Lexoni edhe:
E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtar
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Jemi në situatën e zhvillimeve ndërkombëtare ku kërkohet krijimi i aleancave edhe tjera së bashku me miqtë e tanishëm ndërkombëtar, e jo ti humbim miqtë e tanishëm , kur lufta po zgjerohet në lindje të mesme, ndërsa në rajonin e Ballkanit mund të shpërthejë në çdo minutë, dhe si të veprohet pa aleancën e NATO-s në krye me SHBA dhe BE.
-Kosovës nuk i duhet "mesia" që të çon në shkatërrim!Qeveria e Kosovës, nuk duhet të këmbëngul në diçka që formalisht ka të drejtë, por përmbajtësish mund të humb edhe shtetin, nëse këmbëngul në atë se kam të drejtën ligjore. Zhvillimet ndërkombëtare nuk po shkojnë në favorin e Kosovës, dhe Qeveria e Kosovës , e ka obligim për të ditë më shumë dhe ti nuhat zhvillimet para se të ndodhin,se edhe këtë rol e ka për të ditë më shumë dhe për të mbrojtur interesin e përgjithshëm. Ambasadoret e vendeve të Quintit në Prishtinë , po kërkojnë që vendimi i BQK-së për ndaljen e qarkullimit të dinarit serb të shtyhet , ndërsa kryeministri i Kosovës, e luan lojën , se institucionet e pavarura, vendosin në mënyrë të pavarur, dhe kujt po ja thotë këtë,kur në botë, pavarësia edhe në vendimmarrje, është e ndërlidhur me rrethana dhe situata ku nuk cenohet një e mirë e përgjithshme më e madhe.
E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtarLexoni edhe:
Kosova , nuk ka nevojë të luan lojën se mund ti mashtron të tjerët e sidomos vendimmarrjen ndërkombëtare, përmes lojës së fjalëve "se institucionet janë të pavarura", por ta shtynë vendimin e hjekjes së dinar-it, siç po e kërkojnë SHBA dhe BE.
Dinari serb, qarkullon në Kosovë në tregun e Kosovës me dekada, dhe çka është kjo nguti për Qeverinë e Kosovës ,kur ka shumë punë tjera më urgjente,më të mençura, dhe më me interes për vendin.
Jemi në situatën e zhvillimeve ndërkombëtare ku kërkohet krijimi i aleancave edhe tjera së bashku me miqtë e tanishëm ndërkombëtar, e jo ti humbim miqtë e tanishëm , kur lufta po zgjerohet në lindje të mesme, ndërsa në rajonin e Ballkanit mund të shpërthejë në çdo minutë, dhe si të veprohet pa aleancën e NATO-s në krye me SHBA dhe BE. Nuk është koha, për a aventura të rrezikshme politike përmes ndalimit të Dinarit serb në veri të Kosovës, i cili ,ka qarkulluar nga sundimi i ish federatës jugosllave ,dhe pse të bëhet shfaqje në këtë kohë,ku më së shumti përfiton Serbia nga shfaqja teatrale e Kurgit,dhe që i shërben elektoratit të tij VV . Kur kryeministri i Kosovës lënë përshtypje që para elektoratit të tij dëshiron të sillej dhe perceptohej si të është " mesia e botës" ! Kosovës, nuk i nevojitet “mesia” që të çon në shkatërrim!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".