Kosova po kalon edhe këtë vit në amulli sikurse vitet tjera

Kosova po kalon edhe këtë vit në amulli  sikurse vitet tjera
Kosova po kalon edhe këtë vit në amulli  sikurse vitet tjera

Muhamet Kelmendi

  • 30 December 2023 - 16:45

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kosova nuk është bërë ende anëtare e ndonjë mekanizmi ndërkombëtar, qoftë në Evropë, qoftë në botë, në OKB. Tani po kërkohet të ndërtohet edhe asociacioni i njëjtë mu sipas Marrëveshjes së vitit 2013. Faktet e theksuara janë kokëforta. Në këtë anë nuk mundë të flitet për ndonjë zhvillim, sepse ky zhvillim mungon, sikundër as për ndonjë të arritur në raport me jashtë. Kosova po kalon edhe një vit në vazhdimësi sikundër në vitet tjera. Ka shumë punë që kërkohet të bëhen që të merret Republika si shembull në rajon e më gjerë.

-Kosova po e kalon pra edhe këtë vit sikurse vitet tjera të kaluara, derisa qëndrimet e shprehura nga z. Kurti për të arriturat në Kosovë mbeten më shumë si dëshira imagjinare që i duan të gjithë por na mungojnë. Qëndrimi: " Në vendet tjera s'i shohin as në ëndërr rezultatet e mia", mbështet në dëshirë imagjinare. Lidhur me këto të arritura kërkohet të shikohet çështja në dy fusha: 1. Çështjet e brendshme të Republikës dhe 2. Pozita e Kosovës në raport me shtete dhe në mekanizmat ndërkombëtar. Lidhur me çështjet e brendshme është fakt se Kosova në këtë vit kundruall vitit të kaluar ka pak progres. Dëshira ekziston, por mungojnë rezultatet e nevojshme zhvillimore në vend. Këtu mendoj: - Nuk kemi punësim të pritshëm dhe as përmirësim të kushteve të punës dhe të pagesave, sikundër që ka edhe kufizime të të drejtave në punë. - Po vazhdojnë emigrimet masive. Kosova po zbrazet.

Po ikë shtresa më e re dhe vitale për punë dhe mbrojtje. - Nuk kemi ndërtim de-jure të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. - Nuk kemi sigurime shëndetësore dhe as pensionale dhe familjare. -Sigurimet sociale janë 100 Euro në muaj. Edhe pensioni i pleqërisë është me 100 Euro. Ipen ndihma për fëmijë dhe për pensionistët në formë të lëmoshës. Të ardhurat minimale personale prej 260 eurove janë shumë të ulëta. Më të ultë se në Shqipëri. Kosova nuk ka arritur të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të të gjitha dukurive negative në Republikë. - Nuk po mbrohen me mase ligjore të drejtat në punë dhe jashtë saj. - Kemi ende burokraci tejet të zmadhuar dhe jo efikase. - Mos funksionimin e Kuvendit e sheh raporti si dukuri jo të mirë në ndërtimin e sistemit të suksesshëm plural dhe demokratik. Kërkohet të largohen punësimet partiake, lokale dhe familjare. Natyrisht se ka edhe fusha tjera që kritikohen organet e Kosovës dhe i tërë shteti.

Në raport me shtetet dhe me mekanizmat ndërkombëtar ka stagnim. Nuk kemi asnjë njohje të re të shtetit të Kosovës tash e dy vite. Kosova nuk është njohur ende nga 5 shtetet e BE-së. - Kosova nuk është bërë anëtare e ndonjë mekanizmi ndërkombëtar, qoftë në Evropë, qoftë në botë, në OKB. Po ndërtohet asociacioni i njëjtë mu sipas Marrëveshjes së vitit 2013. Faktet e theksuara janë kokëforte. Në këtë anë nuk mund të flitet për ndonjë zhvillim, sepse ky zhvillim mungon, sikundër as për ndonjë të arritur në raport me jashtë. Kosova po kalon edhe një vit në vazhdimësi sikundër në vitet tjera. Ka shumë punë që kërkohet të bëhen që të merret Republika si shembull në rajon e më gjerë. Dëshira mbetet dëshirë. Realiteti është i hidhur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".