Sanksionim dhe izolim ndërkombëtar kundër Vuçiqit, mjeti i vetëm për rrëzimin e pushtetit të tij kriminal e diktatorial

Sanksionim dhe izolim ndërkombëtar kundër Vuçiqit, mjeti i vetëm për rrëzimin e pushtetit të tij kriminal e diktatorial
Sanksionim dhe izolim ndërkombëtar kundër Vuçiqit, mjeti i vetëm për rrëzimin e pushtetit të tij kriminal e diktatorial

Skender Mulliqi

  • 10 January 2024 - 18:19

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Demokracia nuk mund të ekzistojë atje ku kemi njerëz të mjerë siç është Serbia. E gjithë garnitura politike në Serbi të sotme , janë despote dhe tiranë .Diktatura e instaluar në Serbi mund të çmontohet nëse largohet Vuçiqi nga pushteti, e si mënyra më e mirë është vendosja e sanksioneve ekonomike dhe mos lejimi i Vuçiqit të hyjë askund në vendet evropiane. Edhe pse në Evropë është përmbysur moti sistemi i egër diktatorial, ende në disa shtete autokratet janë gjallë madje të fortë. Të tillë e kemi Putinin në Rusi, Vuçiqin në Serbi, e disa diktatorë të tjerë më të vegjël. Këta dy autokrate po e sundojnë popullin e vet, dhe po pretendojnë ti sundojnë edhe shtetet e ish bllokut politik të Lindjes.

 

Pak të zbërthejmë nocionet së çka nënkuptojmë më nocionin Demokraci dhe çka nënkuptojmë më nocionin Autokraci. Demokracia në pika të shkurtra siguron stabilitet dhe çka është më e rëndësishmja , funksionim të duhur të institucioneve. Demokracia është e zhvilluar atje ku institucionet janë të qëndrueshme, dhe ku Qeveria e secilit shtet duhet të funksionojë konformë kësaj. Demokracia siguron barabarësi të qytetarëve dhe shtet të së drejtës , duke e përjashtuar çdo formë të arbitrariteti. Pastaj siguron pluralizëm partiak , ku pushteti ndërrohet më votën e lirë , më zgjedhje të fshehta , të ndershme dhe të lira . Në kontest të saj në demokraci të mirëfilltë kemi media të lira dhe të pavarura nga ndikimi i pushtetit. Kjo është e rregulluar mirë më ligj. Kur jemi këtu duhet theksuar së rol të madh në funksionimin e demokracisë ka rëndësi niveli i arsimimit dhe të kulturës së popullatës. Demokracia nuk mund të ekzistojë atje ku kemi njerëz të mjerë siç është Serbia. E gjithë garnitura politike në Serbi të sotme , janë despote dhe tiranë .Diktatura e instaluar në Serbi mund të çmontohet nëse largohet Vuçiqi nga pushteti, e si mënyra më e mirë është vuarja e sanksioneve ekonomike dhe mos lejimi i Vuçiqit të hyjë në vendet evropiane .Presidenti i Serbisë, më veprimet e deritashme të politikave tipike diktatoriale dhe pushtuese ndaj shteteve të rajonit, e veçmas ndaj Kosovës, është duke e rrezikuar funksionimin e demokracisë liberale evropiane. Vuçiqi po e ruan pushtetin përmes represionit politik ndaj një pjese të madhe të shoqërisë atje, dhe në planin e jashtëm po përdorë format e shantazhit dhe të kërcënimeve për luftë të re në Kosovë. Ai po e kontrollon publikun e gjerë në Serbi, më mekanizmat e propagandës , duke u bazuar në ideologji, fe, dhe armiqësi të madhe ndaj popujve jo serb në Ballkan. Sundimtarët autokratë në Rusi dhe në Serbi, po mendojnë të kthejnë kohën e diktaturave të egra të kohës së komunizmit, duke ushtruar hegjemoni të hapur dhe apetite për pushtime. Këtë gjë nuk ishte dashur të lejon bota demokratike e cila ka investuar shumë në liritë elementare njerëzore dhe në demokracinë liberale. Çmontimi i krizës në veri të Kosovës të prodhuar nga radikalët dhe terroristët në pushtetin e Serbisë mesjetare, por edhe në Mal të zi dhe në Bosnje, është në dorën e faktorit ndërkombëtar. Ky vit mendojë së do të jetë vit i thyerje të mëdha ,edhe në planet gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Evropën e kapluar më luftën në Ukrainë , luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, dhe krizën për luftë në Ballkan e cila po sponsorizohet nga Putin dhe Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".