Llapi u trondit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut!...

Llapi u trondit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut!...
Llapi u trondit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut!...

Ismail Muçiqi

  • 22 January 2024 - 14:03

Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi 

Të gjithë jemi të shqetësuar, të frikësuar, të preokupuar, të brengosur për fenomenet negative të cilat po ndodhin në mesin tone ndërmjet Shqiptarëve, e ku po humbin jetën njerëzit e pafajshëm. Pa u futur në hollësi të ngjarjes e cila ndodhi në Podujevë ndërmjet grupeve, (huligane) të cilat ka kohë që po e rrezikojnë rendin dhe qetësinë e qytetarëve gjithandej, kjo ngjarje fatale solli dhimbje të thellë në të gjitha familjet tona. Edhe më herët kemi shkruar se Shoqëria Kosovare ka defekte të shumta dhe është në krizë morale, e deri tek kriza e shëndetit mental patologjik. Këto tragjedi po ndodhin pas luftës në Kosovë si pasojë e dështimit të edukatës familjare nëpër familjet tona. Të rrallë janë prindërit të cilët e ruajnë dhe e kultivojnë edukatën e fëmijut për ta përgatitur të riun si personalitet pozitivë qe i duhet shoqerise. Sot pjesa dërmuese e fëmijëve tanë kanë marrë liri të pakufizueshme duke i kaluar standardet e rrethit ku jetojne.

Koha po tregon se dështim i radhës ishte edhe Sistemi Edukativo Arsimor, i cili ka dështuar në masë të konsiderueshme, ku profili intelektual i mësuesit, arsimtarit apo profesorit si autoritet në raport me nxënësinë apo rrethin shoqërorë jane degraduar skajshmerisht. Koha po tregon se sistemi i sigurisë dhe koncepti kohë pas kohe po dështojnë për shkak të sistemimit të burimeve njerëzore. Nuk mund ta ushtroj detyrën apo autoritetin për ta zbatuar ligjin polici i cili është i sistemuar në Komunën në të cilën ka lind, jeton dhe punon i shoqërizuam dhe i miqësuam skajshmërish me rrethin shoqërorë në institucionin ku punon. Ndaj këtyre fenomeneve të krimit po dështon edhe Sistemi i Drejtësisë ku nëpër gjykatat tona nëpër Komuna punojnë Prokuror e Gjyqtarë të cilët janë të afërm (të miqësuar) me rrethin ku punojnë. Këto struktura nuk mund të lirohen nga ndikimet farefisnore që i rrethojnë.

Andaj të gjitha këto janë faktorë që sot ndodhin krime dhe tragjedi nëpër familjet tona që përpos dhimbjes që po shkaktojnë po krijojnë pasiguri për njerëzit e pafajshëm. Nuk janë të rralla rastet kur me dijen apo pa dijen e prindërit, të familjes, nxënësi apo i riu mbanë armë dhe sillet si kapadai duke kërcënuar familjen apo rrethin ku jeton. Me vite kemi sinjalizuar se hallkat e sistemit kanë filluar të shkëputen, duke e mos zbatuar ligjin dhe normat tjera të cilat e mbrojnë qetësinë, sigurinë e qytetareve dhe rendin kushtetues te shtetit. Për shkak te nivelit te ulet te vetëdijes sonë dhe papërgjegjësisë  sot njerëzit e padijshëm dhe pa integritet nga mëngjesi e deri në mbrëmje akuzojnë qdo gjë dhe e fajësojnë shtetin e Kosovës, e fajësojnë Bashkimin Evropian, e fajësojnë Amerikën për kinse “krizë ekonomike në Kosovë”.

Por nëse dojmë ta themi të vërtetën sot 80% e gjeneratës së re që ka kryer ndonjë shkollë të mesme ka arritë të ketë automobil e mos të themi se pajisja me patentë shoferë shkel e shko pa përgatitje dhe pa dije. Kjo gjendje e krijuar në Shoqërinë Kosovare e anarkisë ka arritur ta nxisë  aventurizmin delikuencën përdorimin e alkoolit, të drogës e qka jo tjetër. Andaj në fund ngjarja tragjike që i ndodhi të riut Lulzim Fejzullahut është sinjal për institucionet e shtetit që ta parandalojnë kaosin apo anarkinë që po e rrezikon te ardhmen tone.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".