A mund ta sulmoj Serbia Kosovën, apo çka parashohin vazhdimisht “nostradamus-ët” në tv-ët tona?

A mund ta sulmoj Serbia Kosovën, apo çka parashohin vazhdimisht “nostradamus-ët” në tv-ët tona?
A mund ta sulmoj Serbia Kosovën, apo çka parashohin vazhdimisht “nostradamus-ët” në tv-ët tona?

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 04 January 2024 - 12:59

Ushtria e Serbisë, gjithnjë e gatshme dhe ngacmuese përreth kufirit të Kosovës…!

Shkruan Akademik: Prof Dr: Hakif Bajrami 

Ka një kohë që nepër televizione po defilojnë Nostradamuasa (konspiracionistë) që pa asnjë skuqje flasnin se: “në fund të nëntorit 2023 do të ketë luftë në Kosovë”. Kaloi nëntori e tash jemi në janar 2024 por parashikimet e tilla groteske kanë mbetur pa asnjë vlerë. E vërteta, se pushteti neofshist serbian, është i interesuar për ta sulmuar Kosovën, tregon “kujdestaria” që i bërët këtij synimi me Kushtetutën e Serbisë, por që një shënim i tillë është diçka më tepër se një tigër prej letre shumë i demoduar. Por, çështja nuk është aq e thjsehtë në shiqim të parë nga informatat aleternative, si ëndrron dhe propogandon neofashizmi serbian. Madje, këtë psikozë të luftës së hapur në mes Serbisë dhe Kosovës, është kah  e mban edhe me finansa Rusia nazifashiste, sepse ka dëshirë që t` i mjegullojë projeksionet e saj okupuse në Urainë. Këto shtete që janë në luftë nga aspekti rreligjioz janë ortodokse.

Edhe më konkret, Ruisa për ta “amortizuar” agresionin e vet ndaj Ukrainës e deshiron  një luftë të gjatë në mes Izraelit dhe Hamasit, sepse luftës saj në Ukrainë nuk i shihet fundi. Por mbi të gjitha, Rusia dhe sateliti i saj Serbia nazifashiste, dhe me të gjitha mjetet po provojnë ta mbajnë Republikën e Kosovës në gjendje lufte, për ta promovuar si “vend të pasigurtë”, në mënyrë që asnjë firmë e huaj mos të vëndosë për të investuar në këtë shtet të ri, që ka dalur i përgjakur dhe i shkatrruar nga lufta disa dekadëshe. Në lidhje me këtë situatë në Glob, viti 2024 në një mënyrë do të jetë vit i sprovave të mëdha sepse janë zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në Rusi. E bota pas Covidit19, pas luftës në Gaza do të jetë edhe më e trazuar së pakur ushtarakisht dhe ekonomikishte në përgjithësi. 

Që të përgjigjemi në pyetjën e shtruar në titull a mundet Serbia ta sulmojë Kosovën më 2024, konsideroi se janë tri mundësi për t` u plasuar në tavolinë tërë çështja. 

Mundësia e parë është se: “Serbia mund ta sulmojë Kosovën”, aq më parë kur rreth kufirit i ka stacionuar 48 punke ushtrako policore. Madje Serbia thonë burimet zyrtare i ka tri brigada ushtarake, disa prej tyre ushtrojnë në stilin “Vagner II” në Rashkë dhe trajnohën nën komandën e Radojçiqit, të cilin Prokurori i Kosovës e  pati liruar dhe sot e asaj dite nuk i jep llogari askujt. Lidhur me këtë ka informata se forcat serbiane i ushtrojnë oficerët rus që janë në pension. E është e sigurtë se ka të tillë edhe nga armatat tjera evropiane, e që paguhën nga Beogradi. Të paktën historia na flet për këtë realitet.  Pra sulmi serbian ndaj Kosovës duhet mbështet te fitorja eventuale e Rusisë në Ukrainë. Ajo fitore tani kur shënohet fillimi i vitit 2024 është realsite, sepse realiteti në teren e tregon. Por në atë fitore si njohës i historisë nuk besoi, për dy shkaqe: Rusia është e kalbur në ndërgjegje; Rusia është e fortë në sulm të përbaltur, por  kur të fillon faza e mbrojtjës rusët do t` i humbas të dy shansat. Në këtë grackë mund të bien gjeneralët serbian,  sepse ushtarin serbian e drejton mendjemadhësia e jo forca dhe dituria. 

