Paqja serbo-shqiptare s’ka alternativë në Kosovë

Paqja serbo-shqiptare s’ka alternativë në Kosovë
Paqja serbo-shqiptare s’ka alternativë në Kosovë

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 22 January 2024 - 13:23

Shkruan: Mehdi Hyseni

***Triptikoni paqësor serb: Nenad Çanak, Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, avokat i shquar, që mbron drejtësinë, humanizmin dhe paqen, jo terrorizmin dhe gjenocidin serb në Kosovë.  Të gjithë këta  e njohin shtetin e pavrur të Kosovës Për këtë qëllim po anatemohen, keqtrajtohen, po arrestohen , po burgosen dhe po torturohen nga organet policore të regjimit autokratik të Aleksandër Vuçiqit.

Kërkimfalja dhe përkulja publike  e avokatit Çedomir Stojkoviq pranë varrit të Blerina Jasharit :

“Urrejtja vdes e ti Blerinë do të jetosh përgjithmonë…” !

Ja, kjo është letra historike  mbi varrin e Blerinës, e vendosur nga avokati Çedomir Stojkoviq, shkruar në tri gjuhë: shqip, serbisht, anglisht:

Këtë përckatim dhe vision për pajtimin dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes popullit serb dhe atij shqiptar, avokati Stojkoviq e dëshmoi  me vizitën homazh, që u bëri heronjve të rënë të familjes së Adem Jasharit në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekazin heroik, më 18 janar 2024, me ç’rast edhe vuri kurorë mbi varrin e dëshmores së vogël 7-vjeçare Blerina Jashari, me këtë mbishkrim historik , duke iu përkulur të të gjitha (58) viktimave të gjencidit serb (5,6,7 mars 1998), na impresionoi të gjithëve, sepse pushtuesit kolonë serbë kurrënjëherë, gjatë historisë së derisotme,  shqiptarëve nuk u kanë kërkuar falje as individuale e as shtetërore kolektive për spastrimin etnik dhe për luftrat gjenocidale ndaj  tyre, si dhe për gllabërimin e territoreve të Shqipërisë Etnike (1876-2024).

Të gjithë këta kundërshtarë të politikës antidemokratike  të regjimit autokratik të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, të nënminitsrit dhe ministrit të Jashtëm të tij, Ivica Daçiq dhe Ana Bërnabiq, si dhe pothuajse të gjitha masmediat në Beograd,  i akuzojnë dhe anatemojnë jo më pak se “IZDJANICI SRPSKOG NARODA” (TRADHTARË TË POPULLIT SERB), vetëm pse nuk pajtohen me politikën e luftës, me politikën e përzierjes në çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, me politikën e  kërcënimit dhe me politikën e mosnjohjes së Republikës së pavarur të Kosovës.

Të gjithë këta intelektualë akademikë dhe veprimtarë politikë serbë me orientim paqësor, njohin Republikën e Kosovës, dhe apelojnë regjimin despootik në fuqi të Aleksandër Vuçiqit, si dhe gjithë opinionin e gjerë publik serb në Serbi, që të pajtohen me realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, sipas të të cilëve kurrë më nuk do të jetë koloni e Serbisë sikurse këtu e 100 vjet më aprë (1912-1999).     

Këtë e duan edhe disidentët opozitarë politikë dhe intelektualët akademikë serbë në Beograd e në Novi Sad: Prof.Dr. Milan St.Protiq, Nenad Çanak, Prof.dr. Sonja  Biserko, Prof.Dr. Dubravka Stojanoviq, Prof.Dr. Natasha Kandiq, Nikola Sanduloviq (republikan opozitar) i cili vitin e kaluar(2023) vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, dhe vuri lule mbi varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari. Por me t’u kthyer në Beograd u arrestua, u burgos dhe u keqtrajtuar nga organet policore deri në alivanosje),  dhe avokati  Çedomir Stojkoviq, i cili më 18 janar 2024 u bëri homazh varrezave të Kompleksit Memorial Adem Jashari dhe, gjithashtu sikur klienti i tij, Nikola Sanduloviq, vuri kurorë lulesh mbi varrin e voglushes 7-vjeçare Blerina Jashari, dhe me pietet lutës dhe kërkimfalës u përul para të të gjithë dëshmorëve të rënë Jashari (58).

