Kultura e tolerancës së popullit gjerman të jetë model për shqiptarët

Kultura e tolerancës së popullit gjerman të jetë model për shqiptarët
Kultura e tolerancës së popullit gjerman të jetë model për shqiptarët

Agim Bajrami

  • 06 February 2024 - 18:36

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Qytetarëve të Kosovës u nevojitet ,mençuria,dhe sjellja e kulturuar, ku të gjithë ndjehen të barabartë dhe të sigurt në shtetin e Kosovës! Pse edhe shqiptarët e Kosovës që janë shumicë, nuk e marrin për model të sjelljeve të tyre ,mendësinë e sjelljes demokratike të popullit gjerman.

 

Kur këto ditë në Gjermani ekstremizmi i djathtë po kërkonte që të gjithë të huajt, duke përfshirë edhe ata/ato që kanë shtetësi gjermane përmes mitingjeve të tyre,të largohen nga Gjermania , popullata demokratike gjermane po e kundërshton "idenë naciste" të 'ekstremit të djathtë gjerman' përmes demonstratave masive në Berlin, para qeverisë gjermane. Kjo të tregon që 'vlerat e qytetarisë gjermane' janë të ngulitura brenda shoqërisë gjermane dhe nuk lejojnë që në emër të popullit gjerman të dëbohen të huajt që kontribuojnë në shoqërinë dhe shtetin gjerman. Fuqitë ndërkombëtare, ekonomitë e tyre kombëtare në vend për orientimin e tyre për mirëqenie shoqërore,ata, po e zëvendësojnë zhvillimin e mirëqenies shoqërore, për ekonomi luftarake. I gjithë globi tanimë, politikat e veta kombëtare, po i orienton jo më në mirëqenie e përgjithshme shoqërore , por në armatime luftarake. Industria luftarake, sot po dominon edhe në vendet dhe kombet me bruto produkt shumë të varfër. Gara për armatim me teknikë të sofistikuar kundër vetë qenies njerëzore sot është bërë trend dhe agjendë prioritare e secilit shtet dhe në secilin vend. Sot në vend të dëgjohej për paqe,harmoni dhe solidaritet ndër njerëzor ,kryefjala e çdo bisede private, apo publike, janë luftërat dhe shkatërrimet ndër njerëzore. Dhe aq më keq, kjo e keqe tek njerëzit dhe sjella në jetën e përditshme, po bëhet pjesë e jetës së rëndomtë, dhe si mënyrë e të jetuarit në përgjithësi. Dhe pse ,të gjithë po pajtohemi, të shkatërrojmë njëri tjetrin, duke u bërë pjesë e projektit të së ligut/djallit. Ku janë mendjet e ndriçuara, që nuk reagojnë ndaj të keqes për të bërë pjesë të njerëzimit të mirën e ndritshme njerëzore. Mbasi nuk ka kërkues të dritës dhe të mirës ,frikohem se e keqja njerëzore është brenda neve, dhe shkatërrimi është i pashmangshëm. Dhe mua më mbetet, të lutëm te Hyjnori ,që të na jep forcë, dhe të mundim të keqen brenda veti!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".