Faronizmi serb i Vuçiqit, po i ndjek e dhunon dishepujt serb t paqes e dashurisë njerëzore

Faronizmi serb i Vuçiqit, po i ndjek e dhunon  dishepujt serb t  paqes e dashurisë njerëzore
Faronizmi serb i Vuçiqit, po i ndjek e dhunon  dishepujt serb t  paqes e dashurisë njerëzore

Agim Bajrami

  • 29 January 2024 - 12:35

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

 -Mendjet e ndritura serbe, në kërkim falje për mëkatet e bëra në emër të tyre ,po torturohen nga “Faronizmi” serb i Vuçiqit. Nikola Sanduloviç,vajza e tij Klara, dhe avokati i tij ,po vazhdojnë të çojnë mesazhe biblike tek Zoti Jezu Krishti dhe shqiptarët , për paqe të përbashkët njerëzore. Ata, po rrëfejnë mëkatin e atyre që bënë në emrin e tyre,  dhe duke shkuar te varri i Jasharëve, e te vogëlushja Blerta, të cilën e vranë, të satanizuarit për " lavdin" e DJALLIT të tyre , kur sot Blerta e Jasharët dhe të tjerët , po pushojnë të qetë në amshimin e përjetshëm, nga mizoria e djallit serb të kësaj bote. 

Por, Klara, Nikola e avokati i tij , po rrëfehen te Krishti , për të keqen, që e  bënë të tjerët e djallëzuar ,nga e keqja e DJALLIT të tyre ,për lavdin djallëzore që nën emrin e popullit serb,i vriten dhe  viktimizuan  shqiptarët, dhe mendje ndritura serbe  për të qen të falur dhe lehtësuar në paqe me vetën ,  Zotin, e shqiptarët, po luten e kërkojnë falje te viktimat shqiptare. Shqiptarët, e pranojnë kërkim faljen, se edhe Krishti fali,dhuroj ,ndihmoj dhe u lut për paqe edhe për mëkatorët. Dhe kjo është virtyti hyjnor që duhet bërë. “Faronizmi” serb i Vuçiqit  ,po i ndjek, rrah e torturon,  serbet që rrëfehen e luten për mëkatet e të tjerëve, të bëra në emër të tyre, për të ndërtuar paqen e dashurin krishtere për të gjithë njerëzimin.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".