Prandaj, ta përqafojmë dhe të punojmë për paqen dhe për drejtësinë në Kosovë, ashtu sikurse  po vepron politika e brendshme, e jashtme dhe diplomacia preventive  e Kosovës me udhëheqjen e saj në krye (Vjosa Osmani, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Donika Gërvalla),  që në Kosovë të mbretërojë lliri, dejtësi, barazi, siguri, mirëqenie, prosperitet dhe paqe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, jo luftë dhe eksod sistematik, jo mjerim ekonomik, social dhe material, por zhvillim të vrullshëm të gjithëmbarshëm të segmenteve të shoqërisë sonë demokratike dhe multietnike e pluraliste paqësore.

Këtë realitet  objektiv, do të duhej ta mbështetëtnin, edhe qeveria,edhe parlamenti, edhe presidneca , edhe Akademia  e Shkencave Serbe, edhe Kisha Ortodokse Serbe, edhe propaganda e diplomacia zyrtare e Beogradit me në krye titullarët e saj (Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq...etj.), sepse paqja nuk ka alternativë tjetër, duke qenë se është institut kryesor, që krijon premisat dhe kushtet themelore për pajtimin dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Srbisë dhe Kosovës si dy shtete të barabarta, sovrane dhe të pavarura. Vetëm paqja dhe drejtësia përjashtojnë çdo formulë të keqe të ndonjë kompromisi politik (me interes afatshkurtër) të arritur mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan.

       Pse 13 vjet dialog steril në Bruksel ?

 Vërtet, deri tash, me gjithë dialogimin  13-vjeçar (2011-2024) në kuadrin e procesit të Brukselit të palëve në konflikt, as politika e as diplomacia serbe e Beogradit nuk pranojnë, që paqësisht të heqin dorë nga Kosova, ish-kolonia e tyre (1912-1999). Kjo do të thotë se Serbia po përgatitet për një luftë të re në Kosovë, në momentin, kur Vladimir Putini t’ia japë “dritën e gjelbër” presidentit Aleksandër Vuçiq, të ndërhyjë me forcë në Kosovë. Mirëpo, ky do të ishte gabim katastrofik dhe tragjik i politikës së krerëve aktualë të Serbisë (Vuçiq, Daçiq, Bërnabiq…etj.), mbase Serbia  territorialisht, do të rrudhej vetëm në  zonën e Pashallëkut të Beogradit (1687-1739), ngase Bullgaria, Hungaria dhe Shqipëria, do të kërkonin territoret e tyre të okupuara dhe të kolonizuara nga Serbia (1876-2024).

Mirëpo, me këtë politikë të gabuar të Vuçiqit, nuk pajtohen këta disidentë opozitarë të elitës akademike dhe politike serbe në Beograd, siç janë: Prof.Dr.Milan St. Protiq, Nenad  Çanak, Sonja Biserko, Natasha Kandiq, Çedomir Jovanoviq (LDP), Nikola Sanduloviq dhe avokati i shquar Çedomir Stojkoviq, i cili, siç theksuam më sipër, më 18 janar 2024 bëri një vizitë homazh varrezave të Kompleksit Memorial  Adem Jashari në Prekaz.

Kosova do paqe dhe prosperitet, JO LUFTË , JO !

Ekziston rreziku potencial, që Kosova të shuhet si shtet i pavarur dhe sovran, nëse  i imponohet ndonjë luftë e re me Serbinë.

Prandaj, mos t’i “fryjë” dhe, të mos i gëzohet askush nga shqiptarët qoftë brenda, qoftë jashtë Kosovës, nëse shpërthen ndonjë konflikt i armatosur mes Serbisë dhe Kosovës, sepse ai do të shndërrohet në një luftë të tretë botërore mes Amerikës dhe fuqive të mëdha botërore. Ky është qëllimi dhe përshpejtimi i shpërthimit të luftës në Kosovë. Mirëpo, ne me çdo kusht, duhet të angazhohemi dhe të parandalojmë një tragjedi të tillë  të “modelit sirian” as shtet, as popull e as paqe. Ky “model”, do t’i konvenonte Serbiasë militariste dhe aleatëve të saj, siç janë Rusia, Kina… etj.

