Kjo është ideologjia kriminale serbe që e ka veshur më të zeza gjysmën e Ballkanit, të ndalohet, izolohet e ndëshkohet

Kjo është ideologjia kriminale serbe që e ka veshur më të zeza gjysmën e Ballkanit, të ndalohet, izolohet e ndëshkohet
Kjo është ideologjia kriminale serbe që e ka veshur më të zeza gjysmën e Ballkanit, të ndalohet, izolohet e ndëshkohet

Skender Mulliqi

  • 30 January 2024 - 20:52

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Është koha e fundit që të merren masa ndaj Serbisë të Vuçiqit, i cili po punon më direktivat e Putinit, për një luftë të re në Ballkan. Në këtë fotografi të Serbisë, nuk ke çka gjen pozitive, veç një shoqërie të sëmur e ksenofobike. Ultra nacionalizmi serb, ka rrënuar urat e bashkëpunimit të mirëfilltë më të gjithë fqinjët, e më së shumti më shqiptarët.

 

-Çka mundë të pritet tjetër nga një Serbi të cilën e drejtojnë kriminelët e luftës si, Vuçiq, Sheshel, Daçiq, Nikoliq , Vulin etj? BE-së duket po i sillet në kokë ndonjë paqe imagjinare, se paqe dhe stabilitet politik të përhershëm në rajon, vështirë që do të arrihet me njerëzit të cilët sot gjenden në krye të Serbisë. Kriminelet e luftës janë figurat të cilat po lartësohen në politikën e pa reformuar serbe nga shekulli i kaluar. Të gjithë kriminelët të cilët morën dënimin nga Gjykata e Hagës për krime të luftën në ish-Jugosllavi, në vend të margjinalizmit të tyre, edhe të vdekurit po lartësohen, kurse të gjallët janë bërë bartësit e politikës serbe. Glorifikimi i vrastarëve , është bërë projekt shtetëror edhe i kësaj Serbie. Ideologjia kriminale serbe e ka veshur më të zeza gjysmën e Ballkanit. Pas paramilitarit Arkan, kapitenit Dragan, Legia ,Mlladiqit, Karagjiqit e shumë të tjerëve, profiteri i luftës , plaçkitësi, banditi dhe terroristi Millan Radojqiq, në vend të burgut, për aktin terroristë në Banjskë të Zveçanit, promovohet në hero nga Aleksandër Vuçiqi. Ideologët e gjakut të viteve të 90-ta të shekullit, të kaluar, duhet të izolohen nga faktori ndërkombëtar. Është koha e fundit që të merren masa ndaj Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, i cili po punon me direktivat e Putinit, për një luftë të re në Ballkan. Në këtë fotografi të Serbisë, nuk ke çka gjen pozitive, përveç një shoqërie të sëmurë e ksenofobike. Ultra nacionalizmi serb i ka rrënuar të gjitha urat e bashkëpunimit të mirëfilltë më të gjithë fqinjët, e më së shumti më shqiptarët. Me reproduktim të ideologjive fashiste, me paranoja, kërcënime nuk ka as mundësi të dialogimit për arritjen e një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë –Serbi. Ka 30 vite që shoqëria në Serbi është zhytur thellë në fashizëm. Kjo çmenduri e rrezikshme nuk u ndalë as pas rrëzimit të Millosheviqit. Kjo logjikë fashizoide vazhdoj, më regjimet e Koshtunicës, Nikoliqit , Tadiqit e tash të Vuçiqit. Histeria serbe klero nacionaliste ju solli popujve të tjerë tragjedinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, më rastin e shpërbërjes me dhunë të ish-Jugosllavisë. Serbia është një vend në depresion ku lëvizjet neofashiste si ajo e radikalëve të Vojisllav Sheshelit kanë fituar forcë pas zgjedhjeve të fundit në këtë shtet .Aleksandër Vuçiq u formua politikisht në nacionalizmin ekstrem serb, që dukët së nuk ka rrugëdalje. Kjo mundë të shihet në retorikën e tij demagogjike e agresive. Ai po krijon situata dramatike dhe gjoja rreziqe për Serbinë , dhe më pas deklaron se nuk do të lejojë askënd që ta "poshtërojë dhe shkelë" Serbinë. Politika serbe është mbushur më deklarata të politikanët serbë, duke i fajësuar fqinjët, kur dihet se Serbia është i vetmi vend në rajon i cili ka ngritë lartë flamurin e shovenizmit të verbuar serbomadh. Edhe më herët , por në vitet e 80, kur u shfaqë Memorandumi i SANU-së, e ka karakterizuar hegjemoninë totale shpirtërore të nacionalizmit serb. Ky memorandum ka përcaktuar dhe modeluar në mënyrë më primitive ndërgjegjen shoqërore dhe skenën publike e politike, në edukimin e brezave të ri në frymën e tij . Nacionalizmi serb është formula më primitive dhe më demagogjike, për popullin serb gjoja si populli "qiellor". Bëhen sikur kanë harruar se gjatë gjithë historisë i kanë sulmuar dhe kanë dashur t'i shkatërrojnë shqiptarët. E gjithë kjo ka pasur dhe ka në prapavijë qëllimin për të pasur Serbinë e Madhe. Është bërë gati e pamundur të komunikosh me këtë mentalitet mesjetar, ku shtetit i mungojnë e vërteta , etika e morali si postulate të botës moderne. Serbia jo që nuk e dënojë gjenocidin, por ajo po vazhdon me të madhe të kultivon atë, me metoda perfide të pushtetit të Aleksandër Vuçiqit. Në fakt gjenocidi gjatë historisë serbe , ka qenë një tipar i rëndësishëm i nacionalizmit serbomadh. Madje ata shkuan aq larg sa derdhjen e gjakut të shqiptarëve e konsideruan të shenjtë. Sigurisht së të gjitha këto i dinë mirë bashkësia ndërkombëtare, e cila ende po vazhdon ta miklon regjimin kriminal të Vuçiqit. Serbia nuk ka dalë nga gjendja e sëmur, dhe as që po tentojnë të përballen më të vërtetën, së ata janë që krijuan mizoritë e fundshekullit të kaluar, dhe më këtë logjikë shoviniste po vazhdojnë edhe në këtë fillim shekulli. Ende, nuk e kanë kuptuar se pësuan disfatë në luftërat e viteve të 90-ta , në idenë e formimit të Serbisë të Madhe, dhe se prapë do të dështojnë në këtë projekt afatgjatë të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".