Formula e pajtimit historik mes Kosovës dhe Serbisë, rikthimi i tokave të grabitura padrejtësisht

Formula e pajtimit historik mes Kosovës dhe Serbisë, rikthimi i tokave të grabitura padrejtësisht
Formula e pajtimit historik mes Kosovës dhe Serbisë, rikthimi i tokave të grabitura padrejtësisht

Gani Qarri

  • 05 January 2024 - 22:50

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Krejt kjo dëshmon se gjendemi në momentin vendimtar, kur duhet krijuar një platforme e re mbarëkombëtare shqiptare, kur dihet se edhe Kosova nuk do të mundë të ketë të ardhme në mënyrën sikur që është tani, siç nuk mund të ketë as Shqipëria të ardhme të sigurte, pa Kosovën, kështu që Kosova duhet ti kthehet sa më parë trungut dhe emrit të saj të vjetër  Dardani, vizion dhe busull veprimi që edhe Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova e la trashëgim të zyrtarizuar, me simbolet. Himnin, flamurin dhe stemën e Republikës së Dardanisë. Pra tani është çasti më i duhur, që shqiptarët të ri zgjohen dhe ta gjejnë mënyrën më të mirë për tu riorganizuar dhe realizuar kufijtë autokton etnik, njëherë e përgjithmonë, pasi që edhe me Serbinë ka vetëm një mundësi, paqeje, duke rivendosur kufijtë e vitit 1956, ndryshe nuk mundë të negociohet, as arrihet marrëveshje me Serbinë sepse kushdo që deri tash ka biseduar ndryshe me të, e ka parë qartë, që ka qenë gabim, dhe ishte vetëm humbje kohe, pa arritur asnjë qëllim.

 

 

