Është koha që Lista Serbe e ndikuar nga Beogradi të largohet nga jeta politike dhe institucionale në Kosovë

Është koha që Lista Serbe e ndikuar nga Beogradi të largohet nga jeta politike dhe institucionale në Kosovë
Është koha që Lista Serbe e ndikuar nga Beogradi të largohet nga jeta politike dhe institucionale në Kosovë

Skender Mulliqi

  • 27 January 2024 - 15:49

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

 Politikat të formës qetësuese të shprehem kështu, kundër Putinit dhe kundër Vuçiqit nuk do të prodhojnë rezultate të parandalimit të konfliktit të ri në Ballkan. Dhe, nëse ndiqet kjo politikë e BE-së dhe Amerikës duke mos i radikalizuar politikat ndaj këtyre dy autokratëve më të rrezikshëm sot në Evropë, askush nuk mund të thotë së kjo edhe nuk pritej. Putin kështu do ti mundësohej një fushëbetejë e dytë në Evropë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në vitin 2022 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ministrat e punëve të jashtme të Serbisë dhe Rusisë nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim .Kjo ndodhi gjashtë muaj para invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Në këtë kuadër duhet shikuar edhe vizitat e shpeshta të Vuçiqit, Daçiqit,Vulinit dhe Dodikut në Moskë. Këto lidhje të forta politike dhe marrëdhëniet e këtyre dy shteteve tradicionalisht vëllazërore , po bëjnë që Beogradi zyrtar nuk merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë. BE pikërisht në këtë plan është orientuar për të shkëputur ndikimin e politikës të diktatorit Putin në Serbi, por deri tash pa sukses . Në vitin e kaluar kur u mbajt samiti i BE-së në Tiranë , Vuçiqi udhëtoi në Kinë për tu takuar me Putinin dhe më presidentin e Kinës.

Ky fuqizim i marrëdhënieve më këto dy shtete, sikur e ka trimëruar Serbinë, në nxitjen e konfliktit ushtarak në rajon, edhe pse zor që këto dy shtete në rast të përshkallëzimit të situatës me luftë , kanë mundësi ta  ndihmojnë  regjimin autokrat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Megjithatë në rrethanat të cilët po krijohen në rajon , ku Putin është jetësisht i interesuar të hapë një front tjetër të luftës, për të zhvendosur vëmendjen nga lufta në Ukrainë, nevojitet një mobilzim shtesë ushtarakë i BE dhe Amerikës në veri të Kosovës, për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor, ku situata është e brishtë.

Heqja e dinarit si mjet pagese jashtë euros nga qarkullimi në Kosovë, vetëm për minoritetin serb, është e qëlluar nga organet tona përkatëse, kur dihet , se në veri funksionon sistemi i degëve të bankave lokale si pjesë e sistemit bankar të Serbisë. Edhe këtë si gjithçka që lidhet më vendosjen  e sovranitetit në veri të Kosovës, Beogradi zyrtar , por edhe Lista Serbe, e shfrytëzojnë për qëllime politike , gjoja si përpjekje për të dëbuar minoritetin serb nga Kosova, që nuk përkon fare më realitetin. Serbia por edhe Lista Serbe e cila është koha të largohet nga jeta politike e institucionale në Kosovë, duhet të kuptojnë një herë e përgjithmonë, se nuk do të lejohet asnjë pushtet i tretë në veri siç edhe po pretendojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".