"Të rihapet proces hetimor nga Prokuroria Speciale dhe Departamenti i krimeve të rënda kundër gjyqtarëve që i dhuruan 20 hektar tokë Manastirit të Deqanit"

Hajrullah Ternava

  • 23 January 2024 - 17:48

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Qeveria e cila është në pushtet, tani duhet ta shfrytëzoj situatën e krijuar, rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në KE që ta merr seriozisht trajtimin e kushtit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që pritet të merret në muajin qershor të këtij viti, por që është duke u kushtëzuar hapur me 20 hektar prona shoqërore të ish Kooperativës Bujqësore, pronat të cilat po i kërkon Manastiri i Deçanit, sipas vendimeve të gjykatave të rregullta të Kosovës, nga ajo Themelore e deri në supreme, e madje edhe në Kushtetuese, e të cilat i japin të drejtën për pronësi Manastirit të Deçanit. Kjo e drejtë po kontestohet nga komuna e Deçanit dhe vetë Qeveria e Kosovës, po konsiderohet e manipuluar dhe ndikuar nga struktura të caktuara politike të qeverisjeve të kaluara, të korruptuara e të shantazhuara, të cilat kanë ndikuar edhe në vendimet e gjyqësorit që pronat në kontest ti jepen manastirit të Deçanit, sipas ligjeve diskriminuese të ish regjimit të Millosheviqit.

 

Tani Qeveria duhet ti jep zgjidhje këtij problemi, me që Kosova nuk guxon të mbetet peng i proceseve integruese dhe me peshë për zhvillimet e interesit ekonomik e politik strategjik me aleatët evropian dhe amerikan, por dyshimet që janë të bazuara për veprime të manipuluar me aktgjykime të ndikuara, duhet pa vonesë ti adreson në rrugë ligjore penale gjyqësore. Pavarësisht se kush çka ka bërë dhe si ka bërë, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara për nxjerrjen e atyre aktvendimeve në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në kushtetuese, i bije që kane qen të urdhëruar nga mafio politika dhe prandaj duhet filluar ndaj aktorëve të tillë një proces gjyqësor, pasi ta ketë hetuar dhe analizuar mirë këtë problem, për të marr masa e hapur procedura penale ndaj të gjithë atyre individëve, gjyqtarëve që kanë rënë nën ndikim dhe kanë nxjerr aktgjykime të tilla të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese. Pra kjo qeveri, nëpërmes Ministrisë së drejtësisë dhe ajo e brendshme, me ekspertët ligjor, duhet pa vonesë të hapin procedurë penale kundër gjykatave më të ulëta, kundër gjyqtarëve ndaj të cilëve sigurohen fakte se kanë gjykuar keq dhe nën ndikim të jashtëm të mafio politikës dhe mafio oligarkëve. Me këtë veprim, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme dyshimet e bazuara duhet të ja përcjelli Prokurorisë Speciale që ajo menjëherë të ngrite kallëzim penal kundër secilit që konstatohet se i ka shkelur ligjet. Nëse kjo lëndë dorëzohet në Gjykatë edhe Këshillit të Evropës si rast në procedurë, për rishqyrtim dhe të sqarohet se derisa është në procedurë, nuk mundë të vendoset si akt final, prandaj në momentin që vendoset procedura gjyqësore, qoftë pozitivisht apo negativisht nga gjyqësori, qeveria do ta pranon dhe zbaton atë me mekanizmat që i ka në dispozicion. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e brendshme, me sektorin e krimeve të renda duhet ta marrin me urgjencë një procedurë të tillë sepse dihet mirëfilli që gjykatat janë keqpërdorë nga mafio politika jo vetëm në këtë rast por edhe në dhjetëra e dhjetëra raste të tjera, nga ata që kanë udhëhequr për 20 vjet me shtetin e Kosovës. Alternativë tjetër për të mos e mbajtur peng anëtarësimin e Kosovës në Këshillin evropian, është që tashmë të merret vendimi për dhënie të atyre pronave Kishës ortodokse serbemanastirit të Deçanit, por gjithmonë duke paralajmëruar që derisa rihapet procesi, në momentin që shpallet aktgjykimi, atëherë edhe qeveria do të vepron sipas atij aktgjykimi që do të nxirret që nënkupton edhe mundësin ligjore të anulimit të vendimit paraprak të kundërligjshëm dhe të ndikuar. Kjo është një çështje të cilën e kanë kryer paraardhësit e kësaj Qeveria, gjithmonë me dyshimin e keqpërdorimit të gjykatave, prandaj zgjidhja e vetme e drejtë për të mos e bllokuar Kosovën në rrugëtimin drejtë proceseve integruese është që kjo çështje të rishikohet dhe të rigjykohet mbi bazën e dyshimeve dhe provave që do të sigurohen. Pra përkohësisht pronat do të duhej dhënë në shfrytëzim Kishës ortodokse por në proces të rihapet kjo çështje sepse nëse konstatohet se është marr vendimi duke konsumuar veprën penale, atëherë anulohet ai vendim, por nëse konstatohet se nuk ka pasur elemente të veprës penale, atëherë mbetet i njëjti vendim në fuqi, por assesi për inate politike dhe të tjera Kosova nuk guxon dhe nuk duhet të mbetet peng, sepse pengu dhe bllokimi i Kosovës është bllokim i perspektivës së vetë qytetarëve të këtij shteti. Tek e fundit ato 20 hektar nuk shkojnë në Serbi por janë dhe mbeten aty ku janë, por vetëm duhet të analizohet thellësisht dhe profesionalisht ana ligjore e kalimit të asaj pronë në shfrytëzim nga Manastiri i Deçanit, ana ligjore dhe dyshimet për konsumim të veprës penale nën ndikim abuziv e kriminal. Situatat e dyshimeve për atë patundshmëri të kishes së Deqanit duhet gjithsesi të spastrohet ligjërisht, dhe të nënkuptohet se ato pjesë të patundëshmëerive janë si çdo pjesë tjetër e patundshmërive të Kosovës, për të cilat patundshmëri institucionet shtetërore të Kosovës përkujdesen si pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".