Një rrjet i madh kriminal i zhvatjes së buxhetit të shtetit është instaluar në ATK, drejtësia është në provim për tu dëshmuar dhe mos dështuar

Një rrjet i madh kriminal i zhvatjes së buxhetit të shtetit është instaluar në ATK, drejtësia është në provim për tu dëshmuar dhe mos dështuar
Një rrjet i madh kriminal i zhvatjes së buxhetit të shtetit është instaluar në ATK, drejtësia është në provim për tu dëshmuar dhe mos dështuar

Hasan Preteni

  • 13 January 2024 - 22:52

Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni 

Në ATK ka shumë zyrtar tjerë ( jo vetëm 12), që janë të lidhur me krimin, që ju kryejnë shërbime të dëmshme për shtetin. Shumë zyrtar tatimor korruptohen edhe në mënyra tjera; duke mbajtur libra kontabiliteti për firma, duke hapur zyra konsulencë, duke mbështetur firma që ofrojnë shërbime kontabiliteti por janë në emra të personave të tretë. Me një kontroll të brendshëm brenda ATK-së si dhe me proaktivitetin e organeve të ndjekjes rastet do të zbuloheshin pa problem.

-Raste te tilla (arrestime spektakulare në grupe) ka pasur edhe më herët. Një nga zyrtarët e lartë të ATK-së, në media vizive i publikonte rastet kur tatimpaguesit e lartë  ( oligarkët) tatimin e paguar e kthenin prapë në llogarit e tyre duke përdorur faktura fiktive dhe lidhjet mafioze në ATK ( qeveri).  I kujtojmë edhe rastet kur pronarët e firmave në letër i kishin emrat e personave nga listat sociale. Ka pasur dhe ka shumë marifete të tilla, lidhjet joformale, në mes zyrtarëve shtetëror dhe atyre të bizneseve janë me karakter kriminal. Pasurohen kriminelët shtetëror me ata privat dhe dëmtohet shteti.

Në ATK ka shumë zyrtar tjerë ( jo vetëm 12), që janë të lidhur me krimin, që ju kryejnë shërbime të dëmshme për shtetin. Shumë zyrtar tatimor korruptohen edhe në mënyra tjera; duke mbajtur libra kontabiliteti për firma, duke hapur zyra konsulencë, duke mbështetur firma që ofrojnë shërbime kontabiliteti por janë në emra të personave të tretë. Me një kontroll të brendshëm brenda ATK-së si dhe me proaktivitetin e organeve të ndjekjes rastet do të zbuloheshin pa problem. Skepticizmi im ndaj veprimit të organeve të ndjekjes është i madhe. Edhe ky rast do të jetë një spektakël për këtë fillim vit, asgjë tjetër, vazhdimi është i njohur. Hetimet vazhdojnë!!!’

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".