Jo, zonja Kenney, ju ja jeni keq informuar nga lobi serb, ja jeni e korruptuar!

Jo, zonja Kenney, ju ja jeni keq informuar nga lobi serb, ja jeni e korruptuar!
Jo, zonja Kenney, ju ja jeni keq informuar nga lobi serb, ja jeni e korruptuar!

Halim Hyseni

  • 14 January 2024 - 12:53

Shkruan:Halim Hyseni

Fjalët që ju i deklaroni, janë fjalët e Listës Serbe, terroristit Millan Radojçiq, Marko Gjuriqit, ambasador i Serbisë në ShBA, Aleksandër Vulinit, Millorad Dodikut dhe Aleksandër Vuçiqit dhe të Putinit.

Ju, me këto të pavërteta, po dëshmoni se jeni njeri gabuar në vend të gabuar, andaj mua dhe popullit shqiptar, popullit më pro amerikan në botë i keni shkaktuar shqetësime të mëdha, sepse në kundërshtim me politikën e SHBA-ve jeni me vetëdije apo pa të, duke përkrahur terrorizmin rus dhe serb.

 

Reagim ndaj kongresistes znj. Kenney

Znj Kenney, nuk e besoj se nuk i keni dëgjuar deklaratat e Aleksandër Vuçiqit, andaj po ua përkujtoj atë çka ka thënë dhe çka thotë z. Vuçiq. Po i citoj: Deklaratat e Aleksandar Vuçiqit se:

Serbia kurrë nuk do ta pranon Kosovën”, si shtet;

Se Serbia kurrë nuk do të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB;

Se Serbia nuk njeh tërësinë territoriale dhe integrimin e Kosovës

Znj. Tanney, spas Daniel Serwer, Ju i keni propozuar Kongresit amerikan projektligjin përmes të cilit SHBA, do t’ia ndalte ndihmat Kosovës, deri në zbatimin Marrëveshjes për themelimin Asociacionot dhe largimin e njësive speciale nga veriu i populluar me shumice serbe(...) Përveç kësaj, Kosova ua ka mohuar të drejtat e barabarta serbëve të Kosovës. Mos përmbushja e kësaj marrëveshje nga ana e Kosovës shkel normat ndërkombëtare dhe krijon tension dhe destabilitet ne Ballkan”, cituar sipas Kohs Ditore Onlne, më 9 janar 2024.

znj. Tanney, jeni e informuar për sulmin terrorist të Serbisë më 24 shtator 2023, në Banjska, në veri të Kosovës të zhvilluar nën udhëheqjen e terroristit Millan Radojçiq, person i akuzuar për vrasjen e Oliver e Ivanoviqit, dhe, po ashtu, një nga persekutorët e Nikolla Sandulloviqit, kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, edhe pse prokuroria e kapur serbe po i mohon persekutimet.

Qeveria Amerikane ashpër e dënoi këtë akt terrorist, por juve nuk ju shqetësojnë veprimet terroriste të Serbisë. Uroj të mes jeni peng e keq informimeve, lobit apo të korrupsionit. Sipas gazetë Kosova Sot Online, me datë 12. janar 2024, ju keni fajësuar Kosovën, dhe keni deklaruar në propozimin “... për mos zbatimin e marrëveshjes 2013 në Bruksel” se: Kosova “ka bërë shpërfillje flagrante të normave bashkësisë ndërkombëtare”.

“Madje thoni se një shitje e tillë e antitankëve do të rrezikojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Po kështu keni deklaruar:

“Marrëveshja e Departamentit të Shtetit për dërgimin e raketave “Javelin” në Kosovë është tepër nxitëse, veçanërisht ndërkohë që tensionet tashmë janë rritur në Ballkanin Perëndimor. Ky vendim vetëm i hedh benzinë zjarrit dhe e bën më të mundshëm shpërthimin e një konflikti. Më tej, ky vendim e shpërblen Kosovën përderisa ajo vazhdon të injorojë angazhimet e mëparshme ndërkombëtare siç janë ato për të cilat është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Kjo është arsyeja pse unë prezantova mbështetjen e aktit të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, për ta mbajtur Kosovën përgjegjëse për dështimin në respektimin e marrëveshjes të saj ndërkombëtare. SHBA-ja nuk duhet të vazhdojnë armatosjen dhe forcimin e shpërfilljes flagrante të pushtetit të Kurtit ndaj normave ndërkombëtare”.

“Ne e dimë se dërgimi i armëve shtesë në Kosovë nuk do të çojë në paqe. Në vend të kësaj, Serbia dhe Kosova arritën përparim përmes diplomacisë për të arritur një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse unë do të prezantoj një rezolutë të përbashkët të normalizimit sipas Aktit Kontrollit të Eksportit të Armëve sapo Kongresi të njoftojë zyrtarisht për këtë shitje. I bëj thirrje Kongresit që ta miratojë me shpejtësi këtë rezolute dhe gjithashtu i bëjë thirrje presidentit të ndryshojë kursin”

Ju, Znj. Kenney, flisni me gjuhen e Marko Gjuriqit, Listës serbe, Millorad Dodikut, Vullinit, Vuçiqit dhe ne instancën e fundit Putinit.

Albin Kurti është kozmopolit i madh. Me veprimet e tij dhe të institucioneve të Kosovës, gjendja ne veri të Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë më qetë. Është vendosur ligjshmëria, serbët janë të sigurt, sepse janë larguar grupet kriminale serbe të udhëhequra nga Radojçiqi dhe Veselinoviqët. Këto ditë policia e pengoi një vrasje të një serbi në Mitrovicën e veriut, pronar i një kafiterie dhe kryetar e PSD-ës, nga një serb për çështje politike. Largimi i Policisë, që kërkoni ju dhe ata që dëshirojnë ta ndajnë Kosovën në kundërshtim me Rezolutën 1244, atje do ta kthente krimin, vrasjet, dhe do të rrezikohej jo vetëm Ballkani Perëndimor.

Znj. Kenney, pse nuk Ju shqetësojnë Juve vrasjet e tre shqiptaro - amerikanëve, vëllezërve Bytyqi, dhe dhunimet e 24.408 shqiptareve, në mesin e tyre edhe shqiptares Vasfije Krasniqi Gudman, rrëfimi i të cilës përloti shumë kongresistë dhe kongresiste amerikane. Kanë kaluar 25 vite, dhe rasti i vëllezërve Bytyqi i bërë me dijen e Aleksandër Vuçiqit dhe rasti i Vasfije Krasniqi Gudman ka mbetur në heshtje mortore. Znj. Kenney, keni pak empati njerëzore dhe verifikoni burimet e informacioneve në mënyrë që të mos keq informoheni dhe të mos hidhni benzin në zjarrme shqiptarët e pervujtur 200 vjeçar! Unë posedoj informacione dhe burime të verifikuara për gjenocididin serb mbi shqiptarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".