Nëse jo EURO, atëherë dollari-mbret në Kosovë!
Mehdi Hyseni
Shkruan: Prof.Dr. Mehdi Hyseni
*** -E, jo kursesi “dinari serb” pushtues, kolonial dhe gjenocidal në Kosovë (1912-1999).
Ndërkaq, pavarësisht ushtrimit të trysnisë së Serbisë dhe të mbështetësve të tjerë të imponimit të “dinarit serb” në Kosovë, as me Kushtetutën në fuqi e as me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe, të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk mund të ketë “dinar serb” në sistemin e qarkullimit të pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës, duke qenë se Kosova nuk është më koloni e Serbisë, që t’i imponohet “dinari serb” (1912-1999)!
Kjo është e tëra sa i përket ligjit dhe kushtetutës. Ndaj, çdo politizim i kësaj çështjeje, është përzierje në punë të brendshme dhe të jashtme të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, që është i dënueshëm sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare.
Zbatimi i këtyre normave dhe standardeve ligjore, kushtetuese kombëtare dhe atyre ndërkombëtare, në asnjë formë nuk do të thotë kurrfarë “spastrimi etnik të minoritarëve serbë (5%) nga Kosova (siç po gënjen dhe po mashtron presidenti Alekasndër Vuçiq opinionin ndërkombëtar, si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Serbi dhe në Kosovë. Ky është provokim direkt dhe indirekt i presidentit Vuçiq, që të fitojë mbështetjen e faktorëve relevantë ndërkombëtarë siç janë BE-ja, OKB-ja, OSBE-ja, NATO-ja dhe Amerika, se gjoja refuzimi i “dinarit serb” si mjete pagese në Kosovë nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit, “është akt jo legal që ka për qëllim spastrimin e minoritet serbe nga Kosova” !?
“Dinari serb” urgjentisht në KS të OKB-së !
Kështu ka paralajmëruar presidenti serb Aleksandër Vuçiq para masmediave në Beograd, më 2 shkurt 2024, se gjoja “dinari serb”, do të jetë objekt debatimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.!?
-Çfarë naivi dhe budallaje politik, ky president i Serbisë, Vuçiq, i cili kërkon seancë urgjente të KS të OKB-së për ta sanksionuar Kosovën, se gjoja në mënyrë joligjore ka refuzuar “dinarin serb” si mjet pagese në qarkullimin monetar në Kosovë.
Mirëpo,, nuk është Vuçiqi “krejt budalla”, por mashtrues, servil, shantazhues dhe manipulues i së vërtetes, së fakteve dhe argumenteve ligjore, kur është fjlala për “dinarin serb”, që të “mbijetojë” si mjet pagese në Kosovë, mbase ky mohon sovranitetin shtetëror të Kosovës.
Ky atak politiko-propagandistik dhe diplomatik i Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, është përzierje direkte e Serbisë në çështyje të brendshme të Koosvës, me qëllim që t’i ndryshojë TEZAT AKUZUESE sikurse Slobodan Milosheviqi, Vojislav Shesheli, Ivica Daçiqi, Dobrica Qosiqi, Ivo Andriqi, Vasa Qubriloviqi, Nikola Pashiqi, Milorad Ekmeçiqi…e qindra e mijëra të tjerë, të cilët me Akademinë dhe me Kishën e tyre serbe, KOSOVËN e konsiderojnë “pronë historike dhe legale serbe” !?
Ky është problemi i pazgjidhur i Aleksandër Vuçiqit, jo MBROJTJA E SOVRANITETIT të Kosovës nga ana e Qeverisë së saj me Albin Kurtin në krye. Me një fjalë. MBROTJA E SOVRANITETIT TË KOSOVËS, NUK NËNKUPTON : “SPASTRIMIN, AS URREJTJEN, AS NXITJEN NDËRETNIKE DHE NDËRNACIONALE”, por mbrojtjen e të githë zytetarëve të saj, të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008).
