Keni Kujdes e mos harroni, kur murmuron në Mitrovicë shkëndijat bien në Karaçevë të Kamenices

Keni Kujdes e mos harroni, kur murmuron  në Mitrovicë  shkëndijat bien  në Karaçevë të Kamenices
Keni Kujdes e mos harroni, kur murmuron  në Mitrovicë  shkëndijat bien  në Karaçevë të Kamenices

Selver Lenjani

  • 03 January 2024 - 09:53

Shkruan: Selver Lenjani​

Kjo qeveri nuk duhet ta injoron rrezikun e vetëtimes, rrufes që po rrezikon të godet  në Kamenicë, në Karaçevë,  sepse kjo tokë autoktone  është larë me gjakun e  populli, nga heronjt e  popullit shqiptar. Karaçeva po vazhdon të mbetet akoma problem i pa zgjidhur me shtetin fqinj Serbinë,  prej vitit  2001 e deri më  më sot. Serbia gjithsesi  pretendon shkëputjen e kësaj pjese të fshatit Karaçevë e poshtme që është  territor i Republikës së Kosovës  ku vazhdimishtë  Serbia ka bërë përpjekje për ta gllabëruar tokën e Karaçevës sepse  territorin e Kosovës por edhe pse kemi dokumente zyrtare që është tokë e Karaçevës nuk po mundemi mei dalë zot tokës autoktone shqiptare,tokës Ilirjane, tokës Dardane.  

Duhet ta dijnë të gjithë se nuk  kemi tokë me i falë askujtë- tonën se japim e për të të huajën nuk kemi pretendime, nuk duam  ti marim tokat e  huja, por le të na lënë të qetë në tokën shqiptare.   Pretendimet e presidentit të Serbisë Aleksandër  Vuçiq që mendon se toka e  Kosoves është e tyre, ne I themi triq, i keni fallcifikuar dokumentat zyrtare, hartat gjeografike,  fizike e pedologjike. Edhe  edhe ngastrat katastrale. Çdo dokument e keni fallcifikur para faktorit ndërkombtar  por banorët e brezit kufitar janë banor Rezident në tokat stërgjyshore,  tokat shqiptare  ku vazhdimisht pretendon ta shkëput rrugën  e asfalltuar prej kthesës  së Novosellës e deri në hyrje të fshatit Karaçevë, që është  arterja kryesore e banorëve rezident të Karaçevës.  Për brengat e  banorëve  të brezit kufitar nuk janë marr seriozisht inticionet relevante të Republikës së Kosovës,  asnjë qeveri e kaluar as aktualja,   e as Presidentja e Kosovës e as kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës  e as Qeverija e kosovë.  Por dihet mirë pse Serbija ka pretendime dhe e donë Karaçevën për ta marr, sepse Karaçeva është e pasur me minerale, në pak  kilometra katrore e kemi mineralin e  humzes. Ka kaolin , kemi në kufi  me Serbinë mineral hekuri,  në Sedllar… kemi antimonin. Kemi edhe shumë e shumë miniera e minerale të tjera por në Karaçevë po dalin liderët e partive vetëm me marr votat dhe  më pastaj kurrë më nuk jua shef sytë nga Karaçeva. Ata dikur merreshin vetëm me me Qakorin e harronin dhe e kanë akoma të lënë pas dore e në harresë pjesën  me e tokatë tjera shqiptare në zonat kufitare sikur që është kjo te Kamenica.  Por ne karaçevasit edhe pse kemi dokumenta valide e zyrtare nuk  kemi përkraje nga instancat shtetërore të Republikës së Kosovës. Sidoqoftë një gjë duhe ta dijmë siguria e kësaj pjese të Kosovës nuk është në dorë të institucioneve të shtetit, që po na injorojnë, sepse  pa KFORIN e pa Brukselin zyrtar e pa Policinë e Kosovës nuk kemi mundësi të jetojmë të  qetë. Prandaj ajo që tash ne po bëjmë është që ta  falënderojmë  Brukselin zyrtar,  NATO-n, KFOR-in, në krye me SHBA-të sepse   e pa Amerikën s’kemi si të jetojmë e të mbetemi  gjallë. Duhet ta dij secili pushtetar se kur   ka murmurue në Mitrovicë  shkëndijat kanë rënë  në Karaçevë në rend të parë Megjithatë një shpresë  që na mbanë gjallë është mbështetja nga Amerika. Amerikanët nuk duhet të na lëshojnë nga dora, sepse krejtë sytë i kemi nga  mbreti i botës dhe detyrohemi ti themi ju faleminderit Amerikë për gjithë mundin që  keni dhënë për Kosovën e lirë e sovrane, që deri tash  të ruhet territori i Kosoves  në tërësi rreth 11.000 km. katrore! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".