Do të na mallkoj gjaku i dëshmorëve të lirisë nëse vazhdojmë të vonohemi e nuk ushtrohet padia për krime lufte kundër Serbisë

Do të na mallkoj gjaku i dëshmorëve të lirisë nëse vazhdojmë të vonohemi e nuk ushtrohet padia për krime lufte kundër Serbisë
Do të na mallkoj gjaku i dëshmorëve të lirisë nëse vazhdojmë të vonohemi e nuk ushtrohet padia për krime lufte kundër Serbisë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 30 January 2024 - 20:48

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Tani e tutje duhet vepruar me të gjitha mjetet që zyrtarisht të ngritët padi penale kundër Serbisë kriminale, sepse Serbia ka bërë krime në Kosovë nuk i njeh as bota e qytetëruar, dhe duhet të ndëshkohen serbët e të gjitha formacioneve police, ushtar, kriminel paramilitar., për të cilat krime ka fakte të patjetërsueshme që nuk mund t´i rrezon askush, sepse faktet janë mbi të gjitha, faktet mbesin dhe nuk vjetërsohen kurrë, sikur që nuk vjetrohet dhe nuk harrohet gjaku i të gjithë atyre që e kanë derdhur për këtë vend dhe trojet tjera shqiptare.

 

Ne nuk jemi kundër asaj që po përkujtohen dëshmorët e kombit, përkundrazi duhet nderuar deri në qiell se pa derdhur gjakun ata ne kurrën e kurrës nuk do ta gëzonim lirinë, mirëpo, jam i mendimit se nuk mjaftojnë vetëm për të shkuar te varret e tyre dhe duke lexuar fjalë miradije. Bile them shyqyr Zotit që ata nuk dëgjojnë sepse do të na thonin:"Shporruni..." se nuk e kemi dhënë jetën për tu pasuruar ju dhe për të na nëpërkëmbur. Jeni bërë super milionerët më të mëdhenj në emrin tonë dhe shisni salltanete të veshur me gjyzllike dhe flokët e lyera me gjel dhe me kollare taman si dikur kur i vaksinonin qentë dhe i varnin në qafë një zinxhin. Do të duhej se edhe pse i dimë se kush i vrau dhe i masakroi, por urgjentisht të duhej të bëhej padi penale kundër shtetit fashist serb, që bëri krime , i masakroi, i dhunoi dhe dogji tokën e gjallë që na kishte lënë Zoti hise. Ata që thyen qafen e mos u kthefshin sa të jetë toka e qielli, fjalën e kam për ata bandat, që nuk u morën me ta, nuk u morën sepse i kishte verbuar lakmia për pushtet e hajni, por edhe ju që jeni tani në pushtet përse ju merrni lakmi atyre mangupëve? Padinë kundër pushteti gjakatar serbo-fashist do e pranonin pa mëdyshje sepse njeri i gjallë që është në këtë faqe të tokës e din se çfarë terrori ka bërë Serbia kriminale kundër popullit të pafajshëm dhe që ishin në pragun dhe trojet e tyre stërgjyshore, që do të thotë se nuk është ajo vetëm fjalë nuk do t´i harrojmë, por nuk duhet harruar edhe një gjë sepse çdo bandë që vinte në pushtet premtonte se ne do të bëjmë padi penale kundër Serbisë. Dhe, mjerisht deri më tani nuk u bë dhe nuk ka asgjë tjetër pos fjalëve nëpër kafene, aty-këtu edhe në meslisht dikush e përmend. Ju e dini se mezlisht i them nëpër shkrime Kuvendit, se Kuvendi ka emër të madh, prandaj. Sa e përcjelli politikën si fëmijë e deri më sot, më lë të kuptoj se edhe ata "të mëdhenjtë" i kanë mashtruar këta faqezinjtë tanë ose ja kanë lagur fytin ose i kanë marr thasët me para që të mos bëhet kjo padi penale kundër shtetit kriminal e terrorist serb. Dhe, po pyes tani në qoftë se, nuk qëndron kjo, atëherë cila është arsyeja që nuk u ngrit deri tani kjo padi penale? Keni vënë re se gjakësorët serbo-fashist deri tani si shtet as që kanë kërkuar falje ose të paktën të pendohen, jo bile këta gjak zinj e dinë si për krenari dhe kush e mashtron veten që do të ketë normalizim mes Kosovës dhe Serbisë të paktën në këtë kohë të pa kohë!? Sido që të jetë, tani e tutje duhet vepruar me të gjitha mjetet që zyrtarisht të ngritët padi penale kundër Serbisë kriminale, sepse Serbia ka bërë krime në Kosovë nuk i njeh as bota e qytetëruar, dhe duhet të ndëshkohen serbët e të gjitha formacioneve police, ushtar, kriminel paramilitar., për të cilat krime ka fakte të patjetërsueshme që nuk mund t´i rrezon askush, sepse faktet janë mbi të gjitha, faktet mbesin dhe nuk vjetërsohen kurrë, sikur që nuk vjetrohet dhe nuk harrohet gjaku i të gjithë atyre që e kanë derdhur për këtë vend dhe trojet tjera shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".