Serbia luftënxitëse nuk po i ndalon planet e luftës për ndarjen e Kosovës dhe destabilizimin e rajonit

Serbia luftënxitëse nuk po i ndalon planet e luftës për ndarjen e Kosovës dhe destabilizimin e rajonit
Serbia luftënxitëse nuk po i ndalon planet e luftës për ndarjen e Kosovës dhe destabilizimin e rajonit

Skender Mulliqi

  • 15 January 2024 - 07:50

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Në Serbi, shteti është mafioz e terrorist, ata janë bërë bashkë pas zgjedhjeve dhe duan të qeverisin sa më gjatë, më retorikën luftënxitëse ndaj shteteve fqinje e Kosovës.U bënë bashkë ata të cilët i lidhë dhuna e viteve të 90 të shekullit, të kaluar , që këtë dhunë mundësisht ta vazhdojnë edhe në këtë fillim shekull, për ta realizuar projektin e lënë në gjysmë nga Milosheviqi për Serbi të Madhe. Regjimi kontrollon medien dhe e përdor atë si një makinë propagandë.Po thuaj të gjitha mediet, janë të tyre. Radikalët e Sheshelit veprojnë për të krijuar kaos në rajon.Gjithë ditën shikojnë dhe bëjnë plane lufte se si të destabilizojnë rajonin.

-Rusia e cila është bërë katalizator lufte në Evropë, është bërë litarë në qafë e cila po e tërheqë zvarrë Serbinë .Përmes kësaj të fundit Rusia po përpiqet të realizon interesat e saja të luftës në Ukrainë.Nëse Kosova do të ishte e rëndësishme për Rusinë, ajo nuk do të ishte tërhequr nga Aeroporti i Prishtinës , Adem Jashari, ku ishin postuar forcat ushtarake ruse në kuadër të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.Ajo për të mbajtur Serbinë e pa liruar nga shovinizmi serbomadh , po mbanë peng, dhe ka koncentruar bazën ushtarake në Nish, të kamufluar si qendër humanitare, nga i cili qytet edhe po I kërcënon rajonin e Ballkanit. Serbia e Vuçiqit po mban lidhje më Rusinë, Iranin, Kuben, Kinën e Hungarinë.Diktatori rus, Vladimir Putin, që 23 vite është duke sunduar popullin rus , të cilin e ka mbytë në të gjitha aspektet, dhe po dëshiron në këtë vorbull ferri ta mbytë edhe Evropën demokratike. Edhe ky regjimi i Vuçiqit si Millosheviqi dikur, ka vu në shënjestër Kosovën dhe të ardhmen e saj.Ata duhet ta dinë se Kosova është një betejë e humbur përgjithmonë.

E humbën luftën në vitin 1999, me të drejtë, së Kosova ishte aneksuar pa tëdrejtë nga Jugosllavia e Titos.Sigurisht së karta për Kosovën , është e dobishme për regjimin autokratik të Vuçiqit, për të mashtruar masën.Ky shtet më hipotekë të gjenocidit, e dinë mirë , së më këtë qëndrim shovinist, pa e njohur pavarësinë e Kosovës nuk ka mundësi të inkuadrohet në BE.Ai po mbanë lidhje më Evropën për të përfituar materialisht, së fatin e ka lidhë më Rusinë , dhe as që ka guxim të shkëputet nga ndikimi i politikës të diktatorit, Vladimir Putin. Në Serbi, shteti është mafioz e terrorist, ata janë bërë bashkë pas zgjedhjeve dhe duan të qeverisin sa më gjatë, më retorikën luftënxitëse ndaj shteteve fqinje e Kosovës.U bënë bashkë ata të cilët i lidhë dhuna e viteve të 90 të shekullit, të kaluar , që këtë dhunë mundësisht ta vazhdojnë edhe në këtë fillim shekull, për ta rrumbullakësuar projektin e lënë në gjysmë nga Milosheviqi për Serbi të Madhe.

Regjimi kontrollon medien dhe e përdor atë si një makinë propagande.Po thuaj të gjitha mediet, janë të tyret. Radikalët e Sheshelit veprojnë për të krijuar kaos në rajon.Gjithë ditën shikojnë dhe bëjnë plane lufte se si të destabilizojnë rajonin.Kësaj garniture famëkeqe në Serbi, BE, ishte dashur më në fund t’ia heq stolin ,ku është ulur Vuçiq, t’ia heqin stolin e inkuadrimit në këtë strukturë evropiane, nga e cila po përfiton donacione të mëdha. Serbia ka zgjedhur anën e agresionit , duke mos e sanksionuar Rusinë më rastin e invazionit ushtarak në Ukrainë, të kërkuar nga BE dhe Amerika.Presidenti serb, çdo ditë po merret më teoritë e mashtrimit, dezinformatave , duke proklamuar qëndrime proruse, duke bërë propagandë anti perëndimore. Në këtë drejtim Vuçiqit po i dalin në krahë Kisha Ortodokse Serbe, dhe shumë intelektual.Shembulli i kësaj , është projekti shtetëror“ të gjithë serbët në një shtet”, i cili projekt së bashku më projektin rus “ të gjithë ruset në një shtet”do të dalin humbës, për autokratet Putin dhe Vuçiq.Nuk do të lejohen të realizohen këto dy projekte fashiste nga aleanca më e fortë ushtarake në botë, ajo e NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".