Lexoni edhe:
Një rrjet i madh kriminal i zhvatjes së buxhetit të shtetit është instaluar në ATK, drejtësia është në provim për tu dëshmuar dhe mos dështuar
Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani
Mjaftë kanë pasur qytetarët e Prishtinës probleme me të kaluarën kur udhëhiqej nga Shpend Ahmeti, dhe prandaj nuk duhej të ndodhte kjo ,por duhet të merrte mësim dhe jo të vazhdoj problemet që kanë rrënjë nga e kaluar që për interesa të tyre personale, ose interesa të mafio oligarëkëve e bënë përshesh Prishtinën, bile duk i shitur edhe ca pjesë të tokave të kryeqytetit.
-Rruga e mbyllur "XHORXH BUSH" nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe jo vetëm nga ai, ka bllokuar qytetarët e kryeqytetit dhe atyre përreth, dhe ka sjellë shumë telashe. Bazuar në këtë situatë të krijuar, prandaj me shumë të drejtë është paraparë edhe një protestë kundër kësaj rruge që është e mbyllur padrejtësish. Dhe, për të mos bërë edhe më shumë telashe dhe kaos, që do të bllokoj edhe më keq, Përparim Rama, duhet që këto protesta t´i merr shumë seriozisht, përndryshe edhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër pos hapjes së kësaj rruge dhe fillimin e realizimit të projekteve qe i ka premtuar dhe me të cilat akoma në këto dy vitet e mandatit të tij nuk duket se ka filluar.
Mjaftë kanë pasur qytetarët e Prishtinës probleme me të kaluarën kur udhëhiqej nga Shpend Ahmeti, dhe prandaj nuk duhej të ndodhte kjo ,por duhet të merrte mësim dhe jo të vazhdoj problemet që kanë rrënjë nga e kaluar që për interesa të tyre personale, ose interesa të mafio oligarkëve e bënë përshesh Prishtinën, bile duk i shitur edhe ca pjesë të tokave të kryeqytetit. Kjo bëri që e morën dënimin flakaresh nga populli, votuesi dhe ikën në theqafje dhe mos u kthefshin kurrë më. Prandaj po e them për të mos ndodhur kjo, dhe në qoftë se e kanë qëllimin për të qëndruar edhe më tutje në pushtet, duhet dëgjuar zërin e qytetarit, kësaj radhe edhe zërin e kërkesat e organizatorëve të protestuesve që për ndryshe do e bllokojnë edhe më keq, dhe është e pa hijshme, e mërzitshme që edhe me zor për të zgjidhur këtë problem, që me një fjalë qytetarët e Prishtinës nuk mund të lëvizin të lirë. se të mos flasim që ajo rrugë është mbyllur për autobus dhe automjete tjera.
Prandaj, mendojmë se qytetarët me shumë të drejtë janë të revoltuar dhe po nuk u lejua kjo atëherë do të dalin në rrugë për të kërkuar zgjidhje. Kjo po del se premtimet që i ka dhënë Përparim Rama , po dalin se nuk po ju mbahet, dhe se jo si i ka premtuar qytetarët, kupto votuesit ata që ja dhanë votën kinse do bëhet më mirë për ta dhe do të lehtësonte lëvizjet e qytetarëve pa telashe dhe pa probleme, por akoma po vështirësohet jeta dhe po rrezikon të degradohet qyteti. Kjo i bie edhe më keq, se kur siguroi vendin e të parit të Prishtinës. Prandaj me të drejtë edhe qytetarët duan të dalin edhe në protesta, duke i kërkuar kryetarit Rama që të mos i harron projektet që i ka premtuar, për të cilat qytetarët e kanë votuar, por duhet ta mban dhe realizon premtimin dhe zotimin, duhet të liron rrugë për të investuar e ndërtuar në ato projektet që i ka premtuar, sepse shumë shpejtë vjen edhe koha e Lojërave Olimpike dhe Prishtina do të mbytet në kolaps, e bllokuar!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".