Serbia në vartësi të plotë dhe nënshtrim nga ndikimi i Rusisë, kjo është lidhje historike tradicionale e regjimeve dhe politikave kriminale

Serbia në vartësi të plotë dhe nënshtrim nga ndikimi i Rusisë, kjo është lidhje historike tradicionale e regjimeve dhe politikave kriminale
Serbia në vartësi të plotë dhe nënshtrim nga ndikimi i Rusisë, kjo është lidhje historike tradicionale e regjimeve dhe politikave kriminale

Muhamet Kelmendi

  • 02 January 2024 - 07:15

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Pas kalimit të informatave nga Serbia tek Rusia, u bë ndalimi i protestave. U arrit të ndalen kundërshtimet në rrugët demonstrative". Kjo deklaratë tregon vartësinë totale të Serbisë nga Rusia. Për këtë pati takim edhe Aleksandër Vuçiqi me ambasadorin rus në Beograd. Aty e falënderoj për ndihmën e dhëne. Avokati serb Çedomir Stojkoviç u shpreh " Sa herë që ka pasur krizë në Beograd kemi pasur takime të Vuçiqit me ambasadorin rus në Beograd". Pra kjo është shumë e qartë dhe e thjeshtë, një vartësi totale nga Moska.

 

Serbia ka lidhje tradicionale me Rusinë, dhe lidhjet e Serbisë me shtetin rus janë shumë të vjetra. Në asnjë qeveri të deritashme dhe në asnjë sistem, nuk janë ndërprerë lidhjet ruso-serbe. Rusia ka qenë historikisht me Serbinë. Me ndihmën e shtetit rus është zgjeruar në dyqind vetët e fundit të shekujve të kaluar. Në vitin 1878 e ka aneksuar tërë veriun e Kosovës deri te Nishi. Më 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër merr gjysmën e shtetit shqiptar, tërë Kosovën dhe Iliridën. Edhe pas Luftës së Dytë Botërore ishte Rusia në anën serbe. Në shpërbërjen e Jugosllavisë doli Rusia në anën e botës serbe. Edhe pse Serbia ka kryer masakra dhe gjenocid, Rusia i mbeti shtet mik besnik. Pas kësaj kohe, u armatos shumë Serbia nga Rusia dhe kudo në botë, në KS të OKB-së, mbrojti anën raciste serbe. I gjithë armatimi i Serbisë është nga Rusia, si aviacioni, tanket, raketat dhe shume mjete tjera luftarake. Pra Rusia Serbinë kurrë nuk e la vetëm. Moska ka dërguar edhe ekspert dhe luftëtar në Serbi. Edhe tash doli hapur në anën serbe. Po e mbron politikën e Beogradit. E konsideron mikun më të madh kriminelin e luftës Aleksandër Vuçiq. Me ndihmën e shërbimit rus dhe të forcave kriminale ruse bëri edhe manipulime mjaft të ashpra të zgjedhjeve. Arriti partia e Vuçiqit të del partia e parë me mbi 40 përqind të votave. Për këtë lloj manipulimi dalën qytetarët serbe nga çdo pjesë edhe jashtë Serbisë dhe arritën që me falsifikime ta marrin përqindjen më të madhe të votave . Burri mashkull, Bernabiq deklaroj: Qeveria serbe e mirëpret ndihmën ruse. Pas kalimit të informatave nga Serbia tek Rusia, u bë ndalimi i protestave. U arrit të ndalen kundërshtimet në rrugët demonstrative". Kjo deklaratë tregon vartësinë totale të Serbisë nga Rusia. Për këtë pati takim edhe Aleksandër Vuçiqi me ambasadorin rus në Beograd. Vuçiq e falënderoj atë për ndihmën e dhëne. Avokati serb Çedomir Stojkoviç u shpreh " Sa herë që ka pasur krizë në Beograd kemi pasur takime të Vuçiqit me ambasadorin rus në Beograd". Pra kjo është shumë e qartë dhe e thjeshtë, një vartësi totale nga Moska.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".