Qytetarët kanë të drejtë kryetar Përparim Rama, nuk ju kanë votuar për premtime të kota dhe mbajtjen e Prishtinës të bllokuar

Qytetarët kanë të drejtë kryetar Përparim Rama, nuk ju kanë votuar për premtime të kota dhe mbajtjen e Prishtinës të bllokuar
Qytetarët kanë të drejtë kryetar Përparim Rama, nuk ju kanë votuar për premtime të kota dhe mbajtjen e Prishtinës të bllokuar

Dardan Grapci

  • 10 January 2024 - 16:26

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Kryetari Rama duhet ta ketë parasysh që mungesa e projekteve të mëdha urbanistike që i ka premtuar, gjithashtu edhe kjo rrugë e bllokuar, do ti nxjerrë probleme edhe në vitin 2030, kur në Kosovë do të organizohen Lojërat Olimpike Mesdhetare , prandaj duhet fillohet urgjentisht me zhvillimin e projekteve të reja, edhe nga sektori publik edhe nga ai privat. Duhet të krijohen qendra rekreative dhe rrugë e sheshe të reja shtesë për qarkullim, si dhe parkingje të reja publike e private, dhe jo të mbyllen edhe rrugët ekzistuese e të mos lejohet të fillohet me ndërtimet e reja për çka po presin projektet e gatshme vetëm për leje ndërtimore.

 

 

Mendoj që qytetarët e Prishtinës me të drejtë do të protestojnë kundër këtij plani, dhe shpresojë që Përparim Rama do të detyrohet ti dëgjojë dhe zbatoj kërkesat e tyre të drejta, ose së paku le të ju krijojë një rrugë tjetër dhe jo të mbyllet krejtësisht ajo rrugë duke i lënë banorët e asaj zone të bllokuar, sidomos ata që përdorin vetura dhe mjete të tjera transporti që tani me e kanë të ndaluar. Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, para se të fillonte për ta bllokuar rrugën Xhorxh Bush, është dashur të krijonte një plan alternativ për qytetaret e asaj zone e jo me ju vështirësua qarkullimin. Gjithashtu nga ky bllokim i rrugës kanë pësuar edhe bizneset të cilat gjenden në këtë zonë, andaj i bëj apel Kryetarit të Prishtinës që menjëherë le të jua bën qytetareve një zgjidhje për të jua lehtësuar jetën dhe qarkullimin, ose sipas kërkesës së tyre le ta liron rrugën Xhorxh Bush për qarkullim, rrugë kjo që me kohë është ndërtuar, planifikuar dhe do të duhej funksionuar si arterie jetike për zhvillimin normal të jetës dhe punës në këtë zonë të qytetit. Kryetari Rama duhet ta ketë parasysh që gjithashtu kjo rrugë e bllokuar do ti nxjerrë probleme në vitin 2030 kur edhe Kosova do të organizohen Lojërat Olimpike Mesdhetare, prandaj duhet të krijoj rrugë të reja shtesë për qarkullim si dhe parkingje të reja publike e private dhe jo të mbyllen rrugët ekzistuese. Këtë e them sepse shumë vizitor do të vijnë në Prishtinë gjatë Lojërave Olimpike Verore 2030, dhe duhet me i pas gati parkingjet dhe rrugët e qarkullimit të shtuar sepse ndryshe Prishtina do të gjendet në një kolaps të pa parashikueshëm urbanistik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".