Këto janë tri sukseset e dialogut Kosovë Serbi të cilat nuk mundë të nënçmohen, ja ka vlerë të bisedohet dhe duhet akoma të vazhdohet

Këto janë tri sukseset e dialogut Kosovë Serbi të cilat nuk mundë të nënçmohen, ja ka vlerë të bisedohet dhe duhet akoma të vazhdohet
Këto janë tri sukseset e dialogut Kosovë Serbi të cilat nuk mundë të nënçmohen, ja ka vlerë të bisedohet dhe duhet akoma të vazhdohet

Blerim Burjani

  • 07 January 2024 - 08:50

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Lëvizja me tabela të automjeteve është njëherë për njëherë e arritura më e madhe politike e dialogut,menaxhimi i kufijve dhe kodi 383. Me këto të tria, përkundër shumë marrëveshjeve të pa zbatuara në të gjitha variantet ia ka vlejtur dialogu, dhe gjithmonë është vlera më e shenjtë njerëzore gjetja e rrugëve dhe zgjidhjeve.

 

Mendoj se është mençuria me e lartë politike marrja e vendimit që njerëzit pa dallim etnie, religjioni, statusi social dhe ekonomik të lëvizin lirshëm pa barriera burokratike të kufizimit të lirisë së lëvizjes, pa marr parasysh bindjet politike dhe përkatësinë e prejardhjen shtetërore. Vetëm një qasje tillë politike ndër fqinjësore dhe më gjerë mundë të quhet si model besnik i demokracisë perëndimore. Pra këtu fitojnë qytetarët e jo politikanët. Lëvizja me tabela të automjeteve është njëherë për njëherë e arritura më e madhe politike e dialogut,menaxhimi i kufijve dhe kodi 383. Me këto të tria, përkundër shumë marrëveshjeve të pa zbatuara në të gjitha variantet ia ka vlejtur dialogu, dhe gjithmonë është vlera më e shenjtë njerëzore gjetja e rrugëve dhe zgjidhjeve. Kosova dhe Serbia duhet ta përmbyllin dialogut për të mirën e të dy popujve , pra dialogu s’ka alternativë përveq zgjidhjes që duhet të bëhet. Herët apo vonë rrymat nacionaliste do të gjunjëzohen nga demokracia perëndimore. Pra kush nuk beson në këtë demokraci është në rrezik e tashmja dhe ardhmja, por të shpresojmë se do të ketë nivelizim të plotë një pajtim, dhe paqja e harmonia do të dominojnë në rajon ku do të triumfoj popujt dhe paqja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".