Abuzimi me detyrën zyrtare nga policia në rastin tragjik të Lulëzim Fejzullahut, argument për lidhjen me krimin

Abuzimi me detyrën zyrtare nga policia në rastin tragjik të Lulëzim Fejzullahut, argument për lidhjen me krimin
Abuzimi me detyrën zyrtare nga policia në rastin tragjik të Lulëzim Fejzullahut, argument për lidhjen me krimin

Dardan Grapci

  • 23 January 2024 - 18:40

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Është bërë mirë që jane publikuar pamjet e rastit edhe pse këto pamje nuk ishin dashur të publikohen në media sepse janë pamje shqetësuese, sido që të jetë raporti i policisë me pamjet janë si nata me ditën. Prandaj i bëjë apel Inspektoratit Policor të Kosovës që edhe këta polic që e kanë shkruar këtë deklaratë-raportin, menjëherë ti merr në pyetje prokuroria dhe të largohen j nga puna. Le të bashkohemi të gjithë për dhimbjen e madhe dhe ti shprehim ngushëllime familjes së ngushtë të Lulëzim Fejzullahut.

 

Ne gjithonë kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi respekt për Policinë e Kosovës, por ajo se çka kam thënë shumë kohë më parë mendoj që është edhe duke dalë tash hapur në publik. Policia e Kosovës ndonëse numerikisht është mjaft e madhe, dhe madje duket që vepron mjaft aktive, brenda Policisë ka të punësuar shumë njerëz që nuk e kanë përfunduar si duhet dhe sipas standardeve trajnimin për polici. Ka shumë nga ata që nuk kanë shkuar madje asnjëherë në trajnim dhe me njoftësi janë pranuar, e kanë veshur uniformën dhe tash punojnë, prandaj edhe këta persona që sot janë polic zyrtar duhet të hetohen dhe largohen përfundimisht nga puna. jam i bindur që po mos të kishte ndërruar jetë i ndjeri Lulzim Fejzullahu, ai do të kishte qenë viktimë potenciale për akuza të rrejshme kundër sulmuesve kinse po gënjen në raport. Është bërë mirë që jan publikuar pamjet e rastit edhe pse këto pamje nuk ishin dashur të publikohen në media sepse janë pamje shqetësuese, sido që të jetë raporti i policisë me pamjet janë si nata me ditën. Prandaj i bëjë apel Inspektoratit Policor të Kosovës që edhe këta polic që e kanë shkruar këtë deklaratë-raportin, menjëherë ti merr në pyetje prokuroria dhe të largohen j nga puna. Tani më nuk ka asnjë dilemë, por janë faktet që tregojnë se rasti i fundit i vrasjes mizore të 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu në qytezën e Podujevës, dhe manipulimet që ndodhën në hartimin e raportit lidhur me rastin nga ana e policisë, si subjekt i parë i administrimit të provave për ti hapur rrugë prokurorisë për hetim të mëtejshëm, është dëshmia e pa kontestueshme që tregon se sa thellë është futur krimi dhe abuzimi me ligjin në organet e sigurisë dhe të drejtësisë, prandaj edhe kjo qeveri me të drejtë është duke u angazhuar për Vettingun e famshëm me të cilin do të duhej pastruar jo vetëm sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria, por të gjithë mekanizmat që kontrollojnë dhe menaxhojnë fushën e sigurisë e të së drejtës, sundimit të ligjit si tërësi. Policia në raportin e saj ditor, të datës 15 janar kishte raportuar se një vrasje në tentativë ishte regjistruar më 14 janar 2024, e që në këtë rast Policia e Kosovës kishte njoftuar se ishte therur me thikë një person, ndërsa dy persona të dyshuar ishin arrestuar, kurse tani po del se nuk ishte zhvilluar në këtë mënyrë. Kjo pasi që në këtë rast nuk po dyshohet se ka pasur therje me thikë, por rrahje brutale ndaj një të riut me mjete të forta (shkop druri), që do të thotë se raporti policor është abuzuar dhe skandalizuar me porosi, opinioni është dezinformuar, dhe aq më tepër, është luajtur edhe me dinjitetin e familjes së atakuar me të riun e viktimizuar sepse pamjet e publikuara qartë dhe të pa manipuluar tregojnë situatë krejtësisht të kundër të sulmit ndaj 18 vjeçarit, i sulmuar fillimit me automjet, i goditur dhe më pas me shkopi druri i rrahur deri në vdekje me goditjet në kokë. Pra në raportin ditor të Policisë së Kosovës të datës 15 janar thuhet se rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë, ku i riu ishte therur me thikë! Ndonëse pas alarmit për këtë lloj abuzimi, inspektorati policor është deklaruar se kanë filluar hetimin, kjo mënyrë e trajtimit të rasteve të tillë i jep imazh tepër të dëmshëm policisë së Kosovës dhe e rrënon besimin, prandaj është e kohës për të vepruar dhe pastruar këtë strukturë profesionale, që është hallka e parë e ballafaqimit me shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar. Pra policia e Kosovës duhet me e sqaru se për çfarë arsye rrahja brutale për vdekje e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, me shkop bejsbolli dhe goditja me veturë duke lëvizur me shpejtësi, më datë 15 janar, në raportin 24-orësh është raportuar si "therje me thikë nga dy persona". Ndërsa thuhet se "Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".