Në dialog me Serbinë nuk mundë arrihet pajtimi pa u pranuar dhe ndëshkuar krimi

Në dialog me Serbinë nuk mundë arrihet pajtimi pa u pranuar dhe ndëshkuar krimi
Në dialog me Serbinë nuk mundë arrihet pajtimi pa u pranuar dhe ndëshkuar krimi

Skender Kapiti

  • 30 January 2024 - 20:50

Shkruan:ANALISTI- Skënder Kapiti

Unë Skënder Kapiti veteran i UÇK- së e kam porositur politikën kosovare që në vitin 1999 që asnjë marrëveshje me Serbinë pa e pranuar ajo genocidin dhe pa ndëshkimin e saj, pa kërkuar ajo falje për krimet që ka kryer dhe pa kompensimin e dëmeve që janë bërë nga ana aparatit ushtarako policor shtetëror . Padia kundër Serbisë dhe kushtëzimi që nuk ka asnjë marrëveshje me të pa e pranuar Serbia genocidin , pra pa iu bërë Serbisë gjyqi dhe ndëshkimi nuk duhej politika kosovare që të ulej në bisedime me Serbinë.

 

Te politika shqiptare ajo që është vënë re gjithmonë është rrahja e gjoksit dhe krenaria për të kaluarën, respekti formal dhe për dukje në data historike, përvjetorë e për manifestime në përkujtim të heronjve dhe ngjarjeve historike. Këto politika e pushteti si në Shqipëri e Kosovë i bëjnë sa për të kaluar radhën dhe kohën dhe sa për të tërhequr vëmendjen se ja si jemi dhe sa shumë respektojmë historinë, dëshmorët dhe ngjarjet. Këtë e bëjnë edhe me qëllim që të marrin pak shkëlqim prej tyre, sikur me demek janë patriotë e të ndjeshëm për ata që kanë sakrifikuar për kombin. Edhe pushteti i sotëm Kurti-Osmani e kanë harruar atë se çfarë kanë premtuar se do bënin padi për krime lufte ndaj Serbisë. Kryeministri Kurti edhe me rastin e përkujtimit të masakrës së 27, 28 dhe 29 janarit të vitit 1999 në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. “Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen. Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia,” ka deklaruar Kryeministri Kurti. Po mirë po e pyesim Kurtin se çfarë po bën ti dhe qeveria e presidentja e Kosovës për të mos i harruar krimet e Serbisë, dhe a nuk është fakt se mos ngritja e një padie kundër krimeve serbe, kjo a nuk do të thotë se sa më shumë të zgjatet në kohë kjo , a nuk të çon kjo në harresë. Nëse krimet nuk ndëshkohen atëherë ato me kalimi e kohës harrohen siç po ndodh p.sh. në Shqipëri me krimet antinjerëzore të komunizmit. Unë Skënder Kapiti veteran i UCK- së e kam porositur politikën kosovare që në vitin 1999 që asnjë marrëveshje me Serbinë pa e pranuar ajo gjenocidin dhe pa ndëshkimin e saj, pa kërkuar ajo falje për krimet që ka kryer dhe pa kompensimin e dëmeve që janë bërë nga ana aparatit ushtarako policor shtetëror. Padia kundër Serbisë dhe kushtëzimi që nuk ka asnjë marrëveshje me të pa e pranuar Serbia gjenocidin , pra pa iu bërë Serbisë gjyqi dhe ndëshkimi nuk duhej politika kosovare që të ulej në bisedime me Serbinë. Vonesa dhe papjekuria e politikës shqiptare për të vepruar në kohë, kjo ia mundësoi politikës serbe që ajo e shfrytëzoi kohën për përfitime politike e diplomatike që arriti deri atje me një marrëveshje për Bashkësi të komunave me shumicë serbe. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mos të mendojnë se gjithmonë do të justifikohen duke akuzuar politikën dështake të paraardhësve të tyre, kjo sepse koha ecën dhe njerëzit shohin se çfarë po bëni edhe ju, apo mos vallë gabimet e së shkuarës dhe me to ju do të justifikoheni për të marrë vota dhe pushtetin përsëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".