Vendimi për ndalimin e dinarit serb në Kosovë në përputhje me Kushtetutën

Vendimi për ndalimin e dinarit serb në Kosovë në përputhje me Kushtetutën
Vendimi për ndalimin e dinarit serb në Kosovë në përputhje me Kushtetutën

Agim Bajrami

  • 31 January 2024 - 16:37

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Diplomacia ndërkombëtare në vend se të kërkoj nga Serbia, që të zmbrapset nga aktivitetet serbe të kundërligjshme ndaj shtetit fqinj të saj, dhe të mos bëjë ndërhyrje përmes aktiviteteve terroriste kundër institucioneve shtetërorë te Kosovës, diplomacia ndërkombëtare ka zgjedh të ushtroj kërcënime , presione dhe edhe shantazhe tek Qeveria e Kosovës, te tërhiqej nga zbatimi i vendimit, që si mjet pagese në territorin e Kosovës të jetë vetëm valuta Euro, dhe diplomacia ndërkombëtare pezullimin e vendimit të bankës qendrore të Kosovës, e arsyetojnë se do të nxitej përshkallëzimi i situatës ne Kosovë, rritje të tensioneve, me mundësi të eskalimit te situatës së sigurisë në Kosovë.

 

Qeveria e Kosovës, ka vendosur, se nga 1 shkurti 2024, e vetmja valutë e ligjshme, si mjet pagese në qarkullimin e mallrave, shërbimeve e pagesave, do të jetë vluat EURO në tërë territorin kushtetues të Kosovës. Ndaj këtij vendimi ka reaguar si gjithherë Serbia, nën arsyetimin e saj , “ se rrezikohet ekzistenca e serbëve të Kosovës”, dhe si po rrezikohej ekzistenca e serbëve të Kosovës, kur ata i kanë të njëjtat befinicione ligjore sikundër qytetarët tjerë të Kosovës brenda sistemit kushtetues të Kosovës, dhe përkundër kësaj, pakica serbe në Kosovë, gëzon edhe më shumë të drejta të privilegjuara edhe në raport te shumica shqiptare dhe te komunitetet tjera jo shqiptare, duke gëzuar pagesa për paga nga buxheti i Serbisë, në emër të kundërshtimit të shtetësisë së Kosovës. Por edhe diplomacia ndërkombëtare, ka kërkuar nga kryeministri Kurti ,të pezullohet vendimi për përjashtimin e DINARIT si mjet transaksioni në Kosovë, edhe pse deri me tani ishte në kundërshtim me rregullativën ligjore të Kosovës, dhe bankat e pa licencuara të Serbisë, të cilat kanë vepruar në Kosovë e sidomos në enklavat serbe, tu ndalohet aktiviteti i tyre i jashtëligjshëm. Diplomacia ndërkombëtare në vend se të kërkoj nga Serbia, që të zmbrapset nga aktivitetet serbe të kundërligjshme ndaj shtetit fqinj të saj, dhe të mos bëjë ndërhyrje përmes aktiviteteve terroriste kundër institucioneve shtetërorë te Kosovës, diplomacia ndërkombëtare ka zgjedh të ushtroj kërcënime , presione dhe edhe shantazhe tek Qeveria e Kosovës, te tërhiqej nga zbatimi i vendimit, që si mjet pagese në territorin e Kosovës të jetë vetëm valuta Euro, dhe diplomacia ndërkombëtare pezullimin e vendimit të bankës qendrore të Kosovës, e arsyetojnë se do të nxitej përshkallëzimi i situatës ne Kosovë, rritje të tensioneve, me mundësi të eskalimit te situatës së sigurisë në Kosovë. Dhe të gjitha këto janë potencialisht të mundshme , por presionin duhet adresuar tek Serbia agresive e jo te viktima Kosova e cila e ka vënë përkushtimin e paqes ,sigurisë në vend ,rajon dhe më gjerë. Dhe për friken e konfliktit të mundshëm në vend dhe rajon, është e ditur botërisht, se qëndrojnë, vetëm Serbia nga mbështetja dhe realizimi i programit rus, kundër aleancës perëndimore e veçmas kundër SHBA-ve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".