Heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë kusht për vazhdim të dialogut

Heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë kusht për vazhdim të dialogut
Heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë kusht për vazhdim të dialogut

Skender Mulliqi

  • 26 January 2024 - 22:30

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Ka ardhur koha që Kosova ta bëjë më dije Serbinë , por edhe bashkësinë ndërkombëtare, së nuk ka asnjë kuptim vazhdimi i dialogut, deri sa Kosova nuk hiqet nga preambula kushtetuese e Serbisë. Me një njeri çfarë është presidenti serb Vuçiq, i cili po e preferon retorikën luftënxitëse si të kohës së Millosheviqit, nuk ka perspektivë zhvillimi i dialogut, e cili gjithnjë e më shumë po futet në qorrsokak. Një njeriu i cili po i mban gjallë synimet e Sllobodan Millosheviqit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë të vizitoj Kosovën.

 

Presidenti i Serbisë , Aleksandër Vuçiqi në takimin e Davosit, duke iu referuar kërkesës të Ministrit, Sveqla për të vizituar Kosovën Lindore, tha se “ka kërkuar të vizitojë Kosovën dhe t’ju drejtohet qytetarëve të Serbisë”.Dhe , po ashtu kishte potencuar, së “ do të ishte mirë që ne të respektojmë marrëveshjet dhe të bisedojmë me njerëzit në tokën e shenjtë serbe”. Këto deklarime flasin se presidenti serb, Vuçiq gjithë kohën sa është në pushtet është duke diskutuar edhe në bisedime për normalizim të marrëdhënieve, duke u bazuar në kushtetutën e Serbisë, ku Kosova figuron pjesë përbërëse e saj. Zaten pikërisht këtu ekziston defekti i madh i këtyre bisedimeve dhe këtij procesi . Ka ardhur koha që Kosova ta bëjë më dije Serbinë , por edhe bashkësinë ndërkombëtare, së nuk ka asnjë kuptim vazhdimi i dialogut, deri sa Kosova nuk hiqet nga preambula kushtetuese e Serbisë. Me një njeri çfarë është presidenti serb Vuçiq, i cili po e preferon retorikën luftënxitëse si të kohës së Millosheviqit, nuk ka perspektivë zhvillimi i dialogut, e cili gjithnjë e më shumë po futet në qorrsokak. Një njeriu i cili po i mban gjallë synimet e Sllobodan Millosheviqit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë të vizitoj Kosovën. Ai nga Davosi lëshon mesazhe idioteske për respektim të marrëveshjeve , e të cilat nuk i zbaton, pa hequr dorë nga strategjia promillosheviqiane e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Ky shovinist serbomadh nëse mendon më vizitua Kosovën, duhet paraprakisht të respekton të gjitha marrëveshjet e firmosura në Bruksel ,dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Tjetër. Duhet që të heq dorë nga kërcënimet më luftë që po ja bënë rajonit dhe Kosovës për ndarjen e saj. Ky ultra nacionalist sheshelian duhet të ndërprenë politikën e viktimizimit të gjoja të minoritetit serbë , që po pretendon së po i bëhet në Kosovë. E dihet së minoriteti serb, gëzon të drejta gati të barabarta më shqiptarët si popull shtet formues që janë. Është duke u manipuluar opinionin në Serbi dhe minoritetin serbe së gjoja në Kosovë ekziston çështja serbe. Ky nuk duhet lejuar të vizitoj tokën e Kosovës, pa kërkuar falje për gjenocid. Ka kaluar koha e përdorimit të te gjitha instrumenteve terroriste pushtuese ndaj Kosovës . Krye terroristi i aktit makaber në Banjskë të Kosovës, pa fije turpi deklaron së herën e fundit kur e kishte vizituar Kosovën, e ka pyetur popullin serbe dhe jo kryeministrin e Kosovës. Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vazhdimisht vizitën e tij në Kosovë. Ky protagonist i radikalizmit sheshelian ka vizituar Kosovën shtatë herë, por vetëm një herë si president i Serbisë në vitin 2018. Këtë praktikë të vizitave të protagonistëve serbe të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë, duhet të ndërpritet. Bota demokratike është koha që ta ndëshkon këtë nomenklaturë të shovinizmit serborusomadh . Krimet monstruoze të Sheshelit dhe të Vuçiqit më kompani , në Bosnje dhe në Kosovë, nuk bënë të harrohen. Sikur që nuk bënë të harrohen nga BE dhe Amerika as sulmet e pareshtura të Vuçiqit në veri, dhe së fundit akti terrorist, ku krye çetniku Vuçiq, sprovojë ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".