Dimër i nxehtë diplomatik me presion ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë

Dimër i nxehtë diplomatik me presion ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë
Dimër i nxehtë diplomatik me presion ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë

Blerim Burjani

  • 16 January 2024 - 16:37

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Ditët në vijim, fillimi i javës së tretë të janarit, pas pushimit të festave të fundvitit, gjithsesi që do të jetë fillimi i një dimri të nxehët të presionit diplomatik mbi Serbinë dhe Kosovën për dialog dhe marrëveshje, e që kryefjale e kërkesës ndërkombëtare është hapat që duhet ndërmarr për Asociacionin nga ana e Kosovës , dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit edhe nga pala serbe. Normal presioni do të shtohet edhe ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë , por besohet që Kosovës do ti shtohet presioni edhe më shumë.

 

Tashme janë vetëm dy rrugë për të bërë zgjidhje. Rruga e parë është që të ecet përpara në procesin e deritashëm, të zbatohen marrëveshjet dhe të themelohet Asociacioni me konsensus mes pozitës dhe opozitës ose rruga tjetër e vete, është rruga e dytë, që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pra janë këto dy rrugë përpara dhe nuk ka rrugë tjetër për të zgjedhur si të tretë, rrugë që mundë të blihet kohë e të zvarritet akoma ky proces që ka ardhur deri në këtë fazë të bisedimeve dhe të propozimeve për zgjidhje. Ne duhet ta dimë që BE shkon në zgjedhje, në fund viti shkon edhe SHBA, prandaj s’ka më kohë për të humbur fare. Të dyja palët do të detyrohen të arrijnë një marrëveshje të përafërt që ngjason në diçka si përfundimtare. Pra është e pritshme që shumica e marrëveshjes së Ohrit do të zbatohet. Një epilog dhe një lloj përfundimi disi duhet të arrihet. Perëndimi po insiston dhe po angazhohet maksimalisht që së pakut Serbia ta njeh në heshtje Kosovën, por tash për tash edhe kjo pritet të shihet. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".