Serbia pra mbi këto projeksione mund të futët në avanturë të re në Kosovë, pa llogaritur se është e armiqësuar me të gjitha shtetet që e rrethojnë. Po ajo avanturë i ka dy skaje. Së pari për faktin se Kosova ka disa parti të vogla, medje me cenzus të pranuar, por rrugaqëria dhe injoranca e tyre është përtej çdo projeksioni matematikor dhe luftarak, sepse luftojnë për pushtet e Intelegjenca e Britanisë duhet për t` u treguar se u janë “mbushur manastirët serbiane me armatim”!. 

Varianti i dytë është se Serbia nuk mund ta sulmojë Kosovën sepse këtu është KFOR-i (Institucion i NATO-s) dhe rrezultati i luftës dihet. 

Mundësia e tretë është politike, që Kosova të mbahet si vend i pasigurtë dhe në të mos të investohet fare. E në këtë pikë më tepër është kah “ dezinveston” BE sepse e ka marrë Çështjën e Kosovës në Kompetencë për brenda, pa pasë të paktën dëshirë që ta zgjidhë. E vërteta, drejtuesit e BE-s janë emruar presonalitete me prapavi të ulët-meskine, personalitete që vijnë nga vendet që janë kundër shtetit Kosovës, kundër pavarësisë saj. Pra, BE nuk ka as vullnet e as forcë për të vendosë paqe në Kosovë. Lidhur me këtë, edhe pse Gjermania dhe Franca në kohën e fundit disi e kanë marrë flamurin e zgjidhjës së çështjes Kosovës, këto shtete kanë në mes tyre divergjenca ideore dhe gjeostrategjike.

Franca është tinzishtë pro Ruso –Serbe. Kurse, Gjermania është pro Amerikano Angleze, që do të thot pro shtetit dytë shqiptar. Ndërsa mundësia e zgjidhjës së çështjes Kosovës është e participuar dhe çështja disi po mbetet e ngrirë “jashtë frigoriferit”, krejtë me qëllim dersa t` i barazojnë llogaritë superfuqitë (SHBA dhe RUSIA), e ato barzime nuk janë as në horizont. Mu për këtë shkak, lufta e Opozitës për pushtet në Kosovë është aq kontra produktive, sa që në disa momente ka barasvlerë tradhtie. E që të largohen nga këto pozicione: PDK, LDK dhe AAK duhet investojnë në programe pro popullore që kur të vijë radha ta marrin votën e popullit, të tregojnë se vërtetë e kanë merituar. Por, kështu si po veprohet me sulme meskine, vetëm sa po sharrojnë në moçalin e tyre politik, të injorancës.  

Serbia buzë luftës civile pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023 

 Për ta amortizuar çdo mundësi të mbrojtjës së integritetit Kosovës, Beogradi zyrtar më 24 shtator 2023 organizoi sulm të armatosur në Veri të Kosovës. Me atë sulm synohej të riokupohej veriu i Kosovës dhe pushteti në Prishtinë të qitët para aktit kryer. Veprimet e pastajme serbiane, sot çdo politikan i ka të njohura. Dhe kur ndodhi 24 shtatori në Banjëskë, për zgjedhjet parlamentare dhe komunale në Serbi ishte lëshuar kumti nepër koluaret politike: “Po kthehemi si triumfalista, sepse armatimi i bandës së Radojçiqit kishte atë pamje trishtuese, në shiqim të parë: i maskuar me thika dhe shkorpion e automatik, por edhe armatim të rëndë për tri brigada. E mos të harrojmë, se kishte ai grup thika dhe mjete shpërtyese, sa për ta mbajtur grykën e Ibrit në luftë aktive deri sa të intervenon ushtria, plan ai që ishte lejuar nga Aleksander Vuçiqi dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. E me atë rrethanë, Opozita serbiane ishte e kënaqur, për shansën e krijuar, që do të thot se ka pasë veprime informative dhe kontrainformative për veprim agresiv, deri në detale.

