Opozita pa vizion dhe pa alternativë bindëse

Opozita pa vizion dhe pa alternativë bindëse
Opozita pa vizion dhe pa alternativë bindëse

Gani Qarri

  • 21 January 2024 - 09:05

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Provat dëshpëruese dhe sondazhet e shpeshtuara negative që po vijojnë tu shfaqen si gogol, plot pesimizëm në pasqyrat e tyre të zymta paraelektorale, gjatë matjeve me porosi, të opinionit publik, sidomos atyre që në të kaluarën ishin edhe në pushtet kurse tani janë në opozitë, i ka shtyrë partitë e inkriminuara, që duke pritur me ankth zgjedhjet e ardhshme, qysh tani ,të ideojnë edhe strategji tjera veprimi dhe riorganizohen në koalicione të hershme parazgjedhore.

 

Në fakt kështu vepruan së fundi edhe Nisma me AAKnë por, që atmosfera sfiduese, e ka bërë të nevojshme dhe detyruar partitë opozitare, për të mos u përjashtuar edhe ndonjë koalicion tjetër, si ai në mes të PDK-s dhe LDK- së, me shpresën se do të përballen më lehtë me partinë e kryeministrit të vendit Albin Kurti! Ky alarm kaq serioz, që vërteton vazhdimin e humbjes së besimit në elektorat, shkaku i të kaluarës së tyre të errët për dekada në qeverisjen e korruptuar, është pikërisht ajo që i dha vulën, qëndrimit pesimist të qytetarëve të vetëdijesuar të Kosovës dhe ndërtoi domosdonë, për ti ndëshkuar, në mënyrën e duhur, partitë e inkriminuara, imazhi i dyshimtë i të cilave, ka bërë që edhe tani, besimi i votuesve ndaj tyre, të shkojë gjithnjë e më shumë duke u rrënuar. Prandaj, të vetëdijshme për gjendjen dëshpëruese, nga e cila nuk po arrijnë të dalin më, as me kalkulimet bizare, mashtrimet përbuzëse, trikat monstruoze apo edhe gënjeshtrat serike, të prodhuara në kazanët plotë erë, të bëmave të tyre të pista, sa ishin në pushtet,partitë e inkriminuara, shpëtimin e vetëm, po provojnë ta gjejnë duke u bashkuar në koalicione parazgjedhore, pavarësisht dallimeve të ashpra, që deklarojnë se i kanë "pasur" ndërmjet veti, për ta përmirësuar sado pak gjendjen aktuale, në garën paraelektorale dhe siguruar mbijetesën politike, për të mos ngelur edhe kryetarët dhe kryesitë e tyre, të pa punë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".