Gjyqësori duhet ashpërsuar urgjentisht masat ndëshkuese për zhvatje të buxhetit dhe lidhjet e politikës me nëntokën e krimit të organizuar

Gjyqësori duhet ashpërsuar urgjentisht masat ndëshkuese për zhvatje të buxhetit dhe lidhjet e politikës me nëntokën e krimit të organizuar
Gjyqësori duhet ashpërsuar urgjentisht masat ndëshkuese për zhvatje të buxhetit dhe lidhjet e politikës me nëntokën e krimit të organizuar

Dardan Grapci

  • 01 February 2024 - 16:43

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Kur ndalem dhe e analizoj këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjykimin e shpallur ditë më parë lidhur me vjedhjen spektakulare të 53 milionëshit, them me vete se si ka mundësi që një ish ministër sikur është Pal Lekaj të dënohet me vetëm 3 vite dhe 6 muaj burgim për vjedhjen e 53 milion eurove me bashkëpunëtorët e tij, kurse qytetarët për një krim më të vogël dënohen pamëshirshëm, minimalisht deri në 10 vite burgim.

 

Gjykimi ndaj ish ministrit Pal Lekaj dhe zyrtarëve Nebih Shatri, Besim Tahiri dhe Eset Berisha, pavarësisht se është shqiptuar nga shkalla e parë një dënim me burgim në kohëzgjatje prej më shumë se tre vjetësh për individ. Lirisht mundë të thuhet se është devijuar zbatimi i ligjit për veprën e dyshuar, dhe të akuzuarit në mënyrë të skandalizuar janë amnistuar. Pra mendoj që është skandaloze mënyra se si janë shpallur dënimet për këta persona, që janë dënime qesharake, dhe kjo dëshmon se drejtësia akoma është totalisht i korruptuar, e zënë rob nga nëntoka e krimit të organizuar. Kur ndalem dhe e analizoj këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjykimin e shpallur ditë më parë lidhur me vjedhjen spektakulare të 53 milionëshit, them me vete se si ka mundësi që një ish ministër sikur është Pal Lekaj të dënohet me vetëm 3 vite dhe 6 muaj burgim për vjedhjen e 53 milion eurove me bashkëpunëtorët e tij, kurse qytetarët për një krim më të vogël dënohen pamëshirshëm, minimalisht deri në 10 vite burgim. Gjykata Themelore e Prishtinës duhet ta ndryshon 100% politikën e dënimeve për veprat penale të abuzimit me buxhetin e shtetit. Nuk duhet lejuar që të amnistohet krimi duke shqiptuar dënime të buta. Urgjentisht të ndryshojnë dënimet nga ato minimale në dënime maksimale kur është fjala për krime të tilla të rënda të aferave korruptive, e mos të vazhdohet të luhet me ligjin, të amnistohet krimi e korrupsioni. Këtu, tek rasti i gjykimit të aferës së 53 milionëshit po shihet haptas që gjyqtarët për shkak të ndikimit të interesave partiake, por edhe atyre vetanake, po vazhdojnë ti dënojnë ish pushtetarët me dënime shumë qesharake. Nëse aktgjykimi i shkallës së parë vërtetohet ehe nga dy nivelet tjera, Apeli dhe Supremja, atëherë 3 vite do kalojnë shumë shpejte, kurse aferat sikurse kjo pjesë e së cilës ishte edhe ish ministri Pal Lekaj do të vazhdojnë përsëri edhe nga persona të tjerë të pa përgjegjshëm që do ulen në pozita të larta të pushtetit. Prandaj ky ndryshim i masave ndëshkuese ndaj politikanëve nga ana e gjyqësorit duhet të ndodhë menjëherë, e jo të qëndrojnë indiferent. Ajo që mundë të cilësohet si pozitive në këtë rast është se megjithatë është bërë një lëvizje përpara, një shembull simbolik model për tu marr pozitivisht që një gjykatë merr pak guxim dhe konstaton përgjegjësinë penale të drejtuesit të dikasterit, në këtë rast ministri dhe vartësve të tij për shpërdorim të buxhetit. Mirëpo kjo praktikë hetimi dhe gjykimi nuk duhet ndaluar dhe përfunduar kështu me praktikën e shqiptimit të dënimeve të buta. Përveç se duhet ashpërsuar masat ndëshkuese, do të duhej intensifikuar në të gjitha institucionet e larta të shtetit edhe veprimet hetuese për shpërdorim të pozitave zyrtare dhe abuzim me buxhetin, në të gjitha nivelet e qeverisjes, atu ku ka sinjale abuzimi e shpërdorimi, nga niveli lokal, kryetarët e komunave e deri te kupola e pushtetit qendror, Kuvend, Qeveri dhe Presidencë, kudo që politika e inkriminuar ka lënë argumente për shkelje të ligjit duke abuzuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".