Kosova dhe siguria e saj pa vonesë nën ombrellën e NATO-s

Kosova dhe siguria e saj pa vonesë nën ombrellën e NATO-s
Kosova dhe siguria e saj pa vonesë nën ombrellën e NATO-s

Skender Mulliqi

  • 05 January 2024 - 23:00

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Politikat e jashtme të Kosovës duhet fokusohen në inkuadrim të strukturave të BE-së dhe në NATO. Kjo do të bënte që Kosova të këtë siguri të madhe politike dhe të mbrojtjes të shtetësisë, që po na rrezikohet nga hegjemoninizmi agresiv serbo rusomadh në rajon. Ky adresim në politikat e jashtme sigurisht së kërkon përforcime të reja politike më kuadro të zot .

 

Cilat zhvillime politike do të sjellë viti 2024? Qeveria e Kosovës gjithnjë e më shumë po konsolidohet në politikat e brendshme dhe sidomos në politikat e jashtme. Për herë të parë gjeti zbatim vendosja e rendit dhe të ligjit në veri të Kosovës. Prioritet sigurisht për vitin sa po kemi hy, do të jetë çështja e punësimit dhe të kategorive të ndryshme sociale. Pastaj, duhet fokusuar në ngritje të ekonomisë të vogël dhe asaj të mesme , por edhe të industrisë për të ulur edhe më shumë nivelin e të pa punësuarve, si dhe largimet nga Kosova. Duhet te vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe konfiskimeve të pasurive të pa ligjshme .Nuk duhet harruar këtu së kjo Qeveri ka merita pse pas 24 vitesh qytetarët nga Kosova po lëvizin lirshëm për në shtetet e Evropës. Rritja e mirëqenies sigurisht se duhet të ndodhë , kur dihet për koston e lartë të jetesës në krahasim më pagat relativisht ende të vogla. Ka sigurisht edhe shumë objektiva të tjera zhvillimore të cilat duhet të arrihen. Politikat e jashtme të fokusohen në inkuadrim të strukturave të BE-së dhe në NATO. Kjo do të bënte që Kosova të këtë siguri të madhe politike dhe të mbrojtjes të shtetësisë, që po na rrezikohet nga hegjemonizmi agresiv serbo rusomadh në rajon. Ky adresim në politikat e jashtme sigurisht së kërkon përforcime të reja politike më kuadro të zot .Vëmendja duhet fokusuar në forcimin e marrëdhënieve me botën perëndimore dhe veçmas me Amerikën mike. Bisedimet me Serbinë , nëse nuk kërcet lufta e re siç po e kërkojnë më ngulm diktatori i madh Putin më diktatorët e vegjël në Ballkan, në krye më Vuçiqin, duhet të hynë në një fazë të re shumë më proaktive së deri më tash. BE nuk u tregua shumë e zonja që proceset ti dërgon përpara, madje ishte e njëanshme në zhvillimin e dialogut Kosovë -Serbi, duke e përkëdhelur këtë të fundit , me në krye më çetnikun Aleksandër Vuçiq, i cili në zgjedhjet e fundit u përforcua më radikalët Sheshel dhe Nikoliq, dy protagonistë të tjerë të çetnikizmit. Vuçiqi i fitojë zgjedhjet duke i vjedhur votat. Ky po vazhdon të shantazhon perëndimin, duke u futur në gjirin e Rusisë dhe të Kinës. Në Bosnje e Hercegovinë , Dodik po kërcënon me shkëputje, kurse në Kosovë kriza në veri po vazhdon, si produkt i shovinizmit, për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Serbia do të jetë serish burim krizash në rajon. Vuçiqi krahas kërcënimeve permanente për luftë, po vazhdon lojën politike me kohën. Ai është duke i pritur zgjedhjet në BE, dhe ato në Amerikë, që do të mbahen këtë vit. Por, sigurisht së presidenti serb, është duke llogaritur që Putini të dalë fitues në luftë më ukraniasit, të cilët po e mbrojnë shtetin sovran të tyre. Kur jemi këtu nuk duhet harruar së një rol të madh në paqen në Evropë ,e ka edhe ndalja apo vazhdimi i luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rrypin e Gazës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".