Çështja e dyshtetësisë është çështje e brendshme që rregullohet vetëm me ligjet e Kosovës

Çështja e dyshtetësisë është çështje e brendshme që rregullohet vetëm me ligjet e Kosovës
Çështja e dyshtetësisë është çështje e brendshme që rregullohet vetëm me ligjet e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 16 January 2024 - 17:46

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Paraprakisht kërkohet që shteti i Kosovës mos ti pranon këto dokumente të lëshuara nga Serbia për qytetarët e vetë, për qytetarët kosovar. Nëse udhëtohet me to duhet të konfiskohen si dokumente të pa vlefshme dhe çdo qytetar që dëshiron të hyj në Kosovë të mos i lejohet udhëtimi. Kjo vlen edhe për dalje nga Kosova. Pas liberalizimit të vizave për Kosovën po duken dhe janë bërë disa iniciativa lidhur me lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe të trajtimit të shtetësisë së saj.

 

Fillimisht dua të potencoj se Kosova është shtet i lirë dhe demokratik. Në këtë shtet për qytetarët e vetë, derisa sa Kosova nuk e ka lejuar dyshtetësinë, nuk duhet lejuar asnjë dokument që lëshohet nga Serbia. Me këtë bazë ligjore të Kosovës duhet sqaruar çdo subjekt ndërkombëtar. Kërkesa e disa përfaqësuesve në BE që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës është antiligjore dhe përzierje direkt në punët e brendshme të shtetit të Kosovës. BE e din këtë. Mirëpo, sikurse në shumë çështje, edhe këtu mund të bëhen lëshime nga BE. Këta mundë të marrin vendim për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës të pajisur me dokumentet e udhëtimit serb të lëshuara nga shteti serb. Paraprakisht kërkohet që shteti i Kosovës mos ti pranon këto dokumente të lëshuara nga Serbia për qytetarët e vetë. Nëse udhëtohet me to të konfiskohen si dokumente dhe çdo qytetar që dëshiron të hyj në Kosovë të mos i lejohet udhëtimi. Kjo vlen edhe për dalje nga Kosova. Një vendim i tillë e vënë BE-në dhe sidomos elementet dhe grupet pro serbe në BE në pozitë të rëndë. Ata mundë ti pranojnë atëherë Dokumentet e tilla në shtetet e veta. Por, jo në Kosovë. Kjo, sepse nuk ka vlerë për Kosovën. Në këtë aspekt edhe vendimi i këtyre përfaqësuesve për dokument bëhet null. Dokumenti i tillë për qarkullim nuk ka vlerë juridike ndërkombëtare. Natyrisht se nga BE dhe Parlamenti i BE-së duhet të kërkohet dhe duhet të qartësohen se një vendim i tillë është përzierje në punët e brendshme të një shteti sovran. Kësi lloj vendimi e dëmton shtetësinë e Kosovës. Këtë nuk duhet lejuar. Shkon në kundërshtim në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me vetë politikën e BE-së. Është çështje e Kosovës dyshtetësia. Nëse Kosova pranon dyshtetësinë me ligj lejohet edhe udhëtimi. Në të kundërtën jo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".