Udhëheqja e shtetit nga Kryeministri shqiptarë në Maqedoni, shans i një fillimi të ri në histori

Udhëheqja e shtetit nga Kryeministri shqiptarë në Maqedoni, shans i një fillimi të ri në histori
Udhëheqja e shtetit nga Kryeministri shqiptarë në Maqedoni, shans i një fillimi të ri në histori

Gani Qarri

  • 30 January 2024 - 20:46

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Ardhja e një kryeministri Shqiptar, në krye të FYROM-it (Maqedonisë veriore) është rast historik e moment ideal, i papërsëritshëm për shqiptarët në Ballkan, i cili duhet të shfrytëzojnë me një "blic" aksion, për marrjen e vendimeve të shpejta dhe relativizmin urgjent të barrierave kufitare-ndërshtetërore me hapjen e perspektivës së re, të integrimit dhe të bashkimit ndër shqiptar, duke krijuar një zonë unike rajonale me kufij vetëm formal, të cilët, tash as në të ardhmen, nuk do të paraqitnin më pengesa në zbatimin e integrimit tonë nacional. Ideja e hedhur pas zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar në këtë shtet edhe nga kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili nga Shkupi, ish kryeqyteti i Dardanisë, apeloi që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njëjtë siç kanë vepruar edhe shtetet e Bashkimit Evropian.

 

Heqja e kufijve mes dy shteteve kombëtare shqiptare si Shqipëria e Kosova dhe një shteti të banuar me shumicë relative shqiptare si FYROM-i, do të krijonte një ambient të ri integrimi të shqiptarëve dhe bashkimit fizik të relievit tonë kombëtar, ku shumicën e banorëve, natyrshëm e përbëjnë shqiptarët, akt ky, me të cilin, do të defaktorizohej plotësisht ndikimi i aleancës ruso serbe të lindjes, dhe do të forcohej aleanca properëndimore evropiane me shtetet shqiptare, që edhe janë nën ombrellën e sigurisë së NATO-s! Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka sqaruar se shembull konkret i një bashkëpunimi të tillë të integruar rajonal është, vet ai i vendeve të Bashkimit Evropian të cilat u takojnë kombeve të ndryshme, por nuk kanë kufij mes tyre. Andaj pse të mos hiqen edhe kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, pra t’i heqim dhe ne kufijtë, ashtu siç i ka hequr Franca e Gjermania, e “Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, tha ndër tjera kryetari i BDI-së. Kërkesa e Ahmetit vjen në momentin më të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni, pasi vendi do të udhëhiqet përkohësisht nga një shqiptar e ushtar vërtet i denjë i UÇK-së dhe ithtar i paepur i shqiptarizmës, si Talat Xhaferi, ish kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe më herët, edhe luftëtar i mirënjohur i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kështu që ky është rasti më ideal dhe momenti i papërsëritshëm historik, i këtij fillim shekulli, që shqiptarët në këto tri shtete, të unifikohen dhe bashkojnë dijen, shkrijnë inteligjencën maksimale, mundin dhe frymëzimin kombëtar duke shfrytëzuar maksimalisht mandatin prej 100 ditësh, sa do të jetë Talat Xhaferi kryeministër i FYROM-it, në mënyrë që, deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe formimin e qeverisë se re, shqiptarët të faktorizohen jo vetëm politikisht por edhe në rrafshin kombëtar e diplomatik dhe unifikimin e tyre, ta shndërrojnë në pjesë të procesit të integrimit evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".