-Përulje, nderim dhe kërkimfalje në emër të popullit serb  nga avokati demokrat dhe paqësor, Çedomir Stojkoviq për krimet e gjenocidit serb në Kosovë, të kryera nga ana e Serbisë agresore pushtuese e Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Kjo është esenca e përmbajtjes së letrës përkujtuese e avokatit serb nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, e vën  mbi varrin e Blerinës së bashku me një kurorë lulesh, ku thuhet : “ Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithonë. Një mijë lotë për një vit paqe. Dhe miliona shpresa e ëndrra, të cilat fillojnë me fjalën “Më fal” ! (https://kallxo.com/lajm/avokati-i-politikanit-opozitar-serb-ben-homazhe-te-varrezat-e-jashareve-ne-prekaz/)

Kështu e ngushëlloi dhe e nderoi për së vdekuri Blerina Jasharin dhe të gjithë Jasharët dëshmorë me kryekomandatin legjendarë të UÇK-së, Adem Jashari dhe Jasharët e gjallë të Blerinës me Bacën Rifat Jashari në krye, avokati serb nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, me rastin     e vizitës homazh, që u bëri varrezave historike kombëtare të Jasharëve në Prekazin heroik, më 18 janar 2024, duke vën lule mbi varrin e Blerinës 7-vjeçare , kur hordhitë barbare çetniko-fashiste ia morën jetën në Betejën e Kështjellës çlirimtare kombëtare më 5,6,7, mars 1998 në Prekazin heroik nën Flamurin Kombëtar Shqiptar “O, vdekje, o liri për Kosovë e për Shqipëri” !

 

   Edhe Çedomir Stojkoviq si socialdemokratët  serbë, Dimitrije Tucoviq dhe Nenad Çanak !

-Do drejtësi, pajtim dhe paqe me shqiptarët në Kosovë, jo luftë shfarosëse, urrejtje dhe armiqësi të përjetshme me shqiptarët, të cilët janë në tokën e tyre, jo në tokat e serbëve kolonialistë dhe neokolonialistë pushtues (1876-2024).

 Vizita homazh e avkatit altruist Çedomir Stojkoviq varrezave të Jasharëve në Prekaz, më 18 janar 2024, është simbol i humanizmit, i vllnetit, i dëshirës, i gatishmërisë së tij, që serbët sa më parë të ndërjegjësohen dhe t’u kërkojnë falje kolektive shqiptarëve për krimet e kryera të gjenocidit serb ndaj tyre (1989-1999).

Prandaj, është e domosdoshme, që forcat përparimtare demokratike kozmpolite serbe, patjetër dhe sa më parë të ngrihen në këmbë si një vullkan, të kërkojnë lidhjen e paqes dhe të bashkëpunimit me shqiptarët mbi baza reciproke, në frymën e vlerave  universale të bashkësisë së sotme njerëzore, duke ua njohur të drejtat e shqiptarëve mbi territoret e tyre idigjene, siç është Kosova e Shqipërisë Etnike.

Kërkimfalja dhe përulja  e avokatit Stojkoviq nuk përbën asnjë turp për shtetin dhe për popullin serb, por thirrje për rindërgjegjësim, humanizëm, drejtësi, pajtim dhe paqe të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës si dy shtete të pavarura dhe sovrane nën të njëjtin qiell paqësor në Ballkan.

      Testamenti historik i Stajkoviqit, të vendoset në përmendoren në Gazimestin, në vend të mbishkrimeve të tij nacioalshoviniste dhe raciste serbomëdha antishqiptare, që për çdo vit apelojnë “hakmarrjen’ dhe shfarosjen etnike të shqiptarëve në Kosovë !

I lumte avokatit, Cedomir Stojkoviqit! Perulja  e tij para varrit te Blerina Jasharit ne Prekaz, eshte deshmia me e forte e ndjenjes se humanizmit dhe drejesise. Drejtesia eshte virtyti me i larte se cdo pasuri dhe, se cdo lufte ne bote. Pa dyshim se ky akt i larte njerezor i Stojkoviqit  deshmon te verteten se, kush ishte viktima dhe kush agresori në Kosovë. Prandaj, duhet te perqafohet nga te gjithe serbet anembane Serbise, dhe se bashku me Qeverine dhe me kishen e tyre, t'u KERKOJNE FALJE KOLEKTIVE SHQIPTAREVE NE KOSOVE per agresionin dhe gjenocidin e Serbise se forcave paramilitare, militare dhe policore te regjimit policor te Serbise se kryekriminelit Slobodan Milosheviq, i cili pa asnje arsye te vetemn masakroi mbi "11.800 shqiptare" ne Kosove, vetem pse ishin shqiptare dhe se ishin ne truallin e tyre stergjyshor, duke kerkuar  liri, drejtesi dhe barazi siurse te gjithe popujt e Ballkanit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".