Bashkësia ndërkombëtare të mos i përsërisë gabimet që i bëri me Millosheviqin edhe tash me Aleksandër Vuçiqin

Bashkësia ndërkombëtare të mos i përsërisë gabimet që i bëri me Millosheviqin edhe tash me Aleksandër Vuçiqin
Bashkësia ndërkombëtare të mos i përsërisë gabimet që i bëri me Millosheviqin edhe tash me Aleksandër Vuçiqin

Skender Mulliqi

  • 20 January 2024 - 08:22

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Shesheli dhe Vuçiqi mblodhën përkrahësit e tyre, duke rinovuar edhe një herë planet për Serbinë e Madhe. Përsëri, ai dhe njerëzit e tij të një mendjeje nëse ju lejohet do të mbillnin vdekjen, për të arritur synimi e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet. Prandaj mendoj se është iluzore të mendohet dhe naivitet që me këta kriminel lufte , të ruhet paqja dhe prosperiteti në Ballkan.

-Serbia në krye më Vuçiqin po punon që të përsëritën ato ngjarje të përgjakshme që kanë ndodhën në vitet e 90- ta të shekullit të kaluar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Po i lartëson kriminelet e luftës në hero. Në Serbi u bënë bashkë pas zgjedhjeve po thuaj e gjithë garnitura e politikës radikale serbe, në krye më Sheshelin,që e sollën luftën në ish-Jugosllavi. Bashkësia ndërkombëtare mund të përsërisë gabimet nga e kaluara, kur me vonesë intervenuan për ta ndalë etnocidin dhe urbicidin serb në Bosnjë , por edhe në Kosovë. Kësaj radhe ishte dashur të ndalën pa arritur të vrasin popujt jo serb në ish republikat e Jugosllavisë, e veçmas synimi i tyre është për të pushtuar Kosovën me luftë. Me shpërbërjen me dhunë të Jugosllavisë, vriteshin njerëzit e pafajshëm madje gra dhe fëmijë, para syve të ndërkombëtare, po nga këta protagonist që u bënë serish bashkë në pushtetin e Serbisë. Këta janë njerëz të cilët mbollën vdekjen , në emër të Serbisë të Madhe. Gjykata e Hagës u tregua institucion politikë më shumë së juridik.

E liruan Sheshelin më motivacion absurd , sepse ishte i sëmur, për tu shëruar në shtëpi. Kjo ishte ironi!E lëshuan që të vdesë në mesin e familjes dhe simpatizantëve të tij çetnik. Ky protagonist i të gjitha të këqijave , nuk u pendua asnjëherë për mëkatet e tij, dhe të Serbisë gjenocidiale. Shesheli,Vuçiqi me Millosheviqin e kriminelë të tjerë të luftës, vranë njerëz të cilët nuk kishin mundësi për vdekje dinjitoze, shumë prej tyre nuk kanë as të drejtë varri, e Sheshel ngjitet serish në majat e politikës shoviniste serbe! E keqja po shpërblehet e viktima po poshtërohet. E kjo nuk po dënohet nga bota demokratike. Kështu po qëllohen për vdekje edhe një herë ato viktima të pafajshme.

Nuk do të merrej fare kush më një njeri të tillë shumë të ndyrë çfarë është Sheshel më sheshelistët e tjerë, po mos të ishin kryesorët e politikës të sotme serbe, të cilët mund të rrezikojnë seriozisht paqen në rajon dhe më gjerë. Sheshel dhe Vuçiqi mblodhën përkrahësit e tyre, duke rinovuar edhe një herë planet për Serbinë e Madhe. Përsëri, ai dhe njerëzit e tij të një mendjeje nëse ju lejohet do të mbillnin vdekjen, për të arritur synimi e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet. Prandaj mendoj se është iluzore të mendohet dhe naivitet që me këta kriminel lufte , të ruhet paqja dhe prosperiteti në Ballkan. E keqja nuk varroset sepse protagonistët e saj janë gjallë dhe për më tepër në liri si shpërblim për krimet e tyre!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".