Aleksandër Vuçiq nuk duhet lejuar të tallet më BE-në dhe Amerikën, duke planifikuar hapjen e frontit të tretë të luftës edhe në Ballkan

Aleksandër Vuçiq nuk duhet lejuar të tallet më BE-në  dhe Amerikën, duke  planifikuar hapjen e frontit të tretë të luftës edhe në Ballkan
Aleksandër Vuçiq nuk duhet lejuar të tallet më BE-në  dhe Amerikën, duke  planifikuar hapjen e frontit të tretë të luftës edhe në Ballkan

Skender Mulliqi

  • 13 January 2024 - 08:07

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Brukseli dhe Uashingtoni mjaftë gjatë i toleruan politikat luftënxitëse të Vuçiqit në rajon. Presidenti serb, më të madhe është duke e shtyrë idenë e ndarjes të Kosovës, duke nxitur shpërthim krizash edhe këtë vit. Mos ndryshimi në kreun e Serbi, edhe pas këtyre zgjedhjeve konfirmon përcaktimet politike, për tendencën e Vuçiqit për ndryshim të kufijve më dhunë në Ballkan. Kampi shovinist politikë në Beograd do të vazhdojë më politikat e viteve të 90 të shekullit të kaluar, nëse nuk i shtohet presioni i Perëndimit dhe Amerikës. Kosovës duhet hapur dyert në OKB , në inkuadrim në strukturat e BE dhe në NATO.

Kjo është më duket formula më e mirë për ti ndaluar autokratet Putin dhe Vuçiqi, që më hapjen e frontit të tretë të luftës edhe në Ballkan, ti realizojnë idetë për botën ruse dhe për botën serbe. Shërbimet inteligjente serbe dhe ruse kanë filluar të operojnë më të madhe në rajon , që sa më shumë të krijohen incidente ndëretnike deri në eskalim të ndonjë konflikti ushtarak. Viteve të fundit është intensifikuar veprimtaria subversive e kleronacionalizmit .Këta kanë për synim forcimin e lidhjeve të ultranacionalizmit së bashku më Kishën Ortodokse Serbe .Incidentet që ndodhen këtyre ditëve me Sandulloviqin , më arrestimin e pjesëtarit të UÇK, rrahjen e shqiptarëve në Zelenicë të Malit të Zi nga serboqetnikët , e kërcënime të tjera, sigurisht së nuk janë të rastësishme.

U rrahën pse janë shqiptarë midis magjistrales të Adriatikut. Vuçiq dhe radikalët e tjerë në pushtet kanë vënë në funksion propagandën gebelsiane. Vuçiqi nuk duhet lejuar të tallët më BE dhe Amerikën. Ai hapur është duke testuar fuqinë e tij , për të arritur objektivat e kamotshme për Serbi të Madhe, duke i ndëshkuar shqiptarët, me marrjen e serishme të pjesës më vitale të Kosovës. Vuçiqi ka kompletuar garniturën e fashistëve në pushtet në Serbi, më Nikoliçin dhe Sheshelin, Porfirijen, në Bosnje ka Dodikun dhe në Mal të Zi , Mandiçin.

Bota Perëndimore duhet të ndalon sa më herët politikat e tilla, të cilët më sundimtarin Vuçiq në Serbi, mund të sjellin trazira në rajon. Pas tragjedisë më të madhe pas luftës së Dytë Botërore, që solli regjimi i Millosheviqit, eksponenti i tij politik, Aleksandër Vuçiqi në Beograd po ringjallë botën serbe. Patriarku Porfirije dhe peshkopët po e mbështesin regjimin kriminalë të Vuçiqit. Për këto dhe shumë e shumë arsye të tjera ,ishte dashur që BE dhe Amerika ta ndëshkon dhe ta izolon deri në largim, regjimin terrorist të Aleksandër Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".