Këto grupe banditësh të ulur në Kuvendin e Kosovës haram i paçin pagat që marrim nga djersa jonë

Këto grupe banditësh të ulur në Kuvendin e Kosovës haram i paçin pagat që marrim nga djersa jonë
Këto grupe banditësh të ulur në Kuvendin e Kosovës haram i paçin pagat që marrim nga djersa jonë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 02 January 2024 - 07:22

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Një gjë më thotë mendja, se në të ardhmen do e marrin shuplakën edhe nga votuesit që i mashtruan dhe i gënjyen shumë rëndë këta faqezi..Përse e them këtë, se populli e sidomos votuesi e ka vërejtur se jo më pak se 1600 herë kanë munguar deputetët, deputet ju thënçin se këta as përafërsisht nuk janë deputet po janë rrugaç e shkuar rrugaçëve.

 

-Nuk mbahet mend, sikur tani që populli e ka parë turpin e dhe cirkusin që mjerisht ka ndodhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo bandë që dikush i quan deputet, për inatin që kishin mes veti për interesa të tyre të turpshme bojkotonin punën në Kuvend dhe nga ana tjetër i merrnin mëditjet, dhe jo vetëm ato të gjitha nga taksapaguesit dhe haram për jetë e mot e paçin, dhe kurrë mos i gëzofshin.Kjo që po e them nuk është vetëm nga unë si qytetar i thjesht i kësaj toke por është kapur dhe vërejtur edhe nga Shoqëria civile dhe në fund të fundit është fakt i pa mohueshëm se nuk mund të futet minarja në thes nga këta të pafytyrët që u panë në të gjitha fushat. Këta të pafytyrë dikur e kishin mashtruar dhe gënjyer popullin, votuesin se do e dërgojnë fjalën e tyre në vend, dhe do bëjnë çmos për të mirën e votuesit, qytetarit dhe të vendit, që nga dita e parë e deri në mbyllje të vitit, por u panë se nuk ishin asgjë tjetër pos mashtrime, rrena dhe se e kishin vetëm për të marr rroga të majme dhe kësaj i bie që i ranë hanxhar pas shpine votuesit dhe vendit.

Se vërtetë është kështu vetëm ktheni kokën prapa dhe shikoni se sa punë kanë mbetur pa u kryer, jo më pak se 45 projektligje pa u kryer dhe kjo krejt në saje të papunës dhe bojkotit të qëllimshëm. E vetmja arsye ishte se vetëm për inatin e kaurit nuk kanë punuar por i kanë bojkotuar seancat dhe nuk i kanë votuar ligjet. Pos kësaj kanë mbetur edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare pa u përfunduar që janë marrëveshje shumë të rëndësishme për vendin, po ashtu, nga mos puna dhe dembelillëku i tyre, por duhet të ndëshkohen shumë rëndë edhe nga kuvendi të mos ju jepen mëditje por edhe kush do që saboton dhe qëllimshëm pengon ta merr përgjegjësin për këtë mos punë dhe vepër bllokuese. Një gjë më thotë mendja, se në të ardhmen do e marrin shuplakën edhe nga votuesit që i mashtruan dhe i gënjyen shumë rëndë këta faqezi.

Përse e them këtë, se populli e sidomos votuesi e ka vërejtur se jo më pak se 1600 herë kanë munguar deputetët, deputet ju thënçin se këta as përafërsisht nuk janë deputet po janë rrugaç e shkuar rrugaçëve.

Dhe, kur i merr ndaras këto mungesa natyrisht që prijnë bandat e opozitës që fillon nga ish titistët që po i quajnë LDK, dhe atë jo më pak se24%, ndjekur nga bandat tjera hajnash dhe jo hajnash në Kosove por nga hajnat më të mëdhenj në tërë Ballkanin, hajna të kanaleve të nëntokës dhe nga kusarët, se vërtetë është kështu le t´i referohemi fakteve. Kur e them këtë me gjasë nuk do ju pëlqej ca langonjve që i kanë rrotull duke menduar se unë po i´a mbaj anën VV-së, jo ore qelbësirë se në tërë jetën kurrë nuk kam qenë dhe nuk jam anëtar i këtyre bandave, po i referohem fakteve të pakontestueshme edhe pse ju raca e poshtër mundohuni t´i fshihni këmbët e gjarprit. Kjo ka të bëj se bashkë me listën e kriminelit Milan Radojqiq e kanë bllokuar disa herë punën e kuvendit që po shkon në dëm të popullit, po atëherë shtrohet një pyetje kur u bojkotuan më tepër se 1600 herë, e kam fjalën për mungesën i deputetëve të "popullit", atëherë po ju pyesim a i morët rrogat e haram e paçi e mos e gëzofshi për jetë e mot? A e dini ju more faqezinj se e keni mashtruar dhe gënjyer votuesin që nëpër fushata parazgjedhore nuk keni lënë gur e dru pa lëvizur duke i mashtruar dhe tani zgërdhiheni si qenë të zgjebosur dhe tani po pyesim: Ku mbeti premtimi dhe besimi?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".