Përsëritja e zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës me vullnetin qytetar dhe demokraci lokale të pa ndikuar nga Beogradi

Blerim Burjani

  • 20 January 2024 - 07:57

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Realisht zgjedhjet e tilla do të duhej të ishin zgjedhje plotësisht të vullnetshme për qytetarët serb dhe bazuar sipas nevojës për to , për ta forcuar dhe zhvilluar e konstituuar demokracinë lokale sipas ligjeve dhe kushtetutës nëse ato nuk dirigjohen dhe manipulohen nga jashtë.
Konstituimi i pushtetit lokal duhet të ketë para së gjithash interes të plotë për serbët kosovar e jo për Serbinë.

-Qytetarët serb në Kosovë, deri më tani kanë dëshmuar, në masën më të madhe, se janë strukturë manipuluese por jo demokratike. Në mesin e subjekteve politike serbe në Kosovë, tek shumica e tyre, është dëshmuar se nuk ka demokraci dhe liri veprimi, se janë të të dirigjuar dhe drejtuar nga një qendër, e nuk mundë të veprojnë ndryshe përveç atyre që u referohen edhe kur është fjala e ndikimit në proceset zgjedhore, sikur që i patëm vitin e kaluar zgjedhjet në Veri të Kosovës. Zgjedhjet e tilla të kërkuara nga Serbia, pasi që nuk ka zë të pa varur autokton dhe program autentik e demokratik të qytetarëve serb të Kosovës, por krejt kjo imponohet nga Beogradi. serbët nuk guxojnë të veprojnë ndryshe nga Serbia e Vuçiqit që të mendojnë ndryshe, përveç asaj çka mendon dhe çka i nevojitet Vuçiqit. Pra edhe tash me rastin e përsëritjes së zgjedhjeve që po punohet të ndodhin në katër komunat e veriut të Kosovës do të ketë shumë telashe në këtë drejtim , sepse demokracia e dirigjuar nuk quhet demokraci por është proces për realizimin e interesit të të tjerëve.

Realisht zgjedhjet e tilla do të duhej të ishin zgjedhje plotësisht të vullnetshme për qytetarët serb dhe bazuar sipas nevojës për to , për ta forcuar dhe zhvilluar e konstituuar demokracinë lokale sipas ligjeve dhe kushtetutës nëse ato nuk dirigjohen dhe manipulohen nga jashtë.

Konstituimi i pushtetit lokal duhet të ketë para së gjithash interes të plotë për serbët kosovar e jo për Serbinë. Demokracia e Serbisë quhet autokratike, dhe nëse edhe me këto zgjedhje të përsëritura në Veri të Kosovës ndikon Beogradi zyrtar, vetëm sa do të përforcohet pushteti autokratik i Vuçiqit përderisa serbët lokal do të jenë vetëm instrument politik për ta ruajt Vuçiq pushtetin në Serbi. Pra ka shumë gjëra që mundë të thuhen dhe se ka probleme të shumta e të gjëra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".