Lista Serbe duhet ndaluar nga KQZ-ja, është parti antikushtetuese në Kosovë

Lista Serbe duhet ndaluar nga KQZ-ja, është parti antikushtetuese në Kosovë
Lista Serbe duhet ndaluar nga KQZ-ja, është parti antikushtetuese në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 18 January 2024 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

I takon KQZ-së të merr vendim dhe ta shpalli antikushtetuese Listën Serbe. Natyrisht se kundër këtij vendimi mund të ngrihet padi dhe vendos Gjykata Supreme e Kosovës. Vendimi bëhet i plotfuqishëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është ana ligjore. Por, KQZ nuk po e analizon këtë. KQZ e regjistrojë si parti politike dhe i ndau edhe mjete financiare. Me parat e taksapagueseve të Kosovës po financohen aktivitetet antikushtetuese të Listës Serbe.

-Ka kohë që është kërkuar nga KQZ-ja që ta shpalli Listën Serbe parti antikushtetuese, mirëpo kjo nuk u zbatua nga KQZ, që është organi kryesor dhe që i regjistron partitë politike në Kosovë. Shikuar nga veprimtaria e Listës Serbe vërehet se janë shkelur shumë baza dhe ligje të Kosovës. Lista Serbe është edhe kundër sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në neni 2, paragrafi 2, qëndron: "Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj". Pikërisht kundër kësaj baze kushtetuese është Lista Serbe. Ka kohë që ka treguar me fakte se Lista Serbe punon dhe angazhohet, deri edhe me armë e aksione terroriste, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Cilat janë faktet që tregojnë se Lista Serbe është antikushtetuese: 1. Ky subjekt është organizuar dhe përgjigjet vetëm në Beograd, 2. Qëndrimet politike janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, 3. Lista Serbe nuk e pranon shtetin sovran dhe as integritetit territorial të Kosovës, 4. Të gjitha simbolet e shtetit të Kosovës i refuzon Lista Serbe dhe pranon vetëm simbolet e shtetit serb, 5. Nuk përgjigjet si subjekt para organeve dhe ligjeve të Kosovës, 6. Tërë aktivitetin e vetë e zhvillon me urdhra të Serbisë. 7. Edhe veprimet terroriste agresive të 24 shtatorit në Banjskë nuk i kritikoj Lista Serbe dhe doli në mbrojtje, 8. Shpalli ditë zie dhe përkrahi aksionet e terroristëve në Banjskë. 9. Lista Serbe vepron për ndarjen e katër komunave në veri të Kosovës dhe për bashkimin e tyre me shtetin serb.

Shikuar këtej janë përmbushur edhe normat ligjore të Kodit Penal të Kosovës për të dhënë dënime me burg të rëndë, deri me burg të përjetshëm. Në nenet 100-122 të Kodit Penal të Kosovës, lidhur me nenin 2 të Kushtetutës së Republikës, dënimi është deri me burg të përjetshëm, nëse veprohet kundër integritetit dhe sovranitetit të Republikës. Këto fakte tregojnë se Lista Serbe është antikushtetuese. I takon KQZ-së të merr vendim dhe ta shpalli antikushtetuese Listën Serbe. Natyrisht se kundër këtij vendimi mund të ngrihet padi dhe vendos Gjykata Supreme e Kosovës. Vendimi bëhet i plotfuqishëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është ana ligjore. Por, KQZ nuk po e analizon këtë. KQZ e regjistrojë si parti politike dhe i ndau edhe mjete financiare. Me parat e taksapagueseve të Kosovës po financohen aktivitetet antikushtetuese të Listës Serbe. Lista Serbe ishte organizatore edhe e bllokadave nëpër rrugët e veriut të Kosovës. Organizoj demonstrata dhe protesta të dhunshme. Plagosi mbi 40 ushtar të KFOR-it. Kemi kështu fakte të mjaftueshme për ta shpallur parti antikushtetuese dhe për ti ndjekur anëtarët e saj për vepra penale nga nenet 100-122 të Kodit Penal të Kosovës.

Por, përkundër kësaj, po lejohet. Lista Serbe do të merr, pas zgjedhjeve, edhe pushtetin në katër komunat e veriut. Nga ajo pozitë do të vepron kundër Republikës së Kosovës. Kurrë nuk ka qenë Lista Serbe për Republikën e Kosovës. Kurrë nuk i futi në zbatim ligjet e Republikës. As flamurin e shtetit të Kosovës nuk e përdori. Vepruan çdo herë në interes dhe si pjesë përbërëse të Serbisë. Këto janë faktet e Listës Serbe si parti antikushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".