Qytetarët serb të veriut të Kosovës me deklarim të hapur për ndëshkim të Millan Radojçiqit, terroristit të përfshirë në krim

Qytetarët serb të veriut të Kosovës me deklarim të hapur për ndëshkim të Millan Radojçiqit, terroristit të përfshirë në krim
Qytetarët serb të veriut të Kosovës me deklarim të hapur për ndëshkim të Millan Radojçiqit, terroristit të përfshirë në krim

Muhamet Kelmendi

  • 06 February 2024 - 18:30

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Qytetaret e Kosovës pa dallime, janë të lirë dhe të barabartë, barazi e garantuar me ligje dhe Kushtetutë në tërë Kosovën. Në veri të Kosovës janë paraqitur në kohët e fundit disa shkrime dhe pamflete kundër kryekriminelit Radoiçiq. Kishte me qenë shumë pozitive ndarja e qytetarëve serb nga ky njeri dhe nga tërë lëvizjet kriminale.

 

Ndarja nga ky terrorist varet nga ndarja nga vetë Lëvizja Serbe. Sa kohë që vepron kjo lëvizje, nuk kemi ndarje nga terrori serbomadh. E tere veprimtaria kriminale vjen nëpërmjet kësaj partie. Megjithatë, janë pozitive thirrjet dhe shkrimet kundër kriminelit Radoiçiq. Por, kuptohet se nuk mund të konkludohet se kemi kthesë të madhe të qytetarëve në veri nga politika e Radoiçicit. Në veri dhe të gjithë serbët e Kosovës i udhëheq koka më e lartë e krimit Aleksandër Vuçiq. Radojçiq dhe të tjerët janë pjellë e Aleksandër Vuçiqit. Në këtë gjendje, dalja me pamflete kundër krimit mund dhe duhet të merret si gjë pozitive, kuptohet në kuptimin e largimit nga krimet e bëra. Qytetaret serb dëshirojnë paqe dhe jetë normale. Këtë nuk ua bëjnë të mundur as Radojçiq dhe as Vulin a Vuçiq. Jeta stabilizohet duke respektuar demokracinë, shtetin, lirinë dhe të drejtat e çdo qytetari. Veriut i duhet paça për të ndërtuar jetën normale. Koha nuk duhet të jetë dhe nuk është për konflikte, por për bashkëjetesë të të gjithëve, pavarësisht përkatësinë nacionale, gjinisë dhe besimit. Me barazi të të gjithëve shndërrohet ky vend në një territor ku jetohet. Në të kundërtën, me Radojçiqa, Vulina e Vuçiqa vetëm konflikte dhe luftë do të ketë. Le të shpresohet në më të mirën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".