Të funksionalizohet Instituti për Krimet dhe rihapen të gjitha dosjet e padive për gjykim në gjykatat e shtetit të Kosovës

Të funksionalizohet Instituti për Krimet dhe rihapen të gjitha dosjet e padive për gjykim në gjykatat e shtetit të Kosovës
Të funksionalizohet Instituti për Krimet dhe rihapen të gjitha dosjet e padive për gjykim në gjykatat e shtetit të Kosovës

Gani Qarri

  • 23 January 2024 - 17:58

 Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Pikërisht marrëveshja e paprecedent e Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës, për faljen e krimeve, gjenocidit dhe dëmeve të luftës, ka bërë që vetëm aty këtu, të ndiqet ndonjë rast individual dhe të ndodhë ushtrim i kallëzimit penal për krime nga individët ndaj individit të caktuar, por jo edhe një padi në rang shtetëror kundër Serbisë okupatore për krime, gjenocid dhe dëme të luftës në Kosovë. Megjithatë pavarësisht se çfarë marrëveshjesh ilegale kanë nënshkruar Thaçi, Mustafa dhe ish qeveritarët e shantazhuar në të kaluarën, dëmet e luftës janë kryer në Kosovë dhe ato duhet të gjykohen sa më parë. 

 

Kështu që kjo Qeveri, duhet urgjentisht ta funksionalizojë Institutin e Krimeve të Luftës në mënyrë që me prova shkencore dhe dëshmi të argumentuara nga dëshmitarët autentik të cilët kanë parë e përjetuar edhe vet gjenocidin dhe krimet serbe, të ngritët përfundimisht padia ndërkombëtare pran GJND-së, kundër Serbisë dhe të njëjtat argumente, tu shërbejnë si bazë e fuqishme edhe gjykatave tona vendore për ti gjykuar rastet pa dallim, sipas peshës dhe aktpadisë ligjore. Instituti i Krimeve të Luftës, i formuar më 2011, fatkeqësisht më 2018 u shua pa asnjë arsyetim nga Qeveria e PAN-it, AAK, PDK, Nisma, me arsyetimin e turpshëm të ministrit të atëhershëm të drejtësisë Abelard Tahiri nga PDK, se kinse nuk ishte institut i mirëfilltë. Ky Institut, çuditërisht u shua edhe përkundër faktit se për 7 vite sa ai ishte në funksion, ka publikuar mese tetë libra mbi masakrat, krimet, vrasjet dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, personat e pagjetur, si dhe shkatërrimin e monumenteve dhe pronave e shtëpive private nga regjimi okupator serb, ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë. Dhe shuarja e këtij Instituti prej Qeverisë së PAN-it, përkundër angazhimit 7 vjeçar në dokumentimin, argumentimin e krimeve serbe të luftës, publikimin e tetë librave mbi vrasjet, masakrat, krimet e gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, si dhe personat e pagjetur dhe shkatërrimin e monumenteve dhe të pronave e shtëpive private nga regjimi okupator serb, u bë nga PDK,AAK,Nisma, me qëllimin e vetëm, që procesi i hulumtimit, dokumentimit dhe ngritjes së padisë për krime lufte, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kundër Serbisë hegjemoniste, të mos ndodhte dhe mbetej në gjysmë të rragës! Andaj duke pasur parasysh shuarjen bizare të këtij Instituti nga partitë e inkriminuara, kalimin e viteve, vdekjen e dëshmitarëve dhe shuarjen e dëshmive autentike, të gjenocidit dhe krimeve të shkaktuara nga okupatori serb në Kosovë, Qeveria Kurti duhet të veprojë më shpejtë për riaktivizimin e "Institutit të Krimeve të Luftës" dhe vënien në funksion të tij, pas rreth 6 vitesh të shuarjes pa shkas e asnjë arsyetim, nga qeveria e inkriminuar e PDK-s, AAK-s, Nisma etj. Në periudhën deri në vitin 2018, thuhet se janë bërë dhjetë hulumtime rreth vrasjeve, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, shkatërrimin