Po hymë një një vit i cili do të jetë vit i vendimeve të mëdha, për të mos gabuar ecim në hap me aleatët e shtetit

Po hymë një një vit i cili do të jetë vit i vendimeve të mëdha, për të mos gabuar ecim në hap me aleatët e shtetit
Po hymë një një vit i cili do të jetë vit i vendimeve të mëdha, për të mos gabuar ecim në hap me aleatët e shtetit

Nexhat Haziri

  • 02 January 2024 - 16:26

Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri

 

Klasa politike duhet të jetë e përgjegjëshme, aktive dhe e qartë në vendime dhe veprime sidomos në procesin e dialogut me Serbinë drejtë marrëveshjes përfundimtare me njohje të ndërsjelltë ashtu sic e tha edhe vet ambasadori Hovenier në daresimin e tij për fundin e vitit.

 

Mesazhi i ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, për fundvitin 2023 dhe fillimin e vitit të ri 2024 për institucionet e shtetit të Kosovës, drejtuesit e tyre, lidhur me dinamikën e zhvillimit të dialogut në vitin e ri dhe arritjen më të shpejtë të marrëveshjes mes dy vendeve, pra në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet marrë shumë seriozisht, një porosi që vjen nga shteti mik dhe aleati i ynë më i madh strategjik sic është SHBA-ja. Po hymë një një vit i cili do të jetë vit i vendimeve të mëdha nga të cilat do të varet e ardhmja demokratike dhe integruese e vendit, andaj liderët shtetor, klasa politike duhet të jetë e përgjegjëshme, aktive dhe e qartë në vendime dhe veprime sidomos në procesin e dialogut me Serbinë drejtë marrëveshjes përfundimtare me njohje të ndërsjelltë ashtu sic e tha edhe vet ambasadori Hovenier në daresimin e tij për fundvitin. Po ashtu ajo që kërkohet nga qeveria e Kosovës është edhe përmbushja e obligimeve që dalin nga marrëveshje e Brukselit dhe aneksit të saj në Ohër e cila ka të bëjë me fromin e asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që duhet të jetë konformnë kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Besoj se mesazhi nga amabasadori Hovenier, të jetë kuptuar qartë dhe drejtë edhe nga kryeministri Kurti, i cili duhet të pushojë së propaganduari çdo ditë për luftë, të ndal së menduari se e gjithë bota sillet rreth tij dhe organizatës politike të cilën ai e drejton. Nga ai kërkohet të jetë më veprues dhe me bashkpunes me fatorin ndërkombëtar, sidomos me aleatët e Kosovës për të arritur përmbulljen e procesit të dialogut me Serbinë dhe normalizimin e raportëve si dy shtet të pavarura, fqinjë dhe të njohura reciprokisht ne mes veti. Kjo do t'i hapte rrugë dhe prespektivë më të mirë për vendin, qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik, ardhja e investitorëve në vend, hapje të reja të vendeve të punës, një imazh pozitiv për vendin në arenën ndërkombëtare, njohje për shtetin e Kosovës, antarësime në institucione ndërkombëtare dhe rrugë me qartë për integrime euro-atlantike me cka do të forcohej subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës. Po ashtu përmbullja e procesit të dialogut me Serbinë, gjithashtu do të kontribonte edhe në sferat e tjera në rrafshin e mbrendshëm si forcimi i demokracisë, sundimit të ligjit e të tjera. Për të gjitha këto, kryeministri Kurti do të duhej të reflektoj shpejtë duke e marrë parasyshë shumë seriozisht mesazhin e ambasadorit Hovenier dhe një nga detyrat që atë e presin dhe e cila nuk është më parë e rëndësishme, është krijimi i një konsensuesi politik e qytetar për vendimet dhe veprimet të cilat i përmendëm më lartë. E kundërta do të jetë me pasoja jo vetëm për kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij, por për Kosovën dhe prespektivën e saj si shtet funksional, demokratik dhe të integruar në BE dhe në NATO. Është koha për veprim, dëgjojeni ambasadorin mik !

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".