
Lexoni edhe:
Sulmi terroristë në Banjskë e zbuloi lakuriq fytyrën dhe politikën e vërtetë agresore të Serbisë
Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani
Për të arritur deri te ky moment ka mbetur edhe pak rrugë, e në këtë agjendë janë edhe zgjedhjet në veri dhe themelimi i asociacionit, për ta fituar pastaj edhe një lloj njohje normalizuese për Kosovën nga Serbia. Kosova gjendet para një momenti vendimtar historik që duhet të anëtarësohet edhe në Këshillin e Evropës, dhe në disa forume dhe organizata ndërkombëtare. E krejt në fund të këtij procesi, pra arritjes së marrëveshjes për normalizim dhe zbatim nga të dyja palët, Kosova duhet të njihet edhe nga ato vende të BE-së që nuk e njohin deri tash, si nga Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Rumania.
-Bashkimi Evropian ende po konsideron se Qeveria e Kosovës nuk i ka kryer të gjitha punët apo detyrat e përcaktuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Pra kjo është arsyeja pse BE-ja ende nuk ka nxjerr ndonjë përfundim lidhur me këtë çështje, kushtet dhe detyrat që i ka përcaktuar në raport me situatën e krijuar atje. Realiteti për situatën në veri duhet pranuar. Atje situata tash është shumë më e mirë se sa që ishte në të kaluarën, por vendimi për ta dhënë vlerësimin e plotë është i BE-së, dhe le të shpresojmë se ky delegacion do të vjen dhe do të jep ndonjë lajm të mirë edhe në temën e largimit të masave që janë shpallur ndaj Kosovës. Masat është dashtë të largohen menjëherë pas rastit të Banjskos sepse ishte pikërisht ky rast që e dëshmoi pa asnjë dilemë se janë elementët terrorist serb dhe shërbimet sekrete të Serbisë ato që po e destabilizojnë situatën në veri dhe madje po e rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve të atjeshëm, duke ushtruar presin mbi ta, duke i penguar që të jetojnë normalisht në shtetin e Kosovës të integruar.
Sidoqoftë dialogu për të arritur një marrëveshje obligative të zbatimit nga të dyja palët po shkon drejtë fundit. Në këtë rrafsh dy gjëra janë kruciale. E para themelimi i asociacionit dhe njohja në një formë e legjitimimit të Republikës së Kosovës nga Serbia. Me këtë agjendë dinamike ndërkombëtare dhe presionin që po i bëhet Serbisë, pres që në këtë gjashtë mujor të parë të këtij viti të ndodhë një hap i rëndësishëm i normalizimit të raporteve . Pra konsideroj se deri në qershor do të te ndodhe normalizimi. Një përfundim pozitiv i një zhvillimi të dialogut maratonik , me një konstatim përfundimtar për atë që është zhvilluar dhe dakorduar prej vitesh, pres që të rrumbullakësohet me një pajtim për një normalizim në kuptimin e relaksimit të thellë të relacioneve Kosovë –Serbi. Për të arritur deri te ky moment ka mbetur edhe pak rrugë, e në këtë agjendë janë edhe zgjedhjet në veri dhe themelimi i asociacionit, për ta fituar pastaj edhe një lloj njohje normalizuese për Kosovën nga Serbia.
Kosova gjendet para një momenti vendimtar historik që duhet të anëtarësohet edhe në Këshillin e Evropës, dhe në disa forume dhe organizata ndërkombëtare. E krejt në fund të këtij procesi, pra arritjes së marrëveshjes për normalizim dhe zbatim nga të dyja palët, Kosova duhet të njihet edhe nga ato vende të BE-së që nuk e njohin deri tash, si nga Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Rumania. Pres po ashtu njohje edhe nga Moldavia. Vetëm nga Spanja mendoj që edhe për një kohë më të gjatë do të presim sepse ka më shumë rezerva dhe mbetet pa e njohur Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".