Me këto akuza serbe dhe allaserbe në adresën e qeverisë së Kosovës, përkatësisht të kryeministrit të saj, Albin Kurti, as presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe mbështetësit e tij, nuk mund ta justifikojnë Agresionin e Serbisë së datës 24 shtator 2023 në Manastirin Banjskë të Mitrovicës, ku njësitet paramilitare mercenare nga Serbia, vranë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun dhe plagosën një bashkëpolic tjetër shqiptar. Mirëpo, këtë akt agresioni të Serbisë së Vuçiqit ndaj Kosovës, ende nuk e kanë sanksionuar ndërkombëtrarisht (sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkonbëtare) as OKB-ja, as Amerika e as BE-ja.
Prandaj, për t’u jusitifkuar, për t’u amnistuar nga ky akt agreioni serb ndaj Kosovës, Vuçiqi po kërkon që të sanksionohet vendimi i qeverisë së Albin Kurtit për pezullimin e “dinarit serb” në Kosovë. Për këtë arsye, Serbia së shpejti do të kërkojë mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nëse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, atëherë valuta e saj shtetërore assesi nuk mund të jetë “dinari serb”, sepse ky është atribut shtetëror i Republikës së Serbisë.
Nëse Serbia de fakto dhe de jure e njeh Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës dhe, nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara de fakto dhe de jure e njeh Republikën e Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës, duhet t’ia njohë Statusin e autonomisë së kushtëzuar politike minoritet serb (5%), POR, pa asnjë atribut shtetëror, ngase do të kthente Veriun e Kosovës nën “suzereitetin perandorak” të Serbisë kolonialiste (1912-1999).
Këtë Status të autonomisë së kushtëzuar politike të minoritetit serb(5%) në Kosovë, Serbia do të duhej t’ia njihte edhe minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Edhe pse në këtë rat, hisotrikisht, politikisht dhe juridikisht, do të bëhej një padrejtësi e madhe ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kur dihet se përqindja e tyre është mbi 78% “ më e madhe sesa përqindja 5% e minoritet serb në Kosovë. Gjithashtu, është e padrejtë një kompropmis i këtillë, duke qenë se minoriteti serb 5% në Kosovë është kolon në Kosovë, kurse minriteti shqiptar (mbi 78%) është autokton në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë.
Pra, jo kolonë dhe autokolonë siç janë serbët në Kosovë, por Zot në shtëpinë dhe në tokat e tyre të Shqipërisë Etnike.
Në Kosovë nuk ka serbë autoktonë, por vetëm serbë e malazezë kolonistë dhe autokolonistë
Prandaj, më 17 shkurt 2008 me t’u njohur Kosova shtet i pavarur dhe sovran, Serbia përgjithmonë ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare. Mirëpo, ende nuk ka humbur kolonitë e tjera shqiptare, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të kolonizuara dhe të spastruara etnikisht, që nga viti 1876 nga Serbia hegjemoniste dhe militariste.
Prandaj, ka ardhur momenti historik, që Evropa Perëndimore ta disiplinojë Serbinë në mënyrë paqësore, që të heqë dorë nga vazhdimi i politikës kolonialiste dhe neokolonialiste ndaj territoreve dhe popullit shqiptar në Ballkan. – JO të mbështetë Serbinë, që edhe valutën e tyre- “dinarin serb” ta rikthejë në sistemin monetar në Kosovë-Kjo mënyrë e imponimit të “dinarit serb” në Kosovë, do të thotë mohimin e sovranitetit të Kosovës !!!
Sa më sipër MBROJTJA E SOVRANITETIT të Republikës së pavarur të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk nënkupton urrejtje, diskriminim dhe mohim të drejtave dhe lirive të minoriteteve etnike në Kosovë. Përkundrazi, do të thotë drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sovranitetin e tyre.
Pra, thjesht, urrejtje, diskriminim, racizëm, apartheid, krim ndërkombëtar, do të thotë SHKELJA E SOVRANITETIT të Kosovës, të cilin Serbia po e shkel qe më se dy dekada. Mirëpo, institucionet ndërkombëtare heshtin dhe nuk e denoncojnë Serbinë sipas Kartës së OKB-së dhe, sipas së drjetës ndërkombëtare, edhe pse Serbia vazhdimisht po ndërhyn në çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës (2000-2024)!?
-Pezullimi i “dinarit serb” në Kosovë është domosdoshmëri, drejtësi, barazi, demokraci, paqe, vetëvendosje, kushtetutshmëri, sovranitet dhe pavarësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".