e arkivave, ku duhej të punohej së paku edhe për dhjetë vite tjera që të rrumbullakohej procesi, por, fatkeqësisht me shuarjen e institutit nga viti 2018, është ndërprerë çdo hulumtim dhe nuk janë lejuar kurrë më, as mjete modeste, që të punohej tutje për zbardhjen e krimeve serbe, vrasjet, masakrat, gjenocidin, shkatërrimet, torturat etj. Dhe në vend të vazhdimit të këtij procesi kaq me rëndësi, PDK,AAK dhe Nisma, çuditërisht vendosën ta mbyllnin tërësisht "Institutin mbi Krimet e Luftës", që është edhe një dëshmi tjetër trishtuse, e cila flet hapur, se fajtore për zvarritjen e hulumtimeve dhe mos ngritjen e padisë për krimet e luftës kundër Serbisë gjenocidiale, kanë qenë vet strukturat e parapolitikës së SHIK-ut. Pra ishin njerëzit e inkriminuar, të veshur me pushtet dhe petkun e politikës të cilët dyshohet se edhe vetë kanë qenë të përfshirë në krime të ndryshme dhe si të shantazhuar që ishin nga Serbia, ata vet bllokuan qëllimisht procesin e hetimit dhe të dokumentimit të krimeve serbe të luftës, ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës. Për aq më keq, edhe në rastet kur krimet janë zbuluar e argumentuar, me fakte autentike, ish pushtetarët, kanë interferuar me urdhra gojor edhe në institucionet e drejtësisë për të mos vepruar. Vetëm në këtë mandat qeverisës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 13 korrik të vitit 2023, miratuan Ligjin për Institutin e Krimeve të kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke i hapur kështu rrugë rithemelimit edhe një herë, të këtij instituti me rëndësi jetike. Andaj, kur dihet se procesi i hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të luftës, duhet të kryhet sa më shpejtë, Instituti për Krime Lufte, i mbyllur që në vitin 2018, nga qeveria e PAN-it, e udhëhequr nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në koalicion me PDK-në dhe partinë NISMA, për ta kompensuar humbjen e mungesës së tij, të deritanishme, Qeveria Kurti duhet që ta ri themelojë dhe vejë në funksion sa më parë këtë Institut për të vazhduar hulumtimet dhe dokumentuar krimet e gjenocidin e shkaktuar nga okupatorët serb në Kosovë. Kurse ish Ministri i atëhershëm i drejtësisë Abelard Tahiri nga PDK, i cili kishte mbyllur këtë institut me arsyetimin banal se nuk ishte i mirëfilltë dhe se për të funksionuar, nevojitet ligj për të, duhet dënuar dhe quar në burg. Dhe pasi që tanimë, ligji ka kaluar në Kuvend, që në korrik të vitit të kaluar, kurse hyrja e tij ne fuqi, parashihet 6 muaj më pas, është koha që të mos ketë më asnjë zvarritje dhe pa asnjë vonesë të mëtejme, të nxirren aktet e nevojshme nënligjore, të rregullohet struktura funksionale për ta jetësuar sërish këtë Institut, për gjetjen, dokumentimin dhe arkivimin e fakteve mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe ngritjen e padisë për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve nga Serbia okupatore, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Instituti për Krimet e Luftës, duhet të rithemelohet urgjentisht edhe për faktin që ekzistojnë dyshime të bazuara dhe shumë të besueshme se pikërisht nga ish pushtetarët e shantazhuar nga Serbia dhe të përfshirë edhe vet në krimin e organizuar, të cilët gjatë dialogut të zhvilluar në Bruksel, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë marr vesh me zyrtarët e lart serb edhe për faljen e krimeve dhe dëmeve të luftës,pra krimet e gjenocidi ndaj shqiptarëve të shkaktuara