Populli po vuan shumë prej pasojave të rënda që ka trashëguar nga ish-pushteti i djeshëm

Populli po vuan shumë prej pasojave të rënda që ka trashëguar nga ish-pushteti i djeshëm
Populli po vuan shumë prej pasojave të rënda që ka trashëguar nga ish-pushteti i djeshëm

Skender Kapiti

  • 06 February 2024 - 18:35

Shkruan:ANALISTI-Skënder Kapiti

Opozita e sotme ka pësuar disfatë dhe është e diskredituar dhe e dështuar politikisht, por ajo po përdor politikën e sherrbudallait, duke mos u angazhuar dhe duke mos e mbështetur qeverinë dhe vendimmarrjet e saj e cila po zbaton me devotshmëri e korrektësi Kushtetutën për zbatimin e plotë të ligjshmërisë, ushtrimin e sovranitetit dhe integritetit të plotë kushtetues në të gjithë territorin e shtetit. Opozitarët dhe dështakët janë urrejtës të suksesit të të tjerëve dhe nuk pajtohen me sukseset politike, intelektuale, demokratike, diplomatike, strategjike të qeverisë Kurti.

 

Duke e studiuar dhe njohur mirë politikën dhe politikanët shqiptar në përgjithësi gjatë historisë sidomos të shtetit shqiptar ku filozofia politike e politikanit shqiptar është egoizmi, smira, interesi personal dhe urrejtja e talentit dhe e meritës së tjetrit i pata thënë një miku tim se SHBA do ia japin Kosovës pavarësinë për “inat” të politikanëve të saj. Kjo vërehet dhe vërtetohet sot , kur shikojmë se çfarë vepron kundër Qeverisë aktuale opozita politike në Kosovë dhe një shtresë intelektualësh e mediatikisht të cilët është vështirë për nga antishqiptarizmi i tyre për t’i dalluar nga politika, shteti dhe intelektualët e gazetarët serbë. Opozita ka mbi supe tradhti dhe kusure të rënda për atë se çfarë dëmesh i ka bërë ajo Kosovës kur ka qenë në pushtet. Qeveria Kurti po vuan shumë prej pasojave të rënda që ka trashëguar nga ish pushteti i djeshëm. Opozita e sotme ka pësuar disfatë dhe është e diskredituar dhe e dështuar politikisht, por ajo po përdor politikën e sherrbudallait, duke mos u angazhuar dhe duke mos e mbështetur qeverinë dhe vendimmarrjet e saj e cila po zbaton me devotshmëri e korrektësi Kushtetutën për zbatimin e plotë të ligjshmërisë, ushtrimin e sovranitetit dhe integritetit të plotë kushtetues në të gjithë territorin e shtetit. Opozitarët dhe dështakët janë urrejtës të suksesit të të tjerëve dhe nuk pajtohen me sukseset politike, intelektuale, demokratike, diplomatike, strategjike të qeverisë Kurti. Sidomos ata nuk pajtohen me politikën patriotike të politikës së reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë, kundër politikës së inferioritetit dhe të papërgjegjshmërisë kombëtare të politikës së opozitës kur ajo kishte pushtetin. Merre me mend sa deri aty arrin verbëria dhe urrejtja e disa politikanëve të Kosovës kur njëri prej tyre deklaroi në një TV kombëtar në Tiranë se Kurti dështoi në operacionin kundër bandave terroriste serbe në Veri, kur në fakt Qeveria Kurti triumfoi , madje përherë të parë Kosova si shtet mposhti shtetin e Serbisë. Në një televizion tjetër dëgjova një farë Milaim Zeka të thoshte se ShBA duhet ta shpallin Kurtin non-grata për ta larguar nga pushteti se në Kosovë ai fiton. Shikoni se çfarë logjike analitike e verbërie ka ky injorant sa që ia ka kaluar edhe Baton Haxhi Stanishiqit. Pra sipas këtij soji politiko-analistike Kurti nuk është i suksesshëm dhe duhet të shpallet non-grata pse Kurti është i pa korruptuar, pse kërkon politikën e reciprocitetit, pse sfidon shtetin serb ,pse kërkon sundimin e shtetit e të ligjit në gjithë territorin e Kosovës , pse nuk lejon krijimin e një mini shteti serb brenda Kosovës. Ky është qëndrimi dhe kjo është prapavija politike antiqeveritare e opozitës, djallëzi e cila maskohet se me demek Kurti është kundër aleatëve dhe NATO-s. Pra opozita politike kosovare e dëshpëruar se ka humbur privilegjet dhe të drejtën për korrupsion e hajni pret dhe shpresonin që ta ndihmojnë ndërkombëtarët për të marrë pushtetin e për ta rrëzuar Kurtin, sepse opozita e Kosovës ka si filozofi dhe ka punuar sipas devizës” bëjmë çfarë thonë e duan ndërkombëtarët, mjafton që ata të na mbështesin e të na përkrahin për të marrë pushtetin”. Albin Kurti nuk u pëlqen dështakëve sepse Kurti po lartëson imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe po e faktorizon Kosovën si faktor të rëndësishëm në rajon. Vetëm nëse Kosova forcohet politikisht, ushtarakisht dhe demokratikisht e institucionalisht atëherë edhe ndërkombëtarët do ta mbështesin Kosovën. Nëse pritet që për të gjitha problematikat që shqetësojnë Kosovën , nëse priten sugjerime dhe receta të gatshme nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e tyre atëherë kjo do i shërbente vetëm Serbisë dhe planeve e projekteve të saj për destabilizimin dhe copëtimin e Kosovës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".