Liberalizimi i vizave për kosovarët duhet ta zgjon Qeverinë nga gjumi, tregjet evropiane na e vjedhin fuqinë e shëndoshë punëtore

Liberalizimi i vizave për kosovarët duhet ta zgjon Qeverinë nga gjumi, tregjet evropiane na e vjedhin fuqinë e shëndoshë punëtore
Liberalizimi i vizave për kosovarët duhet ta zgjon Qeverinë nga gjumi, tregjet evropiane na e vjedhin fuqinë e shëndoshë punëtore

Hajrullah Ternava

  • 03 January 2024 - 20:25

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Tani më secili qytetar i Republikës së Kosovës e ka më të lehtë për të synuar dhe kontraktuar një vend punë ne shtetet e BE-së, sepse është një mundësi më e lehtë për arsyeje se të gjithë ata që shkojnë për qëllime turistike kanë mundësi të jenë në kontakt me një punëdhënës dhe aty për aty të rregullohet një marrëdhënie e punës. Kjo padyshim se do të ketë ndikimin e vet, mirëpo Qeveria, edhe spektri më i gjerë politik duhet të mendojnë seriozisht për shtetin, për ta parandaluar varfërimin e fuqisë punëtore nga një zbrazje konstante që do të ndodhë tash e tutje, edhe pse nuk do të ketë një ikje masive, për arsyeje se ne kemi pasur lëvizje të rinjve gjatë dy viteve të fundit që është një numër i madh që është larguar dhe përmes formave të ndryshme kanë arritur për të përfituar dhe punësuar gjithandej vendeve të BE-s.

 

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës sikur që ndodhi me fillimin e janarit 2024, është një e arritur politike e vlefshme që qysh nga paslufta qeveritë e tëra të Kosovës i kanë pasur këto pretendime t’ia arrijnë këtij qëllimi, e që tani s’paku nuk mundë të thuhet si më parë se Kosova është i vetmi shtet pa Liberalizim të vizave, dhe në këtë situatë varet se në çfarë spektri jepen vlerësimet. Por, kjo që ka ndodhur i ka anët edhe pozitive por i ka edhe anët negative, pozitive sikur u shpjegua se tani jemi në grup me shtete që presim anëtarësim në shtete të BE-së dhe institucione tjera ndërkombëtare, kurse ajo ana negative është që shumë të rinj kanë për të tentuar që të provojnë fatin e tyre për një punësim në shtete të perëndimit të BE-së, edhe që shumë nga ta kanë me u dëshpëruar, sepse përpos shpenzimeve të mëdha që kanë me i përjetuar, si për udhëtime si dhe harxhime gjatë qëndrimit në ato shtete, numër i madhe nga ata nuk kanë për ta gjetur veten që të inkuadrohen dhe kanë me u detyruar që të kthehen në Kosovë, por ata që gjenden ma mirë edhe munden me pas përfitime me punësimet e tyre dhe përfitime me rrogat e tyre. Prandaj gjithsesi se nga ky trend i udhëtimeve pa viza për të rinjtë rrezikon të sfidohet Kosova me mungesë të fuqisë punëtore, qysh gjatë këtij viti, pas fillimit të zbatimit të liberalizimit të vizave, prandaj mirë do ishte që të ndërmerren masat emergjente, masat e veprimit nga ana e institucioneve por edhe të bizneseve për të parandaluar një largim të pa kontrolluar të fuqisë punëtore, asaj që më së shumti i duhet tregut të punës, moshës së re dhe të mesme. Cilat duhet të jenë politikat ekonomike dhe ato sociale që duhet të fillon me urgjencë ti zbaton Qeveria e Kosovës për të krijuar klimë më të qëndrueshme dhe perspektivë për qytetarët në vend, që të mos e shohin largimin drejtë vendeve evropiane. Edhe pse për të drejtë për punësim e drejta e udhëtimit të lirë pa viza, krijon mundësi të mjaftueshme komunikimi nga qytetarët gjithandej e Evropës, për hulumtimin e tregut të punës. Ekspertët e fushës ekonomike ka kohë që kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të krijojë një strategji për të parandaluar ikjen e të rinjve nga vendi, në kërkim të vendeve të punës në tregjet e vendeve të BE-së. Tani më secili qytetar i Republikës së Kosovës e ka më të lehtë për të synuar dhe kontraktuar një vend punë ne shtetet e BE-së, sepse është një mundësi më e lehtë për arsyeje se të gjithë ata që shkojnë për qëllime turistike kanë mundësi të jenë në kontakt me një punëdhënës dhe aty për aty të rregullohet një marrëdhënie e punës. Kjo padyshim se do të ketë ndikimin e vet, mirëpo Qeveria, edhe spektri më i gjerë politik duhet të mendojnë seriozisht për shtetin, për ta parandaluar varfërimin e fuqisë punëtore nga një zbrazje konstante që do të ndodhë tash e tutje, edhe pse nuk do të ketë një ikje masive, për arsyeje se ne kemi pasur lëvizje të rinjve gjatë dy viteve të fundit që është një numër i madh që është larguar dhe përmes formave të ndryshme kanë arritur për të përfituar dhe punësuar gjithandej vendeve të BE-s…Njohësit e fushës së ekonomisë e shohin si shumë sfiduese sidomos periudhën e parë të liberalizimit të vizave, gjashtëmujorin e pare, kur padyshim se bizneset do të kenë sfidë, sidomos për ato kategori të fuqisë punëtore deficitare në perëndim, për të cilat shteti gjerman dhe disa vende tjera i kanë thjeshtësuar procedurat e aplikimit dhe të kontraktimit në mes të palëve. Të gjithë ata që shkojnë për qëllime të punësimit që i njohin profesionet që shteteve të BE-së ju nevojiten, edhe munden të punësohen, por duhen ta dinë edhe gjuhën e ati shtetit që e flasin qytetarët e ati vendi, por numër i madhe mundë ti vizitojnë ato shtete të BE-së, megjithëse vështirë e kanë që të por vështirë se mundë te inkuadrohen sepse përpos që duhen ta din gjuhën e atij shteti ku duan të punësohen, ata duhet ti njohin ato profesionet çfarë i kërkojnë ato shtete të BE-së, për një punësim të mundshëm të tyre, edhe që numër i madhe mbasi të ballafaqohen me ato halle e përvoja të tyre në ato shtete ku kanë udhëtuar, shpejtë do të kthehen dhe do ta kuptojnë se vendi ku kanë lindur është shteti dhe vendi më i vlefshmi dhe më i dashuri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".