nga okupatorët serb në Kosovë, i janë "falur" Serbisë. Kështu që me gjithë kalimin e mese 25 viteve nga përfundimi i luftës, ende nuk ka asnjë padi të ngritur kundër shtetit serb dhe sikur mos të mjaftonte kjo, ata kanë interferuar edhe në gjyqësorin vendor, duke i urdhëruar gjykatat që ti hedhin poshtë edhe paditë e shqiptarëve, për dëme lufte, kundër Serbisë. Ish pushtetarët shqipfolës, të shantazhuar nga Serbia, i detyruan gjykatat vendore të deklarohen edhe jo-kompetente për gjykimin e padive që janë ushtruar nga qytetarët dhe bizneset, për dëmet dhe krimet serbe të luftës të shkaktuara në Kosovë. Prandaj Qeveria Kurti, ashtu sikur ia doli me sukses, ta rivendos rendin dhe ligjin në Veri të Kosovës, në këtë ish oazë të mafies dhe krimit të organizuar, duhet ta ve në funksion pa asnjë vonesë edhe “Institutin për Krimet e Luftës”, në mënyrë që të mblidhen provat e nevojshme dhe pranë GJND-së të ngritët padia për gjenocid dhe krime lufte të shkaktuara nga Serbia okupatore në vendin tonë. Dhe i gjithë turpi tu mbet qeverive të kaluara të cilat për 25 vite i kanë bllokuar të gjitha paditë e ushtruara, madje nga partitë e inkriminuara, është kërkuar me urdhër politik, që të gjitha paditë e shqiptarëve, të shpallen si të pa lejueshme,ndërsa sipas dëshmive të njerëzve të informuar që tash flasin publikisht, thuhet se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçit, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje me delegacionin serb dhe zyrtarët e BE-së që të falen të gjitha krimet e gjenocidi dhe dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia fashiste në Kosovë, për çka Mustafa dhe Thaçi duhet të akuzohen, marrin dënimin më të rëndë dhe të dërgohen në burg, për tradhti të lartë. Pikërisht marrëveshja e paprecedent e Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës, për faljen e krimeve, gjenocidit dhe dëmeve të luftës, ka bërë që vetëm aty këtu, të ndiqet ndonjë rast individual dhe të ndodhë ushtrim i kallëzimit penal për krime nga individët ndaj individit të caktuar, por jo edhe një padi në rang shtetëror kundër Serbisë okupatore për krime, gjenocid dhe dëme të luftës në Kosovë. Megjithatë pavarësisht se çfarë marrëveshjesh ilegale kanë nënshkruar Thaçi, Mustafa dhe ish qeveritarët e shantazhuar në të kaluarën, dëmet e luftës janë kryer në Kosovë dhe ato duhet të gjykohen sa më parë. Kështu që kjo Qeveri, duhet urgjentisht ta funksionalizojë Institutin e Krimeve të Luftës në mënyrë që me prova shkencore dhe dëshmi të argumentuara nga dëshmitarët autentik të cilët kanë parë e përjetuar edhe vet gjenocidin dhe krimet serbe, të ngritët përfundimisht padia ndërkombëtare pran GJND-së, kundër Serbisë dhe të njëjtat argumente, tu shërbejnë si bazë e fuqishme edhe gjykatave tona vendore për ti gjykuar rastet pa dallim, sipas peshës dhe aktpadisë ligjore. Vet sjelljet kaq të dëmshme të këtyre zuzarëve politik, kundër interesit të shtetit të Kosovës, na bëjnë ta kuptojmë përfundimisht, se jo pak udhëheqës të qeverisjeve të kaluara, kanë qenë, aq fuqishëm të shantazhuar nga Serbia, sa që edhe sot, mbretëron në opinion, dyshimi se shumë veprime që ata kanë ndërmarr në dëm të Kosovës janë bërë pikërisht, për interesa të Serbisë, kështu që “Instituti për Krimet e Luftës”, duhet ti rikthejë edhe paditë e refuzuara në të kaluarën dhe të hap mundësinë që nga ky vit, lëndët e Kosovës të trajtohen dhe marrin epilogun edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".