Evropa medoemos duhet, e mbase një ditë edhe do të detyrohet, ti shpalos të gjitha faturat e palosura ndër shekuj, të borxhit të vjetër e të ri, që ndër shekuj ua ka shqiptarëve, duke reflektuar veçanërisht me hyrjen e Shqipërisë në BE ku Shqipëria duhet ta ketë pozitën në krye të vendit sepse Evropa u ka shumë borxh trojeve shqiptare, duke filluar nga Rusia me aleatët e saj, së cilës i është bashkangjitur edhe Greqia e Serbia dhe shtetet tjera pan sllaviste, të cilat padrejtësisht i kanë sulmuar, copëtuar dhe pushtuar me forcë trojet etnike shqiptare, qysh para 200 vitesh. Ndaj dhe një nga arkeologët më të mirë të Evropës, arkeologu i famshëm polak me emrin Pjoter Dicek, jo rastësisht, thotë se në studimet e shumë Albanologëve Evropianë e Amerikanë del se gjuha shqipe është gjuha më e vjetra në Evropë dhe një ndër më të vjetrat edhe në botë, kurse “Populli shqiptar arrin diku tek shifra e 20 milionë banorëve në gjithë botën, e vërtetë kjo, që fatkeqësisht kurrë deri më tani, nuk është pranuar nga BE. -Tani kur fatbardhësisht, në Gadishullin Ilirik, kemi dy shtete shqiptare me Shqipërinë në NATO dhe Kosovën shtet të ri, në ndërtim e sipër, është koha e duhur, që të shfrytëzohet ky moment vendimtar për rishikimin historik dhe politiko strategjik të unifikimit të trojeve etnike shqiptare duke bërë kthesën e madhe në korrigjimin e gabimeve dhe padrejtësive të mëdha, të shkaktuara ndër shekuj kundër shqiptarëve me rishkrimin e historisë dhe bashkimin përfundimtar të trojeve tona autoktone në Shqipërinë etnike apo në një Federatë Shqiptare! Në anën tjetër, sapo Shqipëria të hyjë në BE, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim mbi 50 miliardë euro nga të gjitha shtetet që i kanë dëmtuar trojet e saj etnike-autoktone, fakt që më së miri e dinë SHBA, i cili ishte edhe motivi kryesor, që SHBA e futi Shqipërinë në NATO. Kështu që, në qoftë se Shqipëria, së shpejti hyn edhe në BE, shumë shtete jo vetëm duhet ta ndërrojnë historinë e tyre të rrejshme e grabitqare, por do të fillojnë edhe të copëtohen, siç ka deklaruar arkeologu i mirënjohur polak Pjoter Dicek! Dicek shton po ashtu se Shqipëria është një komb me troje dhe popullsi të shpërndarë në mbi 5 shtete të rajonit, kështu që edhe harta demografike në BE, detyrimisht do të ndryshohet, gjë që duke pasur popullsinë në moshë më të re në Evropë 35-42 vjeç dhe krahun e punës së lirë, automatikisht në një kohë prej 20 vitesh, BE rrezikon edhe shpërbërjen, pasi që gati 50% e gjithë industrisë Evropiane, duhet të transferohet në Shqipëri dhe për rrjedhojë mund të ketë tensione në BE. KonkIuzioni i Pjoter Dicek është, është se: Me hyrjen e Shqipërisë në BE, do të bien historitë e gënjeshtërta, të deritanishme, ndryshon popullsia për 20 milionë dhe bien shtetet faIIco, me çka detyrimisht rrezikohet BE, këto janë motivet. Përndryshe Pjoter Dicek është një nga arkeologët më të mirë në Evropë, ai ka mbaruar arkeologjinë në Varshavë, specializimin në Rusi, masterin në Hamburg të Gjermanisë, i cili shquhet për gërmimet arkeologjike në Bosnjë ku zbuloi edhe Piramidat Ilire! Vet historia e dëshmon se në krejt Greqinë para 200 vitesh është folur vetëm shqip dhe gjuhë zyrtare ka qenë gjuha shqipe, nuk kanë qenë më shumë se 10-15% grupe të margjinalizuara Helene, derisa ka ardhur Rusia pushtuese, e cila i ka detyruar shqiptarët ortodoks, që ishin shumica e popullsisë në vend, të deklarohen helen, duke shfrytëzuar priftërinjtë shqipfolës, që kanë qenë të krishterë ortodoks. Pushtuesi rus ju ka thënë se ju jeni ortodoks dhe si të tillë jeni edhe grek, pra i ka tjetërsuar dhunshëm, dhe përmes kishës së ndikuar nga Rusia, i kanë detyruar popullatën shqiptare ortodokse të regjistrohen si grek, dhe akoma pa qenë e shkruar gjuha greke, e kanë shpikur alfabetin grek, për ti asimiluar shqiptarët, zhdukur gjuhën shqipe dhe shuar kombin shqiptar në Greqi. Por tani kanë nisur të gjenden librat nga historianët e rinj shqiptar, që e dokumentojnë këtë realitet të hidhur, e që tash ajo vazhdimësi e mbrapsht, fatkeqësisht po formësohet nga Edi Rama i cili përmes grupeve të rrjetit të drogës ka krijuar makineri antikombëtare shqiptare e cila është e lidhur me rrjetet mafioze të botës, nga Venezuela, në Guatemalë, Amerikën latine e kudo tjetër, e ku vet Edi Rama është bërë bosi i gjithë atyre grupeve kriminale. Prandaj ka ardhur koha për zgjimin e të gjithë shqiptarëve dhe bashkimin e tyre, në një trung dhe shtet të përbashkët kombëtar, a një Republikë Federale, të trojeve shqiptare, në të cilën përveç Shqipërisë së sotme që dikur kishte emrin Arbëri, do të përfshihej edhe Dardania, ku përveç Kosovës bënin pjesë edhe trojet shqiptare nën Maqedoni, përfshi Novi pazari, Tutini e deri në kufijtë e Bosnjës, ku shtrihej Dardania e vjetër, që serbët dhe sllavistët qëllimisht i ndryshuan emrin me një toponim sllav duke e quajtur Kosovë. Krejt kjo dëshmon se gjendemi në momentin vendimtar, kur duhet krijuar një platforme e re mbarëkombëtare shqiptare, kur dihet se edhe Kosova nuk do të mundë të ketë të ardhme në mënyrën sikur që është tani, siç nuk mund të ketë as Shqipëria të ardhme të sigurte, pa Kosovën, kështu që Kosova duhet ti kthehet sa më parë trungut dhe emrit të saj të vjetër-Dardani, vizion dhe busull veprimi që edhe presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova e la trashëgim të zyrtarizuar, me simbolet. Himnin, flamurin dhe stemën e Republikës së Dardanisë. Pra tani është çasti më i duhur, që shqiptarët të ri zgjohen dhe ta gjejnë mënyrën më të mirë për tu riorganizuar dhe realizuar kufijtë autokton etnik, njëherë e përgjithmonë, pasi që edhe me Serbinë ka vetëm një mundësi, paqeje, duke rivendosur kufijtë e vitit 1956, ndryshe nuk mundë të negociohet, as arrihet marrëveshje me Serbinë sepse kushdo që deri tash ka biseduar ndryshe me te, e ka parë qartë, që ka qenë gabim, dhe ishte vetëm humbje kohe, pa arritur asnjë qëllim. Kjo e detyron Qeverinë aktuale, për tu kthyer në kufijtë e shtetit të Dardanisë, të cilët kanë qenë kufijtë e shqiptarëve, dhe që këtë Dardani, pra Kosovën e sotme ta bëjmë të bashkëjetoj në nivel federativ me Shqipërinë, duke marr me vete edhe jugperëndimin e viseve shqiptare në Serbi dhe Kosovën lindore, Preshevën, Bujanovcin e Medvegjen, për krijuar ujdinë e shpejtë të zgjidhjes me Serbinë, pa humbje të mëtejme kohe. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të mund të vinte shumë shpejtë, duke ndërmarrë të dy parlamentet vendime reciproke, me ç`rast Kosova, paraprakisht do të vendoste për ndërrimin e emrit zyrtar nga Kosovë në Dardani, të cilës mundë ti bashkëngjitej secila pjesë e saj, duke filluar nga trojet shqiptare nën të ashtuquajturën Maqedoni Veriore, bazuar në princip të vetëvendosjes, që si e drejtë e çdo populli, nuk mund ti mohohet as populli shqiptar. Në krejt këtë proces Evropa duhet ta ketë kujdesin që pas 200 shumë vitesh, ta pranojë përfundimisht këtë realitet, pasi që shqiptarët vuajtën mbi 200 vite falsifikim të historisë dhe ushtrim të paparë të dhunës ndaj tyre nga pushtimi prej vendeve fqinje, përderisa edhe librat nga perandoria osmane, flasin qartë në favor të shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike. Madje, ato dëshmojnë për të gjitha periudhat, që nga Bizanti e deri te romakët, dhe nuk ekziston asnjë arkiv Historik që nuk ka dokumentacione të tilla, që nga Franca, Anglia, Italia, Gjermania, Austria etj, prandaj mbi bazën e po atyre dokumenteve ne duhet të krijojmë program unik për krijimin e Shqipërisë etnike dhe shtetin e unifikuar shqiptar me të gjitha trojet ku flitet e jetohet shqip duke u bashkuar të gjitha viset e banuara me shqiptar të Dardanisë dhe Shqipërisë, në një Republikë Federative të Shqiptarëve!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".