Jo Asociacion 'shtet' i kushtëzuar nga dialogu me Serbinë, bashkim në Federatë shqiptare i Kosovë me Shqipërinë

Jo Asociacion 'shtet' i kushtëzuar nga dialogu me Serbinë, bashkim në Federatë shqiptare i Kosovë me Shqipërinë
Jo Asociacion 'shtet' i kushtëzuar nga dialogu me Serbinë, bashkim në Federatë shqiptare i Kosovë me Shqipërinë

Agim Bajrami

  • 25 January 2024 - 18:40

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Nëse Kosova dhe Shqipëria organizohen dhe veprojnë të koordinuar, që ka gjasa të mira, do të arrihet dhe mposhtet një herë përgjithmonë bota serbo-ruse madje edhe greke. Kështu janë burimet e informacioneve që qarkullojnë rreth zhvillimit të ngjarjeve.

 

S’ka Asociacion as normalizim me Serbinë në këtë dialog që e ka humbur kuptimin , ka luftë Ballkanike dhe përmes kësaj luftë e kontrolluar nga e cila do të bëhet ridefinimi i kufijve ballkanik dhe si rrjedhojë edhe bashkimi me Shqipërinë . Ky është fillimi i prishjes së status-quos të tensioneve dhe grindjeve ballkanike. Nëse Kosova dhe Shqipëria organizohen dhe veprojnë të koordinuar, që ka gjasa të mira, do të arrihet dhe mposhtet një herë përgjithmonë bota serbo-ruse madje edhe greke. Kështu janë burimet e informacioneve që qarkullojnë rreth zhvillimit të ngjarjeve Nuk bëhet armatosja pa qëllimin e caktuar. Gjithherë kur ka armatosje ka edhe luftë. Mund të ketë luftë edhe të përmasave më të gjëra. Shumëçka nuk varet nga ne por varet nga pozicionimi ynë i drejtë. Ne duhet të piskasim se jemi në pozicionim me Hebrenjtë se aty ndahet bota perëndimore dhe lindore. Serbia është e gatshme të paguan dhe ti nxit edhe hoxhallarët dhe më emër të viktimave në Palestinë popullata ta kundërshton e anatemon Izraelin. Sikur më parë perandoria romake dhe Bizanti , e ngjashme është ndarja e botës, lindje perëndim por me fushëbetejat, Palestinë,Ukrainë-Krime, Ballkan/Kosovë,Bosnje dhe Hercegovinë, dhe lindje të largët , Kina në Tajvan ,dhe ka gjasa edhe në vendet e Skandinavisë ,fushëbeteja të ndryshme. Duhet te ndryshoj diçka. Kësaj radhe Serbia ka për të humbur shumë nëse fiton në këto zhvillime aleanca perëndimore... Tash po luftohet me teknikë moderne të përsosur jo si në vitet e 97 me kallashnikov të Enver Hoxhës. E në këto zhvillime, kur jemi te dialogu me Serbin të gjitha opsionet janë në disponim ,por nuk ka Asociacion , ka vetëm taktizime. Madje nuk besoj edhe se do të ketë as zgjedhje komunale ,dhe as zgjedhje të parakohshme siç po mendon opozita dhe po mobilizohet Ramush Haradinaj me të tjerët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".