufluar si qendër humanitare. Ka të dhëna se oficerët e grupit paramilitar rus, Wagner po operojnë edhe në kufij me Kosovën. Deklaratat e ekspertëve ushtarak perëndimor flasin që Moska më bazën ushtarake në Serbi, po dëshiron me kontrolluar Ballkanin Perëndimor. Thuhet se shumë rus edhe po operojnë në Serbi. Gjithashtu mendohet se Putini dhe Vuçiqi në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe ,kanë shndërruar objektet e kultit në depo të armatimit. Shihet qartë pretendimi i Moskës, që ti bënë pandam NATOs, në rajon. Tjetra. Sigurisht se Putin dhe Vuçiqi me këtë pretendojnë që të ndikojnë

te BE dhe Amerika, që të frikësohen të përkrahin në bisedime Kosovën, ku edhe janë sponsorët e formimit të shtetit më të ri në botë. Pastaj, që me kërcënime , të mbajnë gjendjen e tensionuar, duke pritur momentin e duhur, të hapjes edhe të një fronti të ri lufte në Ballkan. Rusia e Putinit ka vërshuar me propagandë në Serbi kundër BE dhe NATO, duke mbikëqyrë atë fortë nga pro rusi në pushtet, Aleksandër Vuçiq , me kampin e tij radikal. Putin për interesa të veta, ka sforcuar ultra nacionalizmin

në Serbi, me motivacion se ende nuk ka përfunduar asgjë për realizimin e interesave serbo ruso mëdha edhe në këtë pjesë të botës. Këto pretendime fashizoide të Rusisë dhe të Serbisë ishte dashur të fashiten nga BE , Amerika dhe NATO në vitin 2024, i cili mendohet nga shumë kush se do të jetë viti vendimtar për paqe apo për luftë të re në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".