BE (Brukseli) në anën tjetër do të poshtrohet shumë keq nga Sherbimi Intelegjent Anglez, sepse me kohë i siguroi informatat rreth planit të “Vagnerit II”, prandaj Boreli dhe Lajçaku shpresonin dhe atë detyrë e kryen duke ngritur hallakamë se: zgjedhjet në Serbi do të janë fer dhe demokratike. Por, kurse Rusia i dërgoi agjentët e vet në fillim të nëntorit në Bosnje për t` i transferuar edhe në Veri të Kosovës, duke bërë presion dhe organizim zgjedhor, në mënyrë që votimi të kryhet në favor të partisë në pushtet, e cila po provon të jetojë në dy karrika: me Rusinë në miqësi; me Perendimin në “harmoni”. E Perendimi është shumë i kënaçur nga fjalët. Sidomos janë të kënaçur Josip Borreli spanjoll dhe Llajçaku sllovak, sepse vet flasin e vet vulosin pa konkurencë. 

Të përgjigjemi në pyetje se a do të shpërthej lufta civile në Serbi?  

Në bazë të rrethanave që janë krijuar, luftë civile në Serbi nuk do të ketë, sepse prioritet i “luftës për Beogradin është Kosova”. Por, informatat vërtetojnë se nuk do të ketë as mësymje (diverzione) ushtrake kah Kosova, sepse Serbia nuk është Izrael e as Aleksandri nuk është Natanjah. Po A. Vuçiq ka mbështetje te Putini i palgosur, kurse Natanjahu e ka mbështetje te Bajdeni që zgjedhjet i ka ante portas, por që dirigjon me fuqi në tërë Globin. E te fuqia e Bajdenit pushon një pjesë jo e vogël e përqindjës së sovranitetit Kosovës. Prandaj lufta është tani për tani gati e pamundur, sado që ngritët pluhur edhe nga  opinionistët, konspiracionistët, madje edhe nga pushtetarët!. E propoganda ndodhë për konsum fluid dhe insufient. Kuptohet se ajo propogandë po ndodhë, por askush nuk është kah e “blenë”, për pesë cent “kilogramin”. 

 Po,Serbia do të provojë luftë në Kosovë edhe në një rrethanë shqetësuese si fenomen: nëse BE ose KS OKB e obligojnë për t` i paguar reperacionet e luftës për fajet në Bosnje dhe Kosovë. Por, pas këtij akti pothuej se të pamundshëm, pushteti serbian do të provojë përmes Rusisë dhe Kinës, të paktën  në KS OKB të ushtrojë veto. Ndërsa në BE një detyrë të tillë do ta luante Franca. E siguruar deri në këtë shkallë Kryentarja e Qeverisë serbiane guxon të deklarojë hapur se : “Serbia nuk do ta nënshkruaj planin franko-gjerman në asnjë variantë”. Kjo do të thot, se Sherbimi alternativ (informativ) në Serbi është shumë më i sigurtë se sa çdo projekt tjetër zyrtar që dihet. 

Edhe një sollucion është alternativ që Serbinë e largon nga lufta, sepse në atë rast e ka shansën që ta humbë ish Sanxhakun e Nishit që quhej deri më 1877 Shqipnia e Vjetër. Prandaj, plagët që i kanë shkaktuar Fuqitë evropiane Ballkanit, e sidomos Shqiptarëve tani për tani janë të pariparueshme në të gjitha fushat, me përjashtim të themelimit të shtetit Kosovës, por që është projekt shqiptaro-amerikan, në çdo lëmi dhe kohë, duke u izoluar diplomacia evropiane publikisht sidomos në Rambuje. Mu për këtë, ky projekt është me garancion sidomos nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë nga viti 2010. Kjo do të thot se Republika e Kosovës është shtet i garantuar, por që duhet investojë në sherbimin intelegjent, në ushtri, polici, në arsim, shëndetësi dhe ekonomi mbi të gjitha si shtet i së drejtës ku garantohet mendimi, fjla dhe veprimi i lirë ndryshe. 

Shkrimi i kushtohet Shkollës Kombëtare të Adem Demaçit! 

Prishtinë, më 4 